Gazeta Shqiptare

Spaho: Nëse bëhet vetingu në politikë, rrëzohet gjysma e qeverisë

Zgjedhjet, kreu i grupit të PD- së: Rama i fiton me paratë e krimit, s'bëhemi fasadë "Afrimi i Idrizit, asnjë çarje në koalicion"

-

Demokratët kur ndër morën nismën e de kriminaliz­imit, nuk i kishin votat për ta kaluar në Kuvend. Por pas 6 muajve, PD mundi të bindë ndërkombët­arët për nismën e saj, gjë që detyroi mazho- rancën që ta votojë ligjin e dekriminal­izimit. Këtë bindje kanë demokratët edhe në rastin e nismës së vetingut në politikë, që synon largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin. Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PDsë nuk ka asnjë pritshmëri pozitive nga mazhoranca dhe thotë për "Gazeta Shqiptare" se miratimi i këtij ligji rrëzon gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të mirë të grupit parlamenta­r, si të lidhur me krimin e organizuar. Z. Spaho flet edhe për debatin e Teatrit Kombëtar, zgjerimin e koalicioni­t opozitar kundër Edi Ramës, si dhe debatin për Teatrin e ri Kombëtar.

Z. Spaho, opozita ka intensifik­uar qëndrimin e saj kundër qeverisë së majtë, por çfarë ndodh nëse Edi Rama vazhdon të mbajë pushtetin?

Nëse nuk do kishin besim në aksionin tonë politik, nuk do t'a kishim ndërmarrë. Largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk është kapriço e jona, por nevojë e vendit. Sot vendi drejtohet nga krimi dhe qeverisja i shërben atij. Shikoni situatën në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Durrës ku njerëzit vriten e zhduken si të ishte luftë. Shikoni si është katandisur Prokuroria, ku askush nuk guxon të merret me Shullazin e bandën e tij. Ermal Hoxha, i dënuar për ngritjen e laboratori­t të kokainës në Xibrakë, u lirua për sjellje të mirë. Vendi është pa Gjykatë Kushtetues­e dhe pa Gjykatë të Lartë. Ekonomia bën poshtë e më poshtë dhe Shqipëria po zbrazet. Edhe për 6- mujorin e parë të vitit 2018 zëmë vendin e parë për kërkesa për azil në Evropë me 8040 kërkesa. Të gjithë duhet të pyesim veten se ku po shkojmë?

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha është shprehur se do të ishte vetëvrasje hyrja në zgjedhje me Edi Ramën, pasi PD- ja sipas tij, nuk do t'i fitonte ato për shkak të blerjes së votave. Atëherë si do veprojë opozita?

Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai i fiton zgjedhjet me paratë e krimit dhe përdorimin e kontingjen­teve kriminale, administra­tës publike, policisë dhe çdo mjet tjetër, të cilin e disponon për shkak të pushtetit absolut që ka mbledhur. Opozita nuk mund të bëhet fasadë e këtij pushteti të kriminaliz­uar. Në këtë rast ka vetëm një rrugë, që ai të largohet me çdo mjet të mundshëm nga qytetarët e vendit. Mendoj që është në përgjegjës­inë e çdokujt, i cili ka një fije ndjeshmëri­e për gjendjen, përfshirë median, që të mos merremi me sofizma, por t'u bëjmë thirrje qytetarëve të reagojnë, nëse duam të shpëtojmë nga makthi që na ka mbërthyer dhe nëse duam të shpëtojmë vendin. Ndaj me Edi Ramën në qeveri, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj fokusi ynë ësh- të që të largohet Rama nga qeverisja dhe të krijohen të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë reformën zgjedhore.

Pse pikërisht tani PD ndërmerr nismën për vetin- gun në politikë?

Sepse gjendja është e papranuesh­me. Dy ministra të Brendshëm njëri pas tjetrit të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, kreu i mazhorancë­s në Kuvend mburret se ka miqësi familjare me një të dënuar me 21 vite burg për trafik ndërkombët­ar droge dhe që është transformu­ar në biznesmen të suksesshëm me paratë e buxhetit të shtetit. Kjo është qeverisja që duam? Kështu do hyjmë në Europë?

Kreu i PD- së ka vënë kushte se pa bërë ventingun e politikës, nuk do të ketë asnjë pakt me Edi Ramën. Përderisa opozita nuk i ka votat në Kuvend, pse refuzon dialogun me mazhorancë­n?

Ndryshimet kushtetues­e për vetingun e politikanë­ve, të propozuara nga opozita janë ose merri, ose lëri. Janë identike si ndryshimet kushtetues­e të miratuara për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Ne nuk kishim vota as për ligjin e dekriminal­izimit, por ia arritëm ta miratojmë.

A do pranoni që kërkesa të dërgohet në Komisionin e Venecias?

Është një manovër e mazhorancë­s për ta shtyrë vetingun e politikanë­ve në kalendat greke.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, para pak ditësh kërkoi mbështetje nga Gjermania për vetingun e politikanë­ve. Si është menduar ndërhyrja ndërkombët­are "Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai i fiton zgjedhjet me paratë e krimit dhe përdorimin e kontingjen­teve kriminale, administra­tës publike, policisë dhe çdo mjet tjetër të cilin e disponon për shkak të pushtetit absolut që ka mbledhur", tha z. Spaho.

në këtë proces?

Ndërkombët­arët dhanë ndihmë të çmueshme për miratimin e ligjit të dekriminal­izimit, i cili me të mirat dhe të metat e tij largoi mbi 330 individë me rekorde kriminale nga politika dhe administra­ta publike. E njëjta ndihmë mund të jepet edhe për vetingun e politikanë­ve. Por, refuzimi i Edi Ramës për vetingun me ligj të politikanë­ve provoi se Rama është peng i krimit. Kryeminist­ri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët. Rama e refuzon vetingun me ligj të politikanë­ve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar.

Nëse bëhet vetingu i politikanë­ve, çfarë ndodh më pas…?

Miratimi i ligjit të vetingut të politikanë­ve rrëzon gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të mirë të grupit parlamenta­r, si të lidhur me krimin e organizuar.

Lidhur me miratimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar, sipas jush, ku u shkel ligji? Kushtetuta thotë se presidenti nuk mund të kthejë dy herë të njëjtin ligj, por sipas jush, cila është "hileja" e qeverisë për t'i hequr mundësinë z. Meta që ta rrëzojë sërish ligjin e ri për Teatrin Kombëtar?

Opozita, presidenti dhe BE nga këndvështr­imi dhe përgjegjës­itë e secilit kanë folur mjaft qartë për muaj me radhe se ku shkelet Kushtetuta dhe cilat ligje anashkalo- hen në këtë mega- aferë korruptive. Qytetarët janë mjaft të qartë. Për fat të keq ka mjaft media dhe një takëm të ashtuquajt­ur "intelektua­lë", që nuk ngrenë zërin, por struken nga frika ose ndonjë kockë që iu hedh pushteti. Lexova një shkrim të Claudio Rocca, drejtor i "Accademia di Belle Arti" të Firences dhe autor i 12 librave për arkitektur­ën. Ai fliste me shqetësim dhe revoltë për prishjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Zotëria nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, por si intelektua­l dhe profesioni­st ngrinte zërin kundër prishjes se identiteti­t dhe arkitektur­ës mesdhetare dhe zëvendësim­in e tyre me objekte moderne pa identitet. Argumentet e tij rrëzonin tërësisht propagandë­n kryeminist­rore dhe sejmenëve të tij se do i japin Ti- ranës një teatër të madh, modern e futurist. Nëse doni të ndërtoni një të ri, shkoni dhe ndërtojeni diku tjetër, por mos prishni një godinë 80vjeçare të një arkitekti të njohur italian dhe ta zëvendëson­i atë me një godinë e cila nuk ka identitet, pavarësish­t ku është, në Tiranë, Pekin apo në ndonjë qytet amerikan. Kjo ishte thirrja e zotit Rocca në respekt të historisë dhe kulturës shqiptare. Po kujt t'i thuash… ' Këtu lulet nuk i hanë as gomerët', sikurse thuhet në "Koncert në Vitin 1936".

Si mund ta ndalë presidenti "paligjshmë­rinë" e asaj çfarë do të ndodhë me Teatrin e ri Kombëtar?

Këtë pyetje duhet t'i bëjë vetes dhe jo presidenti­t çdo qytetar i përgjegjsh­ëm. Nuk është çështje juridike, por çështje e identiteti­t tonë, i cili po nëpërkëmbe­t nga një takëm të pangopuris­h, të cilët për para nuk njohin asnjë skrupull. Problemi duhet parë edhe më gjerë, Teatri është vetëm një nga pasojat e veprimtari­së së kësaj qeverie të kriminaliz­uar dhe të korruptuar. Për çdonjërin sot është e qartë, që shkaku i krizës që ka zënë vendin është qeverisja dhe Edi Rama. Që të shpëtohet vendi dhe të kemi të ardhme, duhet t'i largojmë ata. Kjo arrihet kur reagojmë të gjithë dhe t'i kundërvihe­mi të gjithë Edi Ramës dhe rrethit të tij.

Të ndalemi tek opozita e bashkuar. Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë ngriti shumë pikëpyetje nëse Vangjel Dule do të qëndronte akoma, apo jo në frontin opozitar për shkak të përplasjev­e të tyre. Por realisht a ka një çarje brenda koalicioni­t të opozitës?

Nuk ka asnjë çarje dhe për këtë çështje ka folur vetë z. Dule, i cili është pjesë e aleancës opozitare. Ne nuk jemi koalicion qeverisës. Ne jemi front opozitar për të larguar Edi Ramën nga pushteti si e keqja më e madhe që ka mbërthyer këtë vend.

A e dëmton aleancën opozitare afrimi i partive klientelis­te? Cila tjetër përveç PDIU- së do t'i bashkohet PD- së në betejën kundër Edi Ramës?

Pavarësish­t gjendjes shumë të rëndë që po kalon vendi, e pakrahasua­r kjo me ndonjë periudhë të mëparshme, asnjë herë nuk do të bëjmë thirrje që të bashkohen gjithë qelbësirat me ne për të ardhur në pushtet. Krimi i organizuar ka si shtëpi ' Rilindjen' dhe atje do të mbetet. Ne mirëpresim çdo forcë politike, e cila kupton që sot nuk duhet rendur pas përfitimev­e partiake, por të shpëtojmë vendin nga qorrsokaku ku na ka futur ' Rilindja'.

 ??  ?? Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PD- së
Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania