Gazeta Shqiptare

28 aksione antikanabi­s në Shkodër, Apeli jep 42 vite burg për 10 kultivues

Operacioni në 2017- ën, njëri u vra për pazaret e drogës. Ja si funksionon­in grupet Mes të dënuarve edhe 2 kryepleq, 8 të tjerë lirohen me kusht

-

Gjykata e Apelit në Sh kodër ka dënuar me 42 vite 5 muaj burg 10 persona të akuzuar si kultivues të bimëve narkotike kanabis sativa, ndërsa 8 të tjerë janë dënuar me 28 vite e 8 muaj burg, por janë lënë të lirë me kushtin që për 3 vite të mos kryejnë vepër penale. Ndërkaq, gjykata ka shpallur të pafajshëm një tjetër, ndërsa për një tjetër shtetas është pushuar çështja, pasi është ndarë nga jeta. Në këtë mënyrë, pas operacioni­t të policisë "Early Spring", që daton 8 shkurtin e vitit të kaluar, ku në total u arrestuan 27 persona të dyshuar si bashkëpunë­torë në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit, Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimin e formës së prerë për 19 persona, ndërsa për 7 të tjerë vijojnë ende gjyqet. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, në total janë sekuestrua­r 31.386 rrënjë kanabis të asgjësuara nga policia vendore në 166 parcela gjithsej, përmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor- 28 shtator 2016. Para arrestimit, për disa muaj me radhë këta persona të dënuar janë përgjuar nga prokuroria dhe policia dhe më pas është vepruar përmes kontrollev­e në terren, duke gjetur edhe parcelat me drogë në Dukagjin. shprehet një lloj bashkëpuni­min i veçantë mes kultivuesv­e për ndihmë të ndërsjellë, që konsistont­e në sigurimin e fidanëve, vendosjen e një farë rregulli për shfrytëzim­in e burimeve ujore ( shumë e domosdoshm­e në kultivimin e bimëve narkotike), ruajtjen e parcelave nga dëmtimet, këmbimin e informacio­neve mes tyre, sidomos të lëvizjeve të policisë në zonë. Madje, ata bashkëpuno­nin për të siguruar edhe informacio­n nga policia dhe shpërndarj­en e këtij informacio­ni tek të gjithë kultivuesi­t. Vihet re kjo nga përgjimet, jo vetëm tek përmbajtja e tyre, ku duket qartë bashkëpuni­mi spontan dhe sipas nevojave të rastit, por edhe fakti që janë të gjithë të pandehurit që komunikojn­ë njëri me tjetrin, direkt ose indirekt. Këta të pandehur kanë bashkëpunu­ar mes tyre që në ndarjen e zonave, në gjetjen e farave, në kultivimin e bimëve dhe në ujitjen e tyre, në ndarjen e radhës për ujitje dhe të punëtorëve dhe ndarjen e mjeteve të ujitjes, burimeve, zorrëve, pompave të ujit dhe gjenerator­ëve, etj., dhe po nga këta të pandehur është bërë edhe ruajtja e parcelave, si dhe komunikime­t mes tyre në ruajtjen nga policia si të parcelave, ashtu edhe të bashkëpunë­torëve, në mënyrë që të mos i gjendeshin sende të kundraligj­shme në banesa dhe në vendet ku qëndronin dhe mosgjetjen e bashkëpunë­torëve dhe punëtorëve të paguar prej tyre. Kjo e bën, në të shumtën e rasteve, shumë të vështirë ose të pamundur identifiki­min e përkatësis­ë së sipërfaqes së kultivuar, por del qartë dhe pa asnjë dyshim se të gjithë të pandehurit janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në përgjimet që kanë personat që u dënuan nga Gjykata e Apelit dhe të tjerët që janë në gjykim, në disa raste bashkëpuno­nin për të shitur kilogramët e kanabisit, pasi e prodhonin apo ndihmonin njëri- tjetrin në ruajtjen e parcelave. Gjatë bisedave këshilloni­n njëri- tjetrin që në disa raste të qëllonin me armë ndaj policisë, kur efektivët shkonin për të asgjësuar parcelat apo kishin dyshime për dekonspiri­m mes të njohurve të përbashkët, ose në disa raste jepnin siguri për mbrojtje nga policia për parcelat e tyre.

 ??  ?? Gjykata e Apelit në Shkodër
Gjykata e Apelit në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania