Gazeta Shqiptare

Policia: Nuhu u transferua se ndihej nën rrezik, me Rrajat u takua në kafe

"Më 21 korrik nuk ka qenë fare në detyrë. Po hetojmë"

-

ka reaguar dje për akuzat e nënkomisar­it Emiljano Nuhu, duke thënë se më 21 korrik ai nuk ka qenë farë në detyrë në Fushë- Krujë. "Shtetasi Emiljano Nuhu është rekrutuar në Policinë e Shtetit në vitin 2009. Ai ka qenë së pari, efektiv i rolit bazë në Policinë e Tiranës. Në maj 2017, pasi fitoi gradën ' Nënkomisar', u emërua në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Në këtë detyrë ka qëndruar vetëm 4 muaj, deri në shtator 2017, pasi iu drejtua me kërkesë Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë për transferim, me pretendimi­n se "ndihej i rrezikuar për shkak të detyrës". Në shtator 2017 është transferua­r në Komisariat­in e Krujës, ku ka qëndruar deri në gusht 2018. Nga muaji janar deri në korrik 2018, ai ishte i shkëputur nga marrëdhëni­et e punës, pasi ishte në Akademinë e Sigurisë, në vitin e dytë. Me kërkesë të tij, në datë 15.08.2018, me pretendimi­n se "ndihej i kërcënuar për shkak të detyrës" është transferua­r në Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat. Në këtë detyrë ka qëndruar deri në datë 13.09.2018 dhe më pas nuk është paraqitur, por ka braktisur detyrën duke mos dorëzuar sipas procedurës standarde, arma- në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorin­ë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikime­t e kryera midis tyre përmes aplikacion­it ' Whatsapp' kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administru­ara në dosjen hetimore. Gjithashtu në kallëzimin e tij, ku pretendon se është kërcënuar, Emiljano Nuhu u referohet vetëm 2 shtetasve të lartpërmen­dur, të cilët sipas tij, i janë prezantuar si të afërm të autorit të dyshuar që ka kryer përndjekje­n, por nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron sot në intervistë­n në media. Emra, të cilët në asnjë rast nuk i ka përmendur në komunikime­t me eprorët e tij. Pavarësish­t të gjitha deklarimev­e, bëjmë me dije se Komisariat­i i Policisë Krujë pas marrjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xh. M., materialet i ka referuar pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka regjistrua­r procedimin penal nr. 372/ 2018 dhe po drejton hetimet.

 ??  ?? Faksimile e letrës së Nuhut, drejtuar Ardi Veliut
Faksimile e letrës së Nuhut, drejtuar Ardi Veliut
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania