Gazeta Shqiptare

Ventingu në politikë, PS: Ta çojmë në "Venecia". PD: Keni siklet

Debate në Këshillin e Legjislaci­onit për nismën e opozitës

-

Opozita

dhe mazhoranca debatuan dje në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit të Ligjeve në lidhje me propozimin e opozitës për vetingun në politikë. Demokrati Enkelejd Alibeaj e ka quajtur këtë një tentativë të qartë zvarritëse të asaj që sot është emergjencë kombëtare, pastrimit të politikës përmes vetingut, njësoj si në drejtësi. Mbledhja u shoqërua me debate mes palëve politike PD- PS. Deputeti i PS- së, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka theksuar se deputetët kanë të drejtën e votës për amendim të Kushtetutë­s, por jo të drejtën për ta shkelur atë. Në vijim të kërkesës së PD- së, nëse do ta bëjnë apo jo vetingun në politikë, ai ka thënë se do të kërkohet opinion i Komisionit të Venecias. Oerd Bylykbashi tha se vetingu për politikanë­t duhet të bëhet njësoj si për prokurorët, gjyqtarët dhe policët. Sipas tij, ekziston një listë me politikanë që jo vetëm duhet të verifikohe­n, por edhe t'u ndërpritet mandati për shkak të lidhjeve të tyre me krimin. Përfaqësue­si i PS- së, Ulsi Manja u shpreh se me kërkesën e tyre, deputetët e opozitës kërkojnë të shkelet Kushtetuta. Sipas tij, fillimisht duhet përcaktuar një kalendar seancash dëgjimore e më pas duhet pritur opinioni i "Venecias". "Ne kërkojmë në trajtimin e kësaj nisme respektimi­n e nenit 77, pika A, përcaktimi­n e një kalendari për seanca dëgjimore, por edhe të opinionit të ' Venecias'. Po kërkojmë të ndërhyjmë disa herë në Kushtetutë, që nuk mund të jetë statuti i PS apo PD. Nuk kemi nevojë për nxitim, nisma është në kalendar", tha Manja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania