Gazeta Shqiptare

"Djali i deputetit dhunoi vajzën, Taulant Balla e nxori nga qelia"

Emiljano Nuhu: Më vunë pistoletën në kokë brenda në zyrat e policisë Nënkomisar­i: Prokurorja më kërkoi ta arrestoja

-

Oficeri i policisë në Fushë- Krujë, Emil jano Nuhu ka akuzuar vëllain e deputetit të PSsë, Rrahman Rraja se i ka vendosur pistoletën në kokë brenda në zyrat e policisë, në prani të deputetit të PS- së, Taulant Balla. Efektivi Nuhu ka folur rreth hetimit të zhvilluar nga ai për përdhunimi­n e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS- së, Rrahman Rraja. Në intervistë­n e transmetua­r në "Shijak TV", Nuhu ka treguar se kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariat­i i Fushë- Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.

Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: "Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu".

Emiljano Nuhu: Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë- Krujës ka shkuar në komisariat­in numër 3 për të kallëzuar shtetasin Rexhep Rraja.

Gazetari: Dhe objekti i kallëzimit?

Emiljano Nuhu: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17: 30 e ka parë këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë- Krujës, ku e ka ndaluar, e ka marrë me forcë dhe e ka futur tek makina e tij. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel, ky shtetas ka mbushur pistoletën dhe ia ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku, duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk bën marrëdhëni­e seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetases i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.

Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?

Emiljano Nuhu: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep Rraja, e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë njëvjeçare. Nuk është veprimi i parë.

Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?

Emiljano Nuhu: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariat­e për të bërë kallëzim, por nuk është marrë kallëzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes, që ësh- të deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të Bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste, zoti Artur Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase, Xhensila Maloku para Vitit të Ri, ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallëzim në komisariat­in numër 6 në Tiranë për të njëjtën gjë. Vajti te komisariat­i numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallëzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë prezent, deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja, i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve e kanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjerrë përjashta, aty e ka futur në makinë djali i tij, Rexhepi …

Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë futur në makinën e tyre?

Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimev­e të Xhensilës

Gazetari: Të kallëzuese­s…

Emiljano Nuhu: Po. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallëzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë mod- el ' TT', ku ia ka vendosur në bark. I ka thënë do të vras në qoftë se jep kallëzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallëzim…

Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…

Emiljano Nuhu: Po, me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japë kallëzim. Dhe pas datës 20, ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallëzimin. Gazetari: Ku? Emiljano Nuhu: Në komisariat­in numër 3. Pasi ka deklaruar nuk kisha besim të vija në Komisariat­in e Policisë së Krujë për të dhënë kallëzim, as në stacionin e Policisë Fushë- Krujë, pasi kam vajtur e gjakosur dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te komisariat­i numër 3. Mbas shumë përpjekjev­e, oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë atë ditë, në datë 21 korrik 2018, e kanë marrë kallëzimin dhe deklarimin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskompete­ncë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë- Krujës, ia kanë nisur me ' e- mail' kallëzimin Komisariat­it të Policisë Krujë.

Gazetari: Dhe kush ishte prokurori i gatshëm të lutem?

Emiljano Nuhu: Ka qenë Mirela Kapo. "Kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar­it. Në vitin 2017- 2018 kam punuar si oficer i Policisë Gjyqësore në stacionin e policisë Fushë- Krujë. Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm, zotit Ardi Veliu unë jam transferua­r brenda ditës në drejtorinë e Beratit", vetëprezan­tohet Emiljano Nuhu.

Gazetari: Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë?

Emiljano Nuhu: Po, për rastin në fjalë ku ia kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit, Rexhepin dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim, ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasit Rexhep Rraja për veprën penale "Përndjekje" …

Gazetari: Çfarë tha prokurorja?

Emiljano Nuhu: Më tha, në qoftë se nuk do të japë shpjegime, nuk ka problem, bëji të ditur personit se do të arrestohes­h dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë.

Gazetari: Ndërkohë, prokurorja a e lëshoi urdhrin e arrestit?

Emiljano Nuhu: Ishte në gjendje të flagrancës dhe për veprat penale që ky shtetas kishte kryer nuk ka nevojë për urdhër. Bëhet me iniciativë…

Gazetari: Në kushtet e flagrancës?

Emiljano Nuhu: Po, në kushtet e flagrancës, nuk ka kaluar flagrant, është brenda ditës dhe vazhdon ndjekja dhe hetimet, nuk ka ndërprerje dhe nuk ka nevojë për të nxjerrë urdhër arresti ose urdhër ndalimi.

Gazetari: Dhe i komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin?

Emiljano Nuhu: Po, i kam komunikuar që ti sot do të arrestohes­h për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja, ku i kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë- Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij, te zyra ime, Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste, i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij Xhelal Rrahja.

Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur…

Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018, rreth orës 19: 30 në zyrën time.

Gazetari: Pra, kanë ardhur këta persona që ju përmendët?

Emiljano Nuhu: Po, personat që përmenda më sipër.

Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti…?

Emiljano Nuhu: Nuk e di, ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shumë të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.

Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?

Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariat­it, të stacionit të policisë së Fushë- Krujës se quhet stacion, jo komisariat.

Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, këta të 10 që i shoqëronin?

Emiljano Nuhu: Nga informacio­ni që mora nga punonjësit e policisë, i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës, të një grupi kriminal shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmen­dur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta, unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithsh­me me uniformë. Dhe në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai.

Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashki­aku i Krujës?

Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rraja.

Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?

Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallëzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: ' Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim'. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja, i cili është i vëllai dhe më thotë: ' Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra'… Gazetari: Ju thotë juve? Emiljano Nuhu: Po, po. "Nuk del i gjallë nga zyra në qoftë se ti arreston nipin tim". Unë, i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj, në të kundërt shkoj unë në burg. Me të thënë këtë fjalë, ai është irrituar jashtë mase. Shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe

 ??  ?? Gazetari Basir Çollaku
Gazetari Basir Çollaku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania