Gazeta Shqiptare

Dëshmia e oficerit, Basha: Djali i deputetit kreu krim monstruoz

Kreu i PD: BE të reagojë, ndëshkim ligjor për pushtetarë­t që braktisën vajzën "Para drejtësisë të vihen Rraja, Bushi, Balla"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha publikoi mbrëmë nga selia e PD- së videon e plotë të ish- oficerit të policisë, Emiliano Nuhu, i cili dëshmoi se si është sulmuar nga politikanë­t. Pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS- së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimi­n e Xhensila Malokut, Basha e cilësoi atë një dëshmi tronditëse. Z. Basha tregoi me emra se kush duhet të dalë para drejtësisë. Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla janë sipas Bashës, personat që qëndrojnë pas këtij skandali e për këtë duhet të dënohen. Sipas tij: "Pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton këtë rast si të inskenuar nga opozita". "Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematik­e. Është një krim monstruoz, që meriton dënimin më të rëndë. Mbi të gjitha, ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarë­t që i dhanë mbrojtjen shtetërore krimi- nelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit", theksoi z. Basha. Sipas tij, së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokuroris­ë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërish­t ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan e bënë plane për ta eliminuar nënkomisar­in Emiljano Nuhu, që u përpoq të luftonte krimin. Z. Basha u bëri thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërish­t grave dhe vajzave që të mos heshtin, por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një vajze të pambrojtur. Lulzim Basha apeloi për ndëshkim ligjor për pushtetarë­t që braktisën vajzën dhe që tentuan të eliminonin ish- policin Nuhu. "Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë, as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit", theksoi kreu i PD- së. Gjithashtu, z. Basha pati edhe një mesazh për ndërkombët­arët që të mos mbyllin sytë para këtij krimin monstruoz shtetëror. "I bëj thirrje komuniteti­t ndërkombët­ar që të mos mbyllin sytë sërish, por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesi­t e kriminaliz­imit të shtetit. Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore. Kur shtetin e kap krimi, qytetarëve u mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre", u shpreh kreu i opozitës. Emiliano Nuhu denoncoi disa zyrtarë të Partisë Socialiste duke thënë se i janë futur të armatosur në zyrë. Emrat që Nuhu përmendi janë deputeti Taulant Balla, kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rrahja. "Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionar­ët më të lartë të shtetit është kambana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jeta e çdokujt është e rrezikuar nga kriminelët e rrugës, që mbrohen nga kriminelët e shtetit", theksoi z. Basha.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania