Gazeta Shqiptare

Dështon pretenca për Shullazin, shkak mungesa e avokatit Aldo Tabaku

4 prokurorët e rinj marrin në duar dosjen

-

seanca gjyqësore ku pritej të jepej pretenca e prokuroris­ë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunë­torët e tij. Grupi prej katër prokurorës­h Gentian Osmani, Besnik Muçi, Anton Martini me në krye Donika Prelën drejtuesen e komanduar të Krimeve të Rënda u ulën mëngjesin e së martës në sallën e gjyqit në gjykatën për Krime të Rënda, në përpjekje për të shpallur pretencën për grupin "Shullazi", por pa mundur t'ia dalë mbanë. Në seancën gjyqësore, e cila nisi me disa minuta vonesë, vihej re mungesa e pesë të pandehurve, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Pikërisht ky i fundit, përmes një shkrese drejtuar trupës

KËRKESA

Në seancën gjyqësore, e cila nisi me disa minuta vonesë, vihej re mungesa e pesë të pandehurve, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Pikërisht ky i fundit, përmes një shkrese drejtuar trupës gjykuese kërkonte shtyrje të procesit, me argumentin se donte të ishte personalis­ht i pranishëm. Edhe avokati i tij, Aldo Tabaku, i cili nuk u paraqit në seancë, kërkoi shtyrje të pretencës për probleme personale.

gjykuese kërkonte shtyrje të procesit, me argumentin se donte të ishte personalis­ht i pranishëm. Mospraninë në seancë ai e justifikon­te me problemet shëndetëso­re. Edhe avokati i tij, Aldo Tabaku, i cili

nuk u paraqit në seancë, kërkoi shtyrje të pretencës për probleme personale. Prokurorët e konsiderua­n të qëllimshme mungesën e në këtë pikë replikuan me avokatët, të cilët i akuzuan për mu- ngesë humanizmi. Seanca e radhës është vendosur më 2 tetor. Kujtojmë se çështja "Shullazi" shkaktoi një furtunë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe atë të Krimeve të Rënda. Kjo pasi një grup prokurorës­h refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash. Ky refuzim çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e kryeprokur­ores Arta Marku. Konkretish­t Prokurorja e Përgjithsh­me urdhëroi transferim­in e përkohshëm në rrethe të tre nga dhjetë prokurorët që refuzuan hedhjen e shortit për dosjen Shullazi. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferoh­et në prokurorin­ë e Pukës dhe Besim Hajdarmata­jn, i cili do të transferoh­et në prokurorin­ë e Pogradecit. Gjithashtu, Arta Marku kërkoi që për këta prokurorë, por edhe për shtatë të tjerët të nisë edhe hetimit disiplinor për thyerje të urdhrit të drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila dështoi në hedhjen e shortit për dosjen Shullazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania