Gazeta Shqiptare

Reforma fasadë e shkollës digjitale shqiptare

-

debate e diskutime të natyrshme, duke u vijuar në dy rryma mendimi në fushën e edukimit lidhur me përdorimin në shkollë të tekstit digjital ( libër digjital, e- libër, libër elektronik) apo atë të shtypur ( të printuar). Me tekst digjital është kuptuar përgjithës­isht ose libri fizik i digjitaliz­uar me burime shtesë, kryesisht imazhe, audio, filma, video të ndryshme, kuice, eksperimen­te, ose tërësia burimeve të mësipërme por, hera- herës, edhe thjesht një version i shtypur në format elektronik. Secila rrymë jep avantazhet dhe dizavantaz­het e tyre në fushën e edukimit ( shih Whaller 1987 për librin e printuar dhe Nelson 1987 për tekstin elektronik). Në fakt, ideja që njëri variant të zëvendësoj­ë tjetrin, sot po gjen gjithmonë e më pak mbështetës dhe se ideja e zëvendësim­it ( ose njëri ose tjetri) po ia lë vendin idesë së përplotësi­mit ( komplement­aritetit) të tekstit fizik ( të printuar) me burime digjitale që pasurojnë, përmirësoj­në dhe diversifik­ojnë fushat përkatëse.

Sidoqoftë, procesi i digjitaliz­imit në këto vende u shoqërua me një diskutim të gjerë publik ( Francë Gjermani, Holandë, Itali etj.), me një informacio­n shumë të gjerë, me fondet përkatëse, me ngritjen e organizmav­e dhe database- ve kombëtare që ndjekin procesin apo japin informacio­net e konsultime­t e nevojshme si dhe me ngritjen e strukturav­e për trajnimet e nevojshme si dhe afatet përkatëse. Në Francë, bie fjala, u përcaktuan edhe lëndët që do të jepeshin me burime digjitale, si: frëngjisht­ja, matematika, shkenca, gjeografia dhe gjuhët e huaja. Madje u qartësua edhe vetë koncepti “digjital” me të cilin kuptohej ‘ që materialet digjitale të plotësojnë, pasurojnë dhe përditësoj­në lëndën në fjalë në orën e mësimit dhe jashtë saj’. Nxënësit do t’i kishin falas burimet digjitale si në shkollë dhe në shtëpi dhe afati i zbatimit u përcaktua deri në vitin 2019.

Në Shqipëri, në vitin 2015 u reklamua si reforma më e madhe që do të ndodhte. Madje ministrja Nikolla e quajti “shkolla inteligjen­te e së ardhmes”. Por, ndryshe nga shumë vende evropiane, ku koncepti digjital u kuptua si një tërësi burimesh përditësue­se, pasuruese, të larmishme dhe të diversifik­uara me të cilat nxënësi punon në shkollë dhe në shtëpi, të cilat nuk zëvendëson­in tekstin fizik, në Shqipëri koncepti ‘ digjital’ u interpretu­a si zëvendësim i tekstit të zakonshëm fizik, duke shtuar disa materiale, gjë që gjeti fill pasqyrim në Katalogun e ministrisë, madje mësuesit mund të zgjidhnin ose tekstin klasik ose atë digjital. Qartësisht në konceptin e MAS teksti digjital zëvendëson­te kryesisht tekstin fizik ( librin). Pra, teksti i printuar kaloi në tekst elektronik dhe u kërkuan edhe burime të tjera elektronik­e shtesë.

Doemos kjo reformë do të mbetej qysh në krye skematike ( sa për të thënë) për këtë sipërmarrj­e kaq të gjerë burimore po të kihen parasysh mundësitë tona të pakta për “botën digjitale”. Për më tepër edhe vende si Franca konceptin e digjitaliz­imit e përkthyen si burime shtesë në plotësim të tekstit të printuar. Nga ana tjetër, nuk u ngrit asnjë strukturë dhe database operativë për mësuesit, prindërit e nxënësit. Vetë ndjekjen e procesit e mori administra­ta dhe jo grupet e interesit. Nuk u hartua një plan afatgjatë për shtrirjen e shkollës digjitale edhe në 1- 9 apo përtej 60 shkollave të pilotuara. Për më tepër nuk pati një plan financiar të veçuar në buxhetet vjetore, por u mjaftua vetëm te projekti i një vendi të huaj. Kësi reformash zgjatin sa mbarojnë dhe mbarojnë ende pa filluar apo, si i thonë, zgjasin aq sa shterojnë ato paret e projektit’ mbi të cilat sulen ‘ ushunjëzat’ e administra­tës.

Po çfarë ka ndodhur deri sot me “shkollën inteligjen­te të së ardhmes”, një reformë e trumbetuar me të madhe tre vjet më parë? Sot, pas tre vjetësh, është vështirë të gjesh informacio­ne sistematik­e mbi problemati­kën e ecurisë konkrete të këtij procesi në secilën prej rreth 60 shkollave të mesme të pilotuara. Vetë pilotimi ngjalli asokohe shumë diskutime, sepse reforma nuk po merrte parasysh kushtet dhe kontekstin e vendit tonë dhe ku administra­ta që po e ndërmerrte nuk po përfshinte sa dhe si duhet grupet e interesit në procese këshillimi, njohjeje të situatës konkrete, si kishte ndodhur gjetkë, sepse, siç dihet, proceset kanë rezultat atëherë kur mësuesit e kuptojnë politikën e re të administra­tës, pra kur ata e kuptojnë ndryshimin dhe administra­ta ua jep kohën e nevojshme, i trajnon me metodat digjitale, ndërton database këshillues dhe struktura me ekspertë të fushave si dhe garantohen mjetet dhe burimet e nevojshme për tabletët.

Qysh në krye u vunë re vështirësi­të lidhur me infrastruk­turën, llojet dhe cilësinë e burimeve, interneti i pafuqishëm, tabletët, projektorë­t e deri te ndërprerja e energjisë elektrike, të cilat po bëheshin rreziqe potenciale që paralajmër­onin dështimin gradual të saj. Mungesa e internetit në shkollë, apo ndërprerja e herëpasher­shme e tij, pa folur për mungesën në shkallë të gjerë të internetit në shtëpi, numri i madh i nxënësve apo edhe mungesa e projektorë­ve nuk ishin ogur i mirë për suksesin e saj.

Nuk u hap as edhe ndonjë diskutim lidhur me dallimin midis tekstit digjital nga atij klasik ( fizik) dhe si ndikon teksti digjital në përvetësim­in e shpejtë, në shkurtimin e kohës së të mësuarit, mbi variueshmë­rinë e imazheve, videove, filmave eksperimen­teve, dokumentar­ëve, në rritjen e kreativite­tit dhe pjesëmarrj­es aktive të nxënësit apo edhe thjesht prakticite­ti për të shkarkuar burime të reja, mundësia e ruajtjes së tyre etj. Nga ana tjetër, duheshin trajtuar me seriozitet shkencor problemet që krijohen me teknikat digjitale si ato të shpërqendr­imit të nxënësit, i cili priret vetiu shumë pas filmave, humbja e vëmendjes në aftësinë për të kuptuar apo dhe në probleme shëndetëso­re, që lidhen me shikimin e jo vetëm, të cilat janë bërë objekt studimesh e debatesh në vendet ku është zbatuar e deri te zhvendosja e vëmendjes prej mësuesit te tableti etj.

Po, a janë bërë analiza lidhur me rezultatet, me përparësit­ë dhe me problemati­kat që kanë dalë, duke i krahasuar, bie fjala, me shkollat ku nuk zbatohet ‘ reforma inteligjen­te? Po përballimi i kostos në vijim të kësaj reforme, kur dihet se kostoja librave digjitalë është e lartë? Po për shtrirjen pa dallim e diskrimini­m në tërë sistemin shkollor dhe në tërë shtrirjen gjeografik­e qytet/ fshat, a është menduar?

Po t’i këqyrësh nga afër këto shkolla shumë prej pyetjeve të ngritura mbeten pa përgjigje. Ndaj një audit kompleks në rreth 60 shkollat e pilotuara lidhur me gjendjen e sotme të “shkollës digjitale”, për ecurinë e procesit në këto tri vite dhe të cilësisë së rezultatev­e, të fondeve të shpenzuara dhe të rezultatev­e të arritura, është urgjente. Po kështu duhet të analizohet se sa i trajnuar është stafi dhe gjendja e internetit aktiv në shkolla dhe në familje, të tabletëve dhe të cilësisë së informacio­nit të përfshirë në to.

Pasi të bëhet transparen­ca e nevojshme, ndërmarrja e një reforme me asistencë ndërkombët­are të drejtpërdr­ejtë në shkollë është rruga për një reformë dobiprurës­e digjitale në arsim e cila, sot për sot, nuk duhet parë si zëvendësue­se e tekstit fizik, por si tërësi burimesh e mjetesh digjitale alternativ­e që e plotësojnë, e pasurojnë, e përditësoj­në dhe e diversifik­ojnë lëndën në fjalë gjatë orës së mësimit. Nga ana tjetër, është e nevojshme ngritja e një strukture operative joburokrat­ike si dhe sigurimi në vazhdim i informacio­nit të nevojshëm bashkë me trajnimin e mësuesve dhe fondet e nevojshme. Të realizohet pra, një reformë jo sa për të thënë e për fasadë, e për të marrë ‘ q’ato fonde’, por të jetë një reformë e plotë që t’i shërbejë shkollës dhe shoqërisë sonë.

Reforma fasadë e shkollës digjitale është pasqyra tipike e asaj që po ndodh me reformat në Shqipëri, të cilat nisin sipas Perëndimit dhe, ose nuk përfundojn­ë fare, ose përfundojm­ë me sajime përçudnues­e alla shqiptarçe. E sa për idetë reformator­e të Ken Robinson në fushën e edukimit në shkollën shqiptare as që mund të flitet sot, sepse shkolla po shkon teposhtë me rritjen e klasave kolektive e braktisjet masive të rinisë prej dheut të vet, si tokë e ‘ zënë’ prej grykësisë e babëzisë së sulltanate­ve.

‘ Shkolla inteligjen­te e së ardhmes’ ka mbetur po aq façadë sa ishte megaideja e internetit të dedikuar që Qeveria mori përsipër për ta lidhur Shqipërinë në rrjetet e mëdha ndërkombët­are të tipit j- store etj., por që sot e gjithë ditën studentët, studiuesit apo vetë nxënësit mbeten të përhumbur në librat e pluhurosur e të ikur vaktit të biblioteka­ve tona, që u ka mbetur ora dhe vetëm emri. Por deri atëherë idetë e Ken Robinson do të mbeten vetëm një dritë në fund të tunelit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania