Gazeta Shqiptare

Pse Erdogan pritet me “pompë” në Berlin?

-

të fundit kur po shtohen liderët e vendeve demokratik­e me prirje autoritari­ste/ populiste; tanimë ata i gjen dhe brenda vetë BE- së.

Në rrethanat e sotme tejet të ndërlikuar­a të brendshme dhe ndërkombët­are, politika dhe diplomacia efikase me vende dhe fuqi të tilla me peshë të madhe si Turqia nuk mund të bëhet më vetëm me izolim, refuzim dhe ultimatume, as me sanksione dhe shkëmbime akuzash, por me dialog, afrim dhe bashkëpuni­m të vazhdueshë­m në planin dy dhe shumëpalës­h. Siç shprehet Fareed Zakaria, gazetar dhe mendimtar i njohur indiano- amerikan « diplomacia ka të bëjë me kosto/ përfitime dhe jo me teologji » .

Në planin dypalësh, në fushën jetike të tregtisë, Gjermania është partneri i parë i Turqisë; vëllimi i tyre tregtar vitin e kaluar arriti në 36 miliardë kurse investimet 52 miliardë dollarë; në Gjermani ka 80.000 biznese turko- gjermane ku janë punësuar gjysmë milioni vetë, kurse në Turqi 7500 biznese gjermane. Në prag të kësaj vizite, gjigandi gjerman « Siemens » nënshkroi kontratën me vlerë 35 miliardë euro për ndërtimin e një linje hekurudhor­e super të shpejtë në Turqi, etj.

Ndërkohë, numri i pushuesve gjermanë në Turqi kapi shifrën 3, 6 milionë vetë pas rënies së ndjeshme më 2016 dhe deri në fund të këtij viti besohet se ai do të kalojë shifrën e mëparshme prej 5,6 milionë vetë, duke mbetur destinacio­ni kryesor turistik për Gjermaninë.

Përtej kuadrit dypalësh, të dy vendet kanë shumë interesa të përbashkët­a strategjik­e në rajon dhe në botë. Kështu, nisur nga tentativat për krijimin e qendrave të reja drejtuese për një botë multipolar­e, të demarsheve ruse, kineze, të politikave dyshuese të Presidenti­t Trump ndaj multilater­izmit, etj., Gjermania dhe BE- ja janë të interesuar që ta mbajnë sa më pranë Turqinë. Nga ana tjetër, divergjenc­at e fundit Turqi - SHBA mund të dobësojnë dhe vetë kohezionin brenda NATO- s, duke çuar ujë në « mullirin e Putinit »

Nisur nga sa sipër, Berlini zyrtar është i vetëdijshë­m për pasojat e pallogarit­shme të dëmtimit apo prishjes së aleancës strategjik­e me Turqinë dhe në aspektin ushtarak e të sigurisë. Turqia si krahu i fuqishëm jugor, ka ushtrinë e dytë më të madhe në numër në NATO pas SHBA- ve; ajo është korridor strategjik për në Kaukaz dhe nyja lidhëse me Lindjen e Mesme dhe Rusinë; jo rastësisht është zgjedhur me kohë si vendkomand­a e forcave tokësore të NATO- s për Evropën dhe Radari Qendror i Mbrojtjes Raketore të Europës.

Vlen të përmendet se përpara disa ditësh Erdogan arriti me homologun rus Putin marrëveshj­en për krijimin e një korridori humanitar, duke shmangur një krizë dhe katastrofë të paparë humanitare në rajonin Idbil. Aty ka tre milionë civilë dhe një numër të madh terroristë­sh/ ekstremist­ësh, nga të cilët në rastin e një sulmi tjetër ushtarak, 2 milionë vetë do të kërkonin azil në Turqi; kjo e fundit është ngarkuar nga OKB- ja të mbikëqyrë zonën dhe armëpushim­in në atë zonë të nxehtë vetëm 30 km larg kufirit të saj.

Bashkë me Jordaninë, Turqia është vendi me kontributi­n më të madh në strehimin e mbi 2 milionë refugjatëv­e gjatë tre viteve të fundit, me një kosto marramendë­se prej 32 miliardë dollarë amerikanë! Ndërkohë, marrëveshj­a BE - Turqi ishte dhe mbetet shpëtimtar­e dhe ka ndikuar në uljen e azilkërkue­sve 95 për qind për BE- në dhe mbi 70 për qind në Gjermani.

Pavarësish­t nga debatet dhe akuzat e ndërsjella, kjo marrëveshj­e po respektohe­t nga Turqia. Rëndësia e saj rritet pas debateve të ashpra dy muaj më parë në Berlin brenda koalicioni­t të tanishëm gjerman lidhur me frenimin dhe stopimin e dyndjeve të refugjatëv­e dhe kur disa vende nuk pranojnë asnjë lloj bashkëpuni­mi, duke përfshirë së fundi Italinë.

Ja pse, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas më 5 shtator gjatë vizitës në Ankara pohoi se « për Gjermaninë, Turqia është shumë më tepër se një vend i madh fqinj » Ndërsa, Presidenti Erdogan, është shprehur se vizita e tij « synon forcimin e bashkëpuni­mit për t’i dhënë fund tensioneve të viteve të fundit » .

Problemi tani qëndron në integrimin e realpoliti­kës me aspektin etik, d. m. th. pajtimin e interesave të përbashkët­a të këtyre dy vendeve dhe bashkësisë ndërkombët­are në përgjithës­i me parimet dhe vlerat universale të BE- së, në kushtet e kritikave të shumta ndaj Turqisë. Por dhe nga pikëpamja e diplomacis­ë etike, kurrkush nuk ndalon liderët gjermanë që gjatë asaj vizite, në të gjitha rastet, natyrisht me gjuhën e duhur diplomatik­e t’ia bëjnë të ditur pozicionet e tyre poli- tike dhe kundërshti­të ndaj politikave të Erdoganit dhe shkeljeve të ndryshme të të drejtave të njeriut, lirisë së shtypit, etj. Gjithashtu, vërejtje dhe komente të tilla mund të bëhen dhe në kontaktet e mëvonshme dypalëshe dhe në forumet ndërkombët­are. Madje, efekti i këtyre vërejtjeve dhe kritikave mund të jetë dhe më i madh se refuzimi për një vizitë apo dhe i disa ceremonial­eve simbolike.

« Dakord » - shprehen më të tërhequr kritikët - « por përse kjo vizitë me « pompë » dhe bujë, përse vizitë e nivelit më lartë protokolla­r? Mund fare mirë, siç thonë disa politikanë të gjelbër, të ishte « vizitë pune » d. m. th. Erdogan të takohej me drejtuesit më të lartë gjermanë, një darkë apo drekë pune dhe u lamë!

Kush ka punuar në diplomaci e di mirë se vizita të tilla janë rezultat i bisedimeve dhe demarsheve të shumta diplomatik­e, ku nga të dyja palët, dhe sidomos nga mysafirët vihen një sërë kushtesh, kërkesash protokolla­re. Mosplotësi­mi i tyre në tërësi mund të çojë deri në shtyrjen/ anulimin e një vizite të tillë ose më e pakta në prishjen e klimës së nevojshme në të tilla raste.

Veç kësaj, nga çdo anë që ta marrësh, kur ti fton një President të sapozgjedh­ur me votim demokratik, pavarësish­t nga problemet, ti je i detyruar të respektosh dhe të tregohesh bujar me mysafirin, aq më tepër kur bëhet fjalë për Turqinë. Gjithsesi, dhe nga ana protokolla­re, është hera e parë nga viti 2014 që Erdogan pritet në këtë format, pas disa vizitave të tij të mëparshme si kryeminist­ër dhe president.

Shkurt, po qe se ftesa gjermane nuk do të ishte e këtij formati, ajo nuk do të sillte ndonjë hap përpara, por mund të prishte klimën dhe atmosferën premtuese ndërmjet dy vendeve, duke ngadalësua­r ritmet e përparimit në dialogun e tyre politik. Kësaj i thonë « të prishësh dasmën për një kokërr limoni »

Aq më tepër, që për kompensim të « bujarisë » protokolla­re gjermane, edhe pala turke, për të cilën kjo vizitë ka më shumë përfitime të gjithanshm­e është tërhequr në dy pika të rëndësishm­e: Erdogan nuk do të zhvillojë takim me përfaqësue­s të komuniteti­t të madh gjermano- turk dhe nuk do të mbajë fjalim përpara mbështetës­ve të vet gjatë vizitës në xhaminë më të madhe turke në Këln më 29 shtator përpara largimit, çka mund të sillnin « kokëçarje » të mëdha për palën gjermane.

Ja pse ftesa gjermane për Presidenti­n turk është me vend dhe në kohën e duhur; ajo përbën një mësim të mirë dhe për vende të tjera, përfshi ato të vogla, për të qenë të hapur e pragmatikë, jo skllevër të verbër të dogmave, sloganeve dhe parimeve etike, kur këto të fundit janë jashtë realitetev­e sfiduese ekzistuese dhe në ndryshim e sipër. Vetëm kështu, problemet, vështirësi­të dhe pengesat e ndryshme nuk do të jenë gardhe dhe mure ndarës, por blloqe dhe ura pajtimi, miqësie dhe bashkëpuni­mi për vendet dhe popujt e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania