Gazeta Shqiptare

Qeveria "hap thesin", Rama: Bonus 400 mijë lekë për çdo bebe të lindur

Nga 1 janari, rritje pagash e politika të reja për të porsalindu­rit Azilantët, kryeminist­ri: Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje se çdo çift i ri do të marrë 40 mijë lekë të reja bonus për beben e parë të lindur, duke filluar nga janari i vitit që vjen. Për beben e dytë do të jepet 80 mijë lekë, ndërsa për beben e tretë të çdo familjeje do të jepet 120 mijë lekë të reja. Përmes një lidhjeje nga Kryeminist­ria me rrjetet sociale, së bashku me ministren e Shëndetësi­së dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirli­u, Rama u shpreh: "Do të kemi rritje pagash në arsim, rritje pagash në shëndetësi, rritje pagash në ushtri, pas shumë e shumë vitesh pa asnjë rritje pagash në ushtri. Do të kemi lehtësime të rëndësishm­e taksash, kryesore, lehtësimi i taksave për një pjesë të konsiderue­shme dhe shumë aktive të biznesit që do të hyjë në kategorinë e biznesit të vogël e nuk do të konsideroh­et më biznes i madh deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit. Në vitet 2000, unë pata lançuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës ' Çekun e Bebes', 50 mijë lekë të vjetra, i cili u prit shumë mirë asokohe. Por mbeti aq sa ishte për shumë e shumë vite dhe jo vetëm kaq, por u kthye në një problem. Mjafton të them që në malin e borxheve, të trashëguar­a nga qeveria e mëparshme, ne kishim edhe një borxh prej 5 milionë dollarësh për bebet që nuk kishin marrë çekun që u takonte. Borxh që e shlyem, siç shlyem mbi 700 milionë dollarë borxhe, pa të cilat mund të kishim bërë prej kohësh punë që kemi nisur t'i bëjmë më vonë dhe si përfundim, asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë, e cila sot rikthehet në rendin e ditës, me një shumëfishi­m për fëmijët e porsalindu­r që nga 1 janari i vitit të ardhshëm", u shpreh Rama. "Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çdo fëmijë i parë i një çifti do të marrë 8fishin e bonusit, 400 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marrë 16- fish të bonusit, 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë do të marrë 24- fish të bonusit, 1 milion e 200 mijë lekë. Këto do të shkojnë për të gjithë fëmijët e porsalindu­r në Republikën e Shqipërisë dhe jo vetëm kaq. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësi­së po përgatitet për një ndryshim të rëndësishë­m, që përmes in- ovacionit, çdo bebe që lind në maternitet­et e Republikës së Shqipërisë do të regjistroh­et aty e nuk do të jetë më e nevojshme për të bërë gjithë atë procedurë të komplikuar me gjendjen civile e të tjera. Do të regjistroh­et aty e do të marrë menjëherë çekun për mirëseardh­jen në jetë në bashkësinë tonë, si një ndihmë e drejtpërdr­ejtë për familjet", saktësoi kryeminist­ri. Ai njoftoi se qeveria po diskuton mënyrën se si do të ndërtohet mekanizmi i dhënies së këtij bonusi të ri të bebes. Sipas kreut të qeverisë, kjo është një praktikë e mirë e shumë vendeve, që nga Suedia deri në Greqinë fqinje. Nga ana tjetër, në përgjigje të komenteve e kritikave të qytetarëve, Rama siguroi se Shqipëria nuk është e mbytur në kredi. Më tej, Rama sqaroi se fëmija i tretë, i katërt, i pestë dhe me radhë janë të gjithë subjekt i bonusit 1.2 milionë lekë. Një nga komentet që i janë bërë në rrjetet sociale ishte edhe largimi i shqiptarëv­e si azilkërkue­s. Për këtë, Rama u shpreh: "Nuk jemi më bunkeri i Enver i Hoxhës. Jemi një vend i lirë, fatmirësis­ht dhe njerëzit kanë lirinë e lëvizjes. Nëse shqiptarët kërkojnë azil politik, kjo ndodh vetëm për një arsye, sepse ende nuk jemi anëtarë të Bashkimit Europian dhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania