Gazeta Shqiptare

"Trafikoja drogë për llogari të grupit kriminal që drejtohej nga një ish- polic"

Sekuestrim­i i 2.5 tonë hashash në 2017, Aurel Lazaj rrëfehet te Krimet e Rënda Dëshmitari i mbrojtur: Ngarkesat niseshin nga porti i Vlorës dhe Durrësit

-

Një bashkëpunë­tor i drejtësisë ka pohuar ditën e djeshme në dëshminë e dhënë para Krimeve të Rënda se trafikonte drogë për llogari të një grupi kriminal, ku një prej organizato­rëve ishte ish- oficeri i policisë Festim Lelaj. Aurel Lazaj, një ish- i dënuar për drogë, tashmë i penduar i drejtësisë, dëshmoi ndaj shtatë të pandehurve për trafikimin e 2.5 tonë hashash që u bllokuan në Ankona janarin e 2017.

Përpara trupës gjykuese ai rrëfeu se për gjashtë vite me radhë, trafikoi hashash kundrejt pagesës. Dëshmitari i mbrojtur tha se ngarkesat niseshin nga dy portet kryesore, ai i Vlorës dhe Durrësit.

"Ngarkesa e fundit, ajo e janarit 2017, u nis nga porti i Durrësit dhe kishte destinacio­n Gjermaninë. Atje e priste i pandehuri Ermir Hoti. Por, kamioni me hashash, u bllokua në Itali dhe për mungesë të dokumentac­ionin nuk arritëm ta zhbllokoni­m. Ndaj, me urdhër të organizato­rëve, u vendos të dërgohej një kamion tjetër, që do të ndërrohej në Portin e Ankonas",- tha dëshmitari. Sipas tij, Demo Progonati, i pandehuri që ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Tiranë, udhëtoi drejt Italisë, me një tjetër kamion të ngarkuar me pelete. Atje i dorëzoi dokumentet Dhimo Korajt, i cili arriti të ndërronte targat e të merrte ngarkesën. Megjithatë, droga u bllokua nga policia italiane. "Të gjithë dyshuan se isha unë tradhtari. Me tu kthyer në Shqipëri u mora peng nga anëtarët e grupit, të cilët me mbajtën të lidhur në një fshat të Krujës",- tha ish- trafikanti.

Gjithashtu, ai nxori në dritë fakte të reja, sipas të cilave me të njëjtin grup kriminal në 2011, ka trafikuar të tjera sasi droge nga Porti i Vlorës drejt Italisë. Pas dëshmisë së dhënë nga Lazajt, reaguan avokatët, të cilët kërkuan kohë për të përgatitur pyetjet që do t'i drejtojnë dëshmitari­t të mbrojtur. Për trafikimin e 2.5 tonë hashash drejt Ankonas, në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohen dy procese paralele, ku mes të pandehurve, ka oficerë policie dhe doganiere.

ARRESTIMET

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhës­e të policisë italiane "INTER- FORZA" në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrim­in e një sasie prej 2 tonë e 530 kg lëndë e dyshuar llojit "Cannabis Sativa" në portin e Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin "MAN", me drejtues shteta- sin shqiptar Dhimo Koraj. Ky kamion më datë 09.01.2017 është nisur nga porti i Durrësit me destinacio­n DurrësBari. Policia italiane ka ar- restuar në flagrancë shtetasin Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kamionin në portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasa- gjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni Demo Progonati. Në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm: Skë- nder Siqeca; Arbi Mustafa; Agron Kapllani ishpunonjë­s policie; Gëzim Dervishi ish- specialist në trajtimin e qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës; Festim Lelaj, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier; Altin Katundi, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit; Mikail Hila; Demo Progonati; Euron Hoti; Malton Lleshi; Aurel Lazaj.

 ??  ?? Dëshmitari i mbrojtur, Aurel Lazaj
Dëshmitari i mbrojtur, Aurel Lazaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania