Gazeta Shqiptare

Dëshmia e ish- oficerit Nuhu, prokuroria e Tiranës nis hetimet

Denoncimet për përndjekje, në verifikim procedurat e ndjekura nga policia SHÇBA sekuestron librat e shërbimit në disa komisariat­e

-

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Anke sat pranë Ministrisë së Brendshme ka çelur një hetim për të sqaruar pretendime­t e ngritura nga ish- oficeri i policisë Emiljano Nuhu se ishte kërcënuar me armë në postën e policisë FushëKrujë, në prani të deputetit të PS- së Taulan t Balla dhe kryebashki­akut të Krujës, Artur Bushi, pasi kishte marrë denoncimin e një vajze kundër djalit të deputetit Rraman Rraja. Mësohet se po verifikohe­n gjithë procedurat e ndjekura nga policia në lidhje me denoncimet e bëra për përndjekje nga 25- vjeçarja Xhisiela Maloku, po ashtu edhe denoncimet për kërcënime nga ish- oficeri i policisë. SHÇBA ka zbarkuar në Komisariat­et nr. 3 dhe 6 në Tiranë, si dhe stacionin e Fushë Krujës, duke sekuestrua­r librat e shërbimit.

Gjithashtu, prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me dëshminë e publikuar të mërkurën të Emiliano Nuhut. Organi i akuzës po heton mbi kallëzimin e bërë nga ana e ish- oficerit Nuhu për "kanosje për shkak të detyrës". Në kallëzimin e bërë në 1 shtator, Nuhu pretendon se është kërcënuar nga dy të afërm të deputetit në një lokal në Tiranë. Takimi në fjalë është zhvilluar në një lokal në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Prokuroria ka sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit, të cilat nuk kanë audio. Nga këqyrja e pamjeve rezulton se tre personat janë takuar, kanë biseduar dhe janë përshëndet­ur me shtrëngim duarsh. Në deklarimet e dhëna për llogari të hetimit dy familjarët e Rrajës kanë pohuar se janë takuar vetëm për të diskutuar dhe kanë mohuar çdo kërcënim ndaj oficeri Nuhu. I njëjti fakt konstatohe­t edhe nga gjuha e trupit e tre personave në këtë takim. Hetimi ka zbuluar se takimi është lënë në një komunikim në whatsaap mes tyre dhe oficerit. Në analizë të komunikimi­t, të sekuestrua­r nga telefoni i njërit prej tyre, rezulton se i kanë kërkuar të takohen për të folur dhe se nuk ka ndonjë frazë kërcënuese.

DENONCIMET

Pasditen e së shtunës të datës 21 korrik 2018 në komisariat­in nr. 3 është para-

qitur 25- vjeçarja Xhisiela Maloku, e cila ka denoncuar për përndjekje ish- të dashurin e saj Rexhep Rraja. Sipas asaj që 25- vjeçarja ka thënë para uniformave blu konfliktet mes të rinjve kanë nisur në fund të vitit 2017, atëherë kur edhe lidhja e tyre ka marrë fund. Gjatë këtyre muajve mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës ka pasur disa episode dhune për të cilat 25vjeçarja ka shkuar në disa komisariat­e si në komisariat­in nr. 3, komisariat­in nr. 6 në komisariat­in e Krujës si edhe në stacionin e policisë në Fushë- Krujë. Por për arsye ende të paqarta vajza nuk i shkonte deri në fund denoncimit dhe linte deklarata me shkrim se problemet mes saj dhe ish- të

dashurit janë shuar. Në intervistë­n e dhënë për gazetarin Basir Çollaku, ish- oficeri i policisë Emiljano Nuho thotë se 25- vjeçarja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish- i dashuri dhe të afërmit e tij. Edhe guximi i marrë më 21 korrik ku në orën 19: 00 vajza u paraqit në këtë komisariat zgjati pak, pasi 2 orë më vonë, në orën 21: 00 ajo u paraqit në stacionin e policisë në Fushë- Krujë ku kërkoi të tërheqë denoncimin për përndjekje. Prej datës 21 korrik dhe deri në datën 30 korrik vajza u paraqit disa herë në komisariat­et e policisë. Pas marrjes së denoncimit tek komisariat­i nr. 3 çështja u delegua në Fushë- Krujë aty ku edhe jetonte vajza dhe i akuzuari. Me rastin e vajzës u mor oficeri Gentjan Çitozi, i cili u denoncua nga vajza në SHÇBA e Durrësit pasi ai nuk po merrej siç duhet me rastin. Mësohet se po verifikohe­n gjithë procedurat e ndjekura nga policia në lidhje me denoncimet e bëra për përndjekje nga 25- vjeçarja Xhisiela Maloku, po ashtu edhe denoncimet për kërcënime nga ish- oficeri i policisë. SHÇBA ka zbarkuar në komisariat­et nr. 3 dhe 6 në Tiranë, si dhe stacionin e Fushë Krujës, duke sekuestrua­r librat e shërbimit.

Më pas çështja iu kalua Emiljano Nuhut, i cili më 30 korrik ka marrë në pyetje vajzën dhe ka tentuar të marrë në pyetje Rexhep Rrajan. Në këtë moment ish- oficeri Nuhu pretendon se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga xhaxhai i Rexhepit, Xhelal Rraja, i cili i vuri pistoletën në kokë. Të pranishëm në zyrë sipas Nuhut ishin deputeti Rraman Rraja, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi dhe deputeti Taulant Balla. Po të njëjtën ditë, Nuhu pretendon se teksa po kthehej në banesën e tij në Tiranë është kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja, të cilët i kanë lënë takim në një lokal në zonën e Unazës së Re.

 ??  ?? Komisariat­i i Policisë Nr. 3
Komisariat­i i Policisë Nr. 3
 ??  ?? Rexhep Rrahja
Rexhep Rrahja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania