Gazeta Shqiptare

Të dhënat dhe dokumentet që duhet të mbajë çdo subjekt

Tatimet këshillojn­ë biznesin e vogël

-

Drejtoria

e Përgjiths hme e Tatimeve ka publikuar dje informacio­nin mbi mënyrën se si një biznes i vogël duhet të ruajë të dhënat dhe të mbajë dokumentet. Personi i tatueshëm, subjekt i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël dhe i Tatimit mbi të Ardhurat, kur kryen një furnizim mallrash apo shërbimesh, në momentin e furnizimit është i detyruar të lëshojë faturë të thjeshtë tatimore në lidhje me atë furnizim për çdo person të tatueshëm, që merr furnizimin, përveç rasteve kur në bazë të legjislaci­onit tatimor në fuqi është person i tatueshëm i TVSH- së dhe është i detyruar të lëshojë faturë me TVSH. Sipas njoftimit, forma dhe përmbajtja e faturës së thjeshtë tatimore është përcaktuar në ligjin "Për sistemin e taksave vendore", i ndryshuar dhe në udhëzimin në zbatim të këtij ligji "Për Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël". Për blerësin, person i tatueshëm, subjekt i çfarëdollo­j tatimi, kjo faturë shërben si dokument justifikue­s për shpenzimet e zbritshme të biznesit. Forma dhe përmbajtja e faturës së thjeshtë tatimore është përcaktuar në ligjin "Për sistemin e taksave vendore" dhe në udhëzimin në zbatim të këtij ligji. Personi i tatueshëm, tatimpague­s i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël është i detyruar të lëshojë faturë të thjeshtë tatimore edhe për çdo furnizim mallrash e shër- bimesh të kryer për organizata­t jofitimpru­rëse, fondacione­t, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizata­t politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme. Gjithashtu, personi i tatueshëm shitës me pakicë, tatimpague­s i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, për çdo shitje në njësitë e shitjes me pakicë, të kryer për individë konsumator­ë finalë është i detyruar të lëshojë kupon tatimor me pajisje fiskale dhe në mungesë të saj, dëftesë tatimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania