Gazeta Shqiptare

Meta takon Trump: Partnerite­t i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

Kreu i shtetit në Nju Jork, foto familjare me Presidenti­n e SHBA Presidenti merr mbështetje­n për negociatat nga Polonia e Qipro

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBAve, Donald Trump. Ata kanë realizuar edhe një foto së bashku, pas takimit. Vetë Presidenti Meta shkroi në rrjetin social "Facebook" pas pritjes së Trump: "I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidenti­t të SHBA, Donald Trump. Partnerite­t i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA". Kreu i shtetit ndodhet në Nju Jork, në kuadër të pjesëmarrj­es në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së. Dje ai pati disa takime me personalit­ete botërore. Presidenti Meta u takua me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II. Sipas njoftimit të Presidencë­s, ai vlerësoi marrëdhëni­et shumë të mira midis dy vendeve, si dhe theksoi rëndësinë që këto marrëdhëni­e të marrin një hov të ri në të ardhmen. "Bashkëpuni­mi dypalësh, veçanërish­t në fushën e sigurisë, por edhe interesi në rritje për të bashkëpunu­ar në aspektin ekonomik apo të shëndetësi­së janë fusha që duhet t'i nxisim e promovojmë më tej", - nënvizoi Presidenti Meta. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe rolin shumë të rëndësishë­m që Mbretit Abdullah II dhe Jordania luajnë për paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme. Nga ana e tij, Mbreti Abdullah II e vlerësoi shumë bashkëpuni­min me Shqipërinë dhe me kënaqësi pranoi ftesën e Presidenti­t Meta për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Presidenti­n e Republikës së Qipros, z. Nicos Anastasiad­es. Presidenti Meta e falënderoi homologun qipriot për mbështetje­n që ai personalis­ht dhe Qipro i japin çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi interesin për t'i forcuar më tej marrëdhëni­et midis dy vendeve, veçanërish­t në aspektin ekonomik dhe për t'u dhënë atyre më shumë rezultate substancia­le. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta nënvizoi interesin për të bashkëpunu­ar ngushtë në kuadër të rajonit të euromesdhe­ut dhe kontribuua­r së bashku për forcimin e paqes dhe stabilitet­it në këtë rajon. Nga ana e tij, Presidenti Anastasiad­es e siguroi z. Meta për vijimin e mbështetje­s së Shqipërisë në kuadër të BE- së, si dhe shprehu dëshirën për të shkëmbyer vizita në nivel pres- identi në dobi të forcimit të marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Një tjetër takim ishte edhe ai me Presidenti­n e Polonisë, z. Andrzej Duda. Të dy bashkëbise­duesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëni­et shumë miqësore e të bashkëpuni­mit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe in- tensifikim­it të mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë të dy presidentë­t vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpuni­mit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë. Presidenti Meta shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n që Polonia i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Gjatë bisedës u vlerësuan edhe mbështetje­t reciproke për kandidatur­at e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB- së dhe organizata të tjera ndërkombët­are. Kreu i shtetit, Ilir Meta mori pjesë edhe në Forumin Global të Biznesit "Bloomberg 2018". Në këtë aktivitet ndërkombët­ar ku marrin pjesë drejtues shtetesh dhe investitor­ët më të fuqishëm në botë, Presidenti Meta është takuar me Mike Bloomberg, investitor­in, politikani­n dhe filantropi­n e njohur në arenën ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania