Gazeta Shqiptare

Gola nga çdo repart, ja si Skënderbeu po dominon

Kampionët kanë sulmin më të mirë në kampionat, por 8 golat janë shënuar nga 5 lojtarë Oto Xhon dhe Bregu kanë nga dy gola

-

Sezon i ri, Skënderbe i vjetër. Shifrat e këtij fillim kampionati konfirmojn­ë supremacin­ë e skuadrës korçare, që edhe pse i është nënshtruar verën e shkuar një ristruktur­imi të thellë, vazhdon të mbetet dominuese në gjuhën e ftohtë të statistika­ve. Skënderbeu ka sulmin më të mirë të kampionati­t, 8 gola të shënuar, në 5 javë, dy më tepër se ndjekësit e Kukësit, por ndryshe nga verilindor­ët, ku peshën absolute e mban Rexhinaldo me 4 finalizime, gjeografia e golit në kampin korçar është më e shpërndarë, pasi mbi të gjitha shënojnë të dy sulmuesit e destinuar për të luajtur në majë të skuadrës. Blerim Krasniqi mposhti me golin e tij Flamurtari­n, ndërsa Oto John është në kuotën e dy finalizime­ve, po aq sa Dejvi Bregu, një tjetër rrezik konstant për rivalët në vijën e parë të Skënderbeu­t, apo Muzaka një tjetër lojtar që Superioren e njeh në perfeksion, ndërkohë që ka shijuar golin e parë dhe Demte. Plot 5 lojtarë të aftë për të gjetur rrjetën në 5 javët e para është një shifër domethënës­e. Edhe për sa i përket mbrojtjes, Skënderbeu është një ndër skuadrat më të vështira për t'i shënuar, me vetëm dy gola të pësuar, ndërsa më mirë se skuadra e Shehit në këtë aspe- kt, deri më tani ka bërë vetëm Partizani që në 5 javë ka nxjerrë topin vetëm një herë nga rrjeta. Aftësi për të rikuperuar është ndërkohë një tjetër e dhënë që flet për personalit­etin e një skuadre që di të reagojë edhe kur gjendet në disavantaz­h, si në takimet me Laçin apo atë të fundit me Tiranën kur Skënderbeu riktheu ekuilibrin vetëm në minutat e fundit, jo më kot Skënderbeu bashkë me Laçin është një ndër dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar një humbje në këtë kampionat, por ndërkohë kurbin- asit kanë mëkatuar ndoshta më shumë se sa pritej në barazime. Është vetëm fillimi i kampionati­t, por shifrat e 5 javëve të para, konfirmojn­ë sërish një Skënderbeu para rivalëve të detyruar deri më tani të mbeten në ndjekje të kampionëve në fuqi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania