Gazeta Shqiptare

Gega: Fitojmë për tifozët, Partizani ka më shumë kualitet

Në "Selman Stërmasi" të premten zerohen diferencat, por tropojani është plot besim Trajneri i kuq flet pa dorashka përpara Tiranës

-

e merr apo jo përgjigjen që do. Presioni është, por edhe emocionet e ndryshme, por duke parë në sy futbollist­ët ndahet e kaluara dhe emocionet dhe e presim ndeshjen me kënaqësi. Gjithmonë luhet për tifozët Tifozët janë lojtari i 12- të te ne dhe ishim me fat që në takimin me Flamurtari­n ato ishin nxitës të mëdhenj, pasi na mbështetën dhe mendoj se ua kthyem me të njëjtën monedhë. Edhe në derbi edhe çdo ndeshje tjetër duhet të dimë mënyrën si lua- jmë dhe të bëjmë më të mirën. Mos të zgjedhimin ndeshjen me emocione, por të bëjmë më të mirën si në sulm e mbrojtje. Pritja e gjatë te Partizani për një titull Në shtëpi ndihesh shumë mirë, pasi kam ardhur që 18 vjeç dhe kam nisur karrierën. E kam provuar pa kushte dhe kam gjetur ambientin e duhur dhe Partizani ka histori të madhe. Fitoret e derbit, të shumë derbeve pasi janë bërë shumë. Është një lloj ngarkese pasi duhet të mbahet e njëjta gjë, por unë këtu jam për çdo ndeshje jo vetëm për derbin. Ne duhet të përmbushim objektivat dhe unë kam ardhur me mision për të çuar Partizanin aty ku duhet. Kalimi i momentit negativ i Tiranës? Nuk më tremb rritja e Tiranës, pasi jemi më të ndërgjegjs­hëm për atë rritje. E njohim më mirë dhe pashë në ndeshjen me Skënderbeu­n dhe Tiranën dhe është një ekip me dëshirë dhe që vrapon. E kam studiuar dhe këto ditë do të studiojmë detajet. Nuk na tremb, por e respektojm­ë aq sa duhet dhe duhet të jemi në vendin e duhur e kohën e duhur. Derbi apo objektivat? Me gjithë respektin për tifozët, por edhe për çdo dashamirës është një punë që gatuhet sot dhe frytet nuk merren menjëherë. Nëse fitohet derbi, është shumë mirë dhe ne këtë duam e unë nuk hyj te njerëzit që veçohen nga sportdashë­sit, por unë hyj te tifozët dhe dua të fitoj çdo ndeshje. Ndeshjen më të mirë, unë e kam bërë kundër vëllait tim dhe kam dashur të fitoj, por kështu është futbolli. Objektivi është një projekt që duhet realizuar dhe tifozët duhet të shohin diçka afatgjate. Sa kualitetet keni në skuadër? Në javët e para nuk thuhet që jemi për kampionë, por gjërat shihen javë pas jave. Shpresoj që në ndeshjen me Tiranën të shkojnë gjërat siç ne dëshirojmë dhe ideja për vendet e para përforcohe­t dhe shihet çdo ditë. Më intereson që kemi grup dhe që po sillet mirë brenda dhe jashtë fushe dhe është baza për një trajner që të punojë komod. Futbollist­ët po punojnë siç duhet edhe për jetën e tyre, por edhe për të ardhmen e klubit. Po ndryshimi me derbin e dikurshëm? Të gjithë kemi qenë bio nga akademitë e klubeve, ndërsa sot kemi mix me lojtarë nga jashtë, por edhe nga brenda që nuk kanë lidhje me historinë e klubit. Fakti që po stërviten me mirë, janë korrektë dhe japin maksimumin besoj se kanë përgjegjës­i dhe e njohin pasi është lehtë të dish e studiosh se çfarë ka ndodhur me Partizanin. Lidhja lojtarë- trajner duhet të funksionoj­ë si familje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania