Gazeta Shqiptare

Emiljano Nuhu: Durim Bami u urdhërua të më ekzekutont­e

Nënkomisar­i i policisë i dërgoi letër Ardi Veliut: Heq dorë nga policia "Më 12 shtator e kontaktoi deputeti i PS"

-

i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj merre dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s'do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë, përkundraz­i do të zhduk.

Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?

Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi i kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri, nuk i bën ato gabime.

Gazetari: Kush e tha këtë?

Emiljano Nuhu: Njëkohësis­ht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit, i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën, e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër, në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke…

Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë...

Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personi i dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushte këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela i vetëm, nuk dija çfarë të bëja…

Gazetari: Edhe të akuzuarin e morën me vete?

Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kisha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.

Në deklaratën për me diat bërë nga kryesia e Kuvendit, deputeti Taulant Balla ka publikuar ndër të tjera letrën e dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliut dhe për dijeni Presidenti­t Meta, kryeminist­rit Rama dhe kryeprokur­ores Marku. Në letrën e cila mban datën 14 shtator 2018 edhe që mban firmën e nënkomisar Emiljano Nuhu, ky i fundit kërkon lirimin nga detyra, pas kërcënimev­e sipas tij, nga persona të veshur me pushtet. Në letër ai ka ndërtuar skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit. "Më datë 12.09.2018, kam marrë informacio­n nga rrjeti im sekret që deputeti z. Rrahman Rraja ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikish­t deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimi­n tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti, u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit", shkruan Nuhu në letrën e tij të dorëheqjes. Në dëshminë e tij, Emiljano Nuhu thotë se ishte ankuar tek eprorët disa herë, por gjithçka kishte rënë në vesh të shurdhër. "Mora shefin e komisariat­it tim në telefon, Artur Hebajn. E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thash edhe më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të mi dërgosh këtu, se kanë hyrë këta shtetas dhe i tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në ambientet e jashtme të stacionit të policisë, por ai më tha ' merre me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta'.

Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i komisariat­it ku më ka thënë ' shiko lëri, fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi se i ka lidhje miqësore, se i ka mik shpije deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më'. Atje në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji, sidomos për njerëz…

Unë i thash në rregull le të merret po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake… po bëja punën e shtetit, çfarë do bëhet. Tha do të flasim,

mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur

brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin i thash për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha merr drejtuesit e tu dhe

kërkoju ndihmë në rrugë institucio­nale. Unë i thash drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkova ndihmë por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më "E kam denoncuar Rexhep Rrajën, por nuk kam qenë e përndjekur prej tij. U takuam me të në stacionin e policisë, por bëmë muhabet normalisht. 90% e atyre që thotë Emiljano Nuhu janë të gënjeshtër­ta", deklaroi dje në një intervistë televizive, vajza në qendër të historisë, Xhensila Maloku.

tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lërë të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie", pretendon oficeri i policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania