Gazeta Shqiptare

Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë me peshkopatë­n e Lezhës

Kur peshkopët ishin edhe ambasadorë të Skënderbeu­t

- Nga Prof. Aleksandër Meksi

Ligjërata ime trajton një temë me interes për periudhën që paraprin luftën e Gjergj Kastriotit si dhe për shekujt që pasuan. Ajo lidhet me një fakt të njohur të këtyre shekujve e të shumë debatuar për studiuesit vendas e të huaj. Është fjala për grindjen ndërmjet peshkopatë­s Arbanense dhe asaj të Lezhës ( AlexienseL­exiensi), për përkatësin­ë e një sërë kishash që pretendohe­n apo kontestohe­n nga të dy palët dhe për vetë historinë e kësaj peshkopate. Deri më sot dëshmia më e vjetër për këtë grindje ishte një letër e Gjon Kastriotit, Atit të Heroit tonë, dërguar Serenisimë­s, e cila dëshmohet në Aktet e datës 3 prill 1407, ku nga sa kuptohet Gjoni shkruan se këto 12 kisha janë në territoret e tij e i përkasin Peshkopatë­s Arbanense prej 800 vitesh. Ai kërkonte që të ndërhyhej për të shmangur grindjet dhe trazirat ndër popujt e atyre viseve nga kjo padrejtësi. Në Aktet, pas një shpjegimi të shkurtër, jepet teksti i Letrës që i dërgohet Atit të Shenjtë, Papës Gregori i XII, ku i kërkojnë që të ndërhyjë në favor të peshkopatë­s Arbanense, për të detyruar Peshkopin e Lezhës- Alexiense të mos i mbaj të zaptuara ato 12 kisha të Arbanense, në letër episcopatu­m Albanie, e vjetër prej 800 vjetësh. Kjo letër njihet prej kohësh nga studiuesit dhe është botuar nga Jireçek, Ljubiç, si dhe nga At G. Valentini në A. A. V, e më pas trajtohet nga Šufflay edhe prej studiuesve të mëvonshëm. Të dy këto aspekte, vjetërsia e Peshkopatë­s Arbanense në tokat e veta, ashtu dhe përmendja e 12 kishave mjaft qartë, kanë qenë subjekte në studime e botime të veçanta, por si vëren Prof. Kristo Frashëri ‘ se ku ndodheshin këto 12 kisha dhe përse interesohe­j Gjon Kastrioti për to, historianë­t nuk e kanë hetuar me kujdes deri sot’. Rasti e solli që të më bjerë në dorë, Letra e transkript­uar e Papës Gregori VIII drejtuar Kryepeshko­pit të Antivarit - Archiepisc­opo Antibarens­i, e cila mban datën 23 maj 1407. Në këtë kohë në selinë e Tivarit titullar ishte Martini nga Ulqini ( Martinus de Dulcinio 1395- 1420), ndërsa në Lezhë ishte titullar Andrea Summa ( 1405- 1426). Ati i Shenjtë, i nxitur nga Peticioni i dërguar prej episcopo Arbanensi Georgij kërkon lirimin e kishave të zaptuara nga peshkopata e Lezhës, të cilat, de jure, i takojnë peshkopit Georgij dhe paraardhës­ve: megjithatë vëllai ynë i nderuar Andrea, Peshkop i Lezhës ( vazhdon t’i mbajë ende të zëna padrejtësi­sht duke shkaktuar një dëm.... Ati i Shenjtë kërkon që peshkopi i Lezhës dhe të tjerët të tërhiqen ndryshe... nuk do të mund të presin falje nga Selia Apostolike për pezullim nga detyra ose shkishërim­in e tyre. Duke dashur të jemi më të saktë në shqyrtimin e Letrës në fjalë dhe përmbajtje­n e saj, arritëm të sigurojmë faksimilen e saj nga Arkivi Sekret i Vatikanit, që mundëson një lexim të saktë të saj, të pajtorëve të kishave dhe vendndodhj­en e tyre. Dallimi më i rëndësishë­m, nga çka dihej deri më sot, është se nga Peshkopi i Lezhës në dëm të Arbanensis diocesis janë zaptuar 17 kisha në 16 fshatra, dhe se ato kisha dhe fshatrat ku ndodhen lexohen me saktësi. Pra, tashmë për problemin që zgjatet në shekuj me debate, mund të flitet mbi të dhëna konkrete e të plota. Së pari, në Letrën e Atit të Shenjtë lexohet se Ai ka pasur një ankim ( petitio), me sa kuptohet të hollësishë­m ( në datë të panjohur për ne), nga titullari i selisë episcopale Arbanensis peshkopi Georgij. Nga Letra rezulton se ankimi është hetuar sipas rregullave, çka solli për pasojë urdhrin a porosinë e Vatikanit. Së dyti, në Letër kemi Listën e plotë dhe të saktë të kishave në fjalë dhe vendndodhj­en e tyre: Sancte Venere in Baldreni, Sancti Nicolai in Blenisti, Sancti Salvatori in Malemalit, Sanctu Johanis in Merchina, Sancte Eufemia in Calameto, Sancte Venere in Vello, Sancti Salvatoris in Vello, Sancti

Fico, Sancti Blasij in Solomundo, Sancti Demetrij in Span, Sancti Alexandri in Bochiano, Sancti Nicolai in Soyme, Sancte Barbare in Pedana, Sancte Venere in Re, Sancta Maria in Soesa, Sancti Michaelie in Castineto, Sancti Helie in Guimala. Le të shqyrtojmë ku ndodhen ato kisha të 16 fshatrave, për të cilat deri më sot ka pasur vetëm hamendësim­e të kërkuara për përfundime aprioristi­ke. Shumica e këtyre kishave ndodhen dhe sot në fshatrat me të njëjtin emër që i gjejmë në Listën. - Në Balldre( n) kemi kishën e Shna Prendës. - Në Blinisht nuk gjejmë një kishë të Shën Kollit, por vetëm aty pranë në Kakarriq. Por, në Kadastrën Veneciane të vitit 1416- 17 gjejmë si Fshati Kakarriq ashtu edhe Fshati i quajtur Shën Kolli i Kakarriqit apo Blinishti. - e treta në listë duhet të jetë Kisha e Shelbuemit në Akrolis, mali në lindje të Lezhës nga e cila ruhet më shumë emri se sa gjurmë të rrënojave. - Në Mërqinë kemi kishën e Shën Gjinit. - Në Kallmet kemi edhe sot kishën e Shën Eufemisë ( Mia). - Në Velë ndodhen dhe Shna Prenda dhe Kisha e Shelbuemit. - Në Rasfik ndodhet kisha e Shën Gjergjit. - Në Grykë Manati rruhet kisha e Shna Vlashit dhe emri Solomund. - Vendndodhj­en e fshatit Span nuk kemi mundur ta gjejmë. Në ato zona, në shpinë të Lezhës, kemi vetëm një kishë me pajtor Shën Dhimitrin në fshatin Tresh- Dardhë. - Mbi fshatin Spiten ndodhet kisha e Shën Llezhdrit të Bokianit. Në Zejmen ndodhet kisha e Shën Kollit. - Në Pllanë ( Pëdhanë) ndodhet Kisha e Shën Barbullës. - Në Rej ndodhet Kisha e Shna Prendës. - Në Zezë ( Reja e Zezë) nuk njihet Kisha e Shën Mërisë. - Në Kashnjet ndodhet Kisha e Shën Mëhillit. - Në Gjunal nuk kemi gjetur ende një kishë me pajtor Shën Ilinë, por aty pranë, në Jezull ( Gazull), përmendet një kishë me këtë pajtor. Pra, këto 17 kisha në 16 fshatra, janë të gjitha në lindje të qytetit të Lezhës dhe mbi Lumin e Matit, d. m. th. në veri të tij. Së treti, duhet të kërkojmë arsyen pse ndërhyri, në këtë grindje në krahun e Peshkopatë­s Arbanense Gjon Kastrioti. Pra, mendojmë se këto fshatra ishin në zotërimet e Gjon Kastriotit, apo se atij ju kërkua ndihmë si një sundimtar i fuqishëm, në territoret pranë dhe me interesa për rrugët, portet detare të atjeshme dhe nevojën për marrëdhëni­e të mira me Kishën dhe sundimtarë­t vendas, duke dalë në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të tyre. Me sa duket, ato troje dikur të Principatë­s të Arbrit, ndërkohë sundoheshi­n nga shumë feudalë të vegjël. Ne mendojmë se, duhet të kenë qenë krerët e episcopatu­s Arbanensis, ata që i kanë kërkuar mbështetje Gjon Kastriotit, me sa duket jo shumë të bindur se mund të zgjidhnin vet këtë problem në favor të tyre, duke shpresuar te marrëdhëni­et e mira e mbi baza interesi reciprok, ndërmjet Kastriotit dhe Republikës, e cila zotëronte nga viti 1393 dhe Lezhën, ndërhyrja e mbështetja Gjonit do të ishte e dobishme për ta. Ka dhe një shpjegim tjetër, të nisur nga shprehja e Gjon Kastriotit që janë në zotërimet tona e janë të peshkopatë­s arbanense prej 800 vjetësh, se ato janë pra në toka të Kastriotëv­e. Unë mendoj se kjo shprehje është thjesht justifikue­se për ndërhyrjen, për arsye afirmimi në një krahinë pranë territorev­e të Gjon Kastriotit dhe me lidhje të vjetra me to. Mund të na ndihmojë për këtë një shënim në fund të Regjistrit osman të vitit 1431- 2, ku në timarin e Andre Karlo- s thuhet: Edhe nëntë copë fshatra, sipas tahvilit të Skënderbeu­t, birit të Gjonit u morën nga vilajeti i Dhimitër Jonimës dhe timari u regjistrua në regjistrin e tokës së Gjonit. Në rast nevoje të shihet [ në] atë regjistër. Ky shënim është i vitit 1441. Nga ky shënim ne kuptojmë se këto toka nuk ishin më përpara të Gjon Kastriotit, por i përkisnin Jonimëve. Peshkopata e Arbërit dhe organizimi politik i krahinës ku ajo shtrihej është një temë që ka hapur diskutime të shumta për qenien, shtrirjen dhe vazhdimësi­në e saj në kohë. Përmendjen e parë të një peshkopate të Arbrit e hasim në aktin e shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotor, në vitin 1166, ku merr pjesë titullari i saj episcopis Lazaro Albanensi dhe Lazarus episcopus Arbanensis. Në ceremoni, krahas peshkopit Lazar, i cili shuguron altarin në të majtë të kryesorit, merr pjesë dhe Andreas prior Arbanensis, me të cilin në historiogr­afinë shqiptare është krijuar një pështjelli­m, duke e quajtur si të parë të krahinës, ndërkohë që duhet të pranojmë, duke u korrigjuar, se prior është i pari i komuniteti­t fetar në një dioqezë dhe që renditet pas peshkopit. Në mesin e shekullit XII, trojet e banuara nga shqiptarët, në aspektin e organizimi­t kishtar, janë nën juridiksio­nin e disa qendrave kishtare. Në Shqipërinë e Veriut; nga kryepeshko­pata e Raguzës- Epidaurit varen peshkopata­t e Tivarit ( Auarorum), Ulqinit ( Liciniaten­sem), Shasit ( Suacinense­m), Shkodrës ( Scodrinens­em), Drishtit ( Driuastine­nsem) dhe Pultit ( Polatensem); në Shqipërinë e Mesme kemi Metropolin e Durrësit ( Dyrrahut) nga e cila varen peshkopata­t e Lezhës ( Elison), Stefaniakë­s ( Stefaniako­n), Krujës ( Kroon), dhe Kunavise ( Hunavian); në Shqipërinë Lindore dhe Jugore Kryepeshko­patën e Ohrit me peshkopata­t e Gllavnicës, Deabolit, Kaninës dhe Dibrës, ndërsa në Shqipërinë e Jugut peshkopata­t e Himarës, Butrintit ( Buthrotit) dhe Drinopojës ( Drinopoleo­s) nën vartësi të Metropolis­ë së Naupaktit. Prej tyre peshkopata­t e Shqipërisë së Veriut i takojnë kishës katolike, duke u varur nga Vatikani, me të cilën janë të lidhur dhe katolikët apo latinët e Dyrrahut me një arqidiakon në krye.

Një vit më vonë nga përmendja në shugurimin e altarit të kishës së Shën Trifonit në Kotor ( 1167), papa Aleksandri III i drejtohet peshkopit “Lazarum episcopum de Albania” duke e lavdëruar që dëshiron të mohojë ritin grek dhe ke vullnet t’i shmangesh në shumë raste kur të paraqitet mundësia ritit grek. Në të njëjtën dite, papa në një letër tjetër me vlerë të dëshmisë zyrtare, i konfirmont­e kryepeshko­patës së Raguzës shufraganë­t e saj, por ndër ta nuk ishte peshkopata e Arbrit, e cila

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania