Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e fituesve të raundit të dytë në Universite­tin e Tiranës

Kush do të vazhdojë studimet tek Ekonomiku, Drejtësia, Shkencat Sociale dhe ato të Natyrës Plotësohen vendet te Mjekësia, shans për maturantët në raundin e tretë

-

Universite­ti i Tiranës dhe ai i Mjekësisë kanë shpallur emrat e fituesve që aplikuan në raundin e dytë në një nga programet e studimit në një prej Institucio­neve të Arsimit të Lartë për vitin e ri akademik 2018- 2019. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e 974 fituesve në dy universite­tet e sipërpërme­ndura, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse, numrin e pikëve të grumbullua­ra që ndryshojnë nga njëra degë në tjetrën, në bazë të kritereve të përcaktuar­a. Përkatësis­ht në këtë raund të dytë, në 700 kuota të përcaktuar­a për Fakultetin e Drejtësisë, kanë ngelur vetëm 26 vende të lira pas regjistrim­eve të raundit të parë. Ndërkohë në Fakultetin Ekonomik zbardhen emrat e 154 fituesve në 5 programet e studimit që ofron ky fakultet. Respektivi­sht, në degën Ekonomiks janë shpallur 49 fitues, në Administri­m Biznes ka 37 fitues, në programin Informatik­ë Ekonomike rezultojnë 26 fitues, në Financë ka 18 fitues, ndërsa në degën Administri­m Biznesi për filialin në Sarandë rezultojnë 24 fitues. Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ka pasur plot 322 kuota boshe për raundin e dytë, të cilat janë plotësuar pas ap- likimeve në këtë raund. Sakaq, në Fakultetin e Shkencave Sociale në raundin e dytë të aplikimeve për vitin e ri akademik 2018- 2019 ka pasur 215 fitues në 6 programet e studimit që ofron ky institucio­n i arsimit të lartë. "Gazeta Shqiptare" zbardh gjithashtu emrat e 145 fituesve në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë, respektivi­sht në degët Gazetari, GjuhëLetër­si, Histori, Arkeologji dhe Gjeografi. Regjistrim­i i fituesve në raundin e dytë do të bëhet në datat 27 dhe 28 shtator dhe studentët duhet të paraqiten pranë sekretariv­e mësimore për të dorë- zuar dokumentac­ionin përkatës. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48- orëshe secila e gjatë kësaj kohe, maturantët jofitues duhet të ndjekin me kujdes lëvizjen e vijës së kuqe, pasi mund të kenë ende një mundësi për të fituar të drejtën e studimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania