Gazeta Shqiptare

Shqipëria liberalizo­n vizat me El Salvadorin, nënshkruhe­t marrëveshj­a

Bushati në OKB, agjendë takimesh dhe fushatë për Këshillin e Sigurimit

-

Gjatë

punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Këshilli i Bashkëpuni­mit Rajonal në formatin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrj­en e komisioner­it të BE- së, Johannes Hahn. Ministrat diskutuan mbi ecurinë e zbatimit të Zonës Ekonomike Rajonale, perspektiv­ën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe situatën politike e ekonomike në rajon. Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi lidhjen e drejtpërdr­ejtë mes konsolidim­it të shtetit të së drejtës dhe mjedisit të sigurt në funksion të zhvillimit ekonomik të rajonit si dhe nënvizoi domosdoshm­ërinë e vullnetit politik për heqjen e barrierave që pengojnë ndërlidhje­n në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne këtë kontekst, ministri Bushati i kushtoi rendësi të veçantë domosdoshm­ërisë së përfshirje­s së gjitha vendeve të rajonit në hartën e ndërlidhje­s telefonike dhe në zbatimin e angazhimev­e për hapjen e pikave kufitare e lehtësimin e lëvizjes mes qytetarëve të rajonit. Kreu i diplomacis­ë shqiptare risolli në vëmendje deklaratën e Samitit të Sofjes, e cila nënvizon rëndësinë e një tregu të vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, ministri Bushati ishte i pranishëm në Darkën Transatlan­tike të organizuar nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO- s, BE- së dhe vendeve partnere. Biseda u përqendrua te çështjet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë tona. Ministri Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në Nju Jork zhvilloi një takim me ministrin për Marrëdhëni­et me jashtë të El Salvadorit, Carlos Castaneda dhe me ministrin e Jashtëm të shtetit të Katarit, Jassim AlThani. Mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos edhe një marrëveshj­a për liberalizi­min e vizave për shtetasit shqiptarë. Marrëveshj­a ka si qëllim lehtësimin e qarkullimi­t të lëvizjes ndërmjet dy shteteve.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i Qipros, Nicos Anastasiad­es
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i Qipros, Nicos Anastasiad­es
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania