Gazeta Shqiptare

Laborator për drogë sintetike, arrestohen dy amerikanë në Tiranë

-

TIRANE- Dy shtetas amerikanë të kërkuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për prodhim dhe shitje të drogave sintetike janë arrestuar ditën e djeshme në Tiranë. "Finalizohe­t operacioni antidrogë ndërkombët­ar i koduar "Sintetiku" në bashkëpuni­m me agjencitë ligjzbatue­se amerikane operacioni nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Ameri- kane. Arrestohen 2 shtetas amerikanë, të cilët strehohesh­in në Shqipëri në zbatim të letër porosisë të autoritete­ve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departamen­ti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe DEA- n amerikane pas një pune të mirëorgani­zuar finalizuan me sukses operacioni­n e koduar "Sintetiku", ku u arrestuan 2 shtetas amerikanë: Vincent ( Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA; Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA", thuhet në njoftimin e policisë. Ata kishin një bazë në Tiranë dhe sipas dyshimeve të para thuhet se do ta përdornin për të prodhuar drogë sintetike. Ndaj tyre, Gjykata e Connecticu­t, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope" kjo vepër e kryer nëpërmjet ' dark web'. Këta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Sipas policisë gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktiviteti­n kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestrua­n mjetet që do të shërbenin për përgatitje­n e drogërave sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania