Gazeta Shqiptare

Tirana e Partizani ngrohin motorët para derbit

Sentamu shpërthen me tregolësh te bardheblut­ë, te të kuqtë Çinari shënon dy gola Kryeqyteta­set fitojnë me rezultat të njëjtë, 4- 0

-

Partizani dhe Tirana kanë luajtur ndesh jet e kthimit të Kupës së Shqipërisë një ditë para skuadrave të tjera, duke qenë se të premten luajnë derbin për javën e 6- të të Superiores. Partizani luajti me Tërbunin në Pezë Helmës dhe fitoi 4- 0, me gola të Çinarit në minutën e 16të e 38- të, Bardhit në minutën e 29- të dhe Hebajt në minutën e 83- të. Të kuqtë e kishin fituar 0- 1 ndeshjen e parë dhe kualifikim­i ishte formalitet. Trajneri Gega e nisi ndeshjen me këtë formacion: Xhika, Gojkoviç, Bitri, Kalari, Hysenaj, So Hyon, Kote, Kodra, Bardhi, Hebaj, Çinari. Tirana luajti me Ilirinë dhe fitoi 4- 0, me gola të Sentamu në minutën e 24- t, 30- të dhe 40- të, si dhe të Majkëll Ngo në minutën e 80- të. Bardheblut­ë e kishin fituar ndeshjen e parë 1- 4. Tregolëshi i Sentamu është një sinjal për trajnerin Ze Maria se ai është gati për derbin.

TIRANA

Në kampin e Tiranës, ishte dita e Junus Sentamut, i cili shënoi një tripletë. Të parin e shënoi pas një topi të gjatë të Karabecit, dhe ugandezi shënoi i vetëm me portierin. Në golin e dytë, pas një kombinimi me sulmuesin Ngo, është Sentamu që del para portës dhe godet pa vështirësi. Ndërkohë, tripletën e plotësoi pas një krosi të Ismailgeci­t, dhe Sentamu vetëm sa shtyu topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ngo, i cili u shërbye nga Muçi nga krahu i djathtë, dhe vetëm me portierin goditi e shënoi. Në turin tjetër Tirana luan me fituesin e çiftit Flamurtari- Shkumbini, kurse Partizani me fituesin e çiftit Kastrioti- Korabi.

PARTIZANI

Në provat gjenerale para derbit, Tirana e Partizani shkëlqyen në ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, teksa të dyja fituan me shifrat 4- 0. Partizani priste ekipin e Tërbunit në Pezë, dhe me sfidën e parë që ishte mbyllur me shifrat 1- 0, "demat" nuk u ndalën. Goli i parë i të kuqve u shënua nga Çinari me kokë, ndërsa në atë moment, mbrojtja kundërshta­re e mendoi lojtarin e kuq si në pozicion jashtë loje. I dyti u shënua nga Jurgen Bardhi, një goditje ballore, drejtpërdr­ejt në kuadrat, nga rreth 20 metra largësi. Më pas, erdhi edhe rrjeta e dytë e Çinarit, i cili shënoi me një parabolë mbi portierin. Interesant është fakti se ndeshja e kthimit në këtë tur të Kupës, përkon me javën e derbit, dhe interesi është i madh në kompleksin e Pezës, ku po zhvillohet edhe sfida. Rreth 300 tifozë, po ndjekin nga afër takimin e kthimit të Partizanit ndaj Tërbunit. Ndërkohë, edhe në ndeshjen tjetër, Tirana fitoi po me shifrat 4- 0 ndaj Ilirisë, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar në transfertë 1- 4. Kujtojmë që Tirana e Partizani luajtën 24 orë para ekipeve të tjera, sepse luajnë ditën e premte derbin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania