Gazeta Shqiptare

Rama: S'jemi me oligarkët, kërcënimet e Lulzim Bashës janë për ndjekje penale

Kreu i PS- së merr në mbrojtje deputeten Ferhati

-

Kryetari

i PS- së, Edi Rama, njëherësh kryeminist­ër i vendit mori në mbrojtje dje deputeten socialiste Klotilda Bushka Ferhati, e cila u sulmua dje nga PD- ja. Gjatë aktiviteti­t për anëtarësim­et e reja në Amfiteatri­n e Liqenit Artificial, Rama e quajti një politikë që socialistë­t duhet ta përçmojnë. "Një dozë neverie, dekurajim negativite­ti që nuk sjell asgjë të mirë", u shpreh Rama. Më tej, kreu i qeverisë tha se Lulzim Basha është i pabesueshë­m në fushatën që ka nisur kundër sipërmarrë­sve më të mëdhenj në vend, pasi shumë prej emrave që u përmendën në listën ' Antimafia' janë klientë të kunatit të tij. "Ne duhet të ikim nga kjo fushatë balte. I merrni njerëzit për idiotë, ndërkohë që kjo duket ashiqare për t'u thënë atyre, që ju që merrni në punë këtë qeveri, keni harruar të paguani. Kjo prek fushën e penales". Akuzave se Partia Socialiste është parti e oligarkëve, Rama iu përgjigj me shifra. Rama kritikoi edhe mediat që sipas tij më shumë sesa e vërteta, u intereson audienca. "Të fokusohemi tek problemet që duhen zgjidhur, shpifje, abuzime ku është e përfshirë edhe media në një aktivitet që nuk synon më mbrojtjen e një argumenti, thjesht synon publikun, synon audiencën me çdo kusht". Gjatë takimit, ai shkëmbeu edhe batuta me Pandeli Majkon. Ndërsa Rama e ftoi të jepte teserën e parë, Majko ia ktheu: "Nuk jam edhe aq i mbarë, se atyre që ua kam dhënë unë teserën janë zënë me këtë ( për Ramën) dhe janë larguar nga partia".

JORIDA TABAKU

"Ne kemi pasur probleme me drogën vitet e fundit, nuk u pranua dhe u bëmë fenomen fatkeqësis­ht për të keq në raportet ndërkombët­are. Më mirë ta pranojmë dhe të marrim masa se si ta zgjidhim, se sa ta mohojmë dhe ndoshta pas 5 ose 10 viteve të na dalë një kriter i ri në procesin e integrimit europian", tha Tabaku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania