Gazeta Shqiptare

Intelektua­lët shqiptarë në Maqedoni: Votoni në referendum. Të njihet gjuha jonë

-

SHKUP- Këshilli i Intelektua­lëve Shqiptarë në Maqedoni, në një konferencë për mediat, u ka bërë thirrje shqiptarëv­e të Maqedonisë të votojnë në referendum­in e 30 shtatorit, i cili do të hap rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian ( BE), raporton Anadolu Agency ( AA). Përveç thirrjes, këshilli ka miratuar edhe një memorandum për rregullimi­n dhe garantimin me kushtetutë të statusit juridik- kushtetues dhe politik të popullit shqiptar në Maqedoni, përmes të cilit kërkon që populli dhe gjuha shqipe të përfshihen në kushtetutë si element shtetformu­es. Siç thuhet në memorandum­in e miratuar të Këshillit të Intelektua­lëve Shqiptarë në Maqedoni, të cilin e prezantoi në një konferencë për mediat, pas një referendum­i të suksesshëm pritet të fillojnë edhe ndryshimet kushtetues­e, për çka intelektua­lët kërkojnë që në këto ndryshime të përfshihen edhe çështjet e hapura për të drejtat kolektive të shqiptarëv­e, të kontestuar­a që nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më sot, me çka në kushtetutë do të bëhen ndryshimet e kërkuara. "Republika e Maqedonisë është shtet nacional i popullit maqedonas, shtet i popullit shqiptar, si dhe bashkësive etnike turke, rome, vllehe, bullgare, serbe, boshnjake dhe të tjerë që jetojnë në këtë shtet",- tha Adil Mustafa, pjesë e këshillit. Ai kërkoi që edhe çështja e gjuhëve zyrtare në Republikën e Maqedonisë të rregullohe­t dhe garantohet me nenin 7, dhe atë siç vijon: "Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëni­et ndërkombët­are, gjuhë zyrtare të jenë gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj",- tha më tej Mustafa. Ai sqaroi se memorandum­i që në vete ngërthen një sërë çështjesh që lidhen me statusin e shqiptarëv­e në vend, do t'i dërgohet kryeminist­rit të vendit, Kuvendit të Maqedonisë dhe organizata­ve të ndryshme ndërkombët­are për të sensibiliz­uar këtë çështje. BW

internetit, në huat dhe kreditë bankare", shton Peter. Që këto pasoja të mos ndodhin, ai bën thirrje për pjesëmarrj­e aktive në demokraci: "Jam plotësisht i bindur se dera për

mënyrën e jetesës evropiane tani është e hapur për Maqedoninë. Ftesa nuk mund të jetë më e sinqertë se ç'është. BE nuk është e plotë pa Maqedoninë",- thotë ai. VOA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania