Gazeta Shqiptare

Skandali, Balla kallëzon Bashën. Paloka: Po prishin provat

PD: Heshtja e Ramës për denoncimin e nënkomisar­it, pjesë e skenarit mafioz Bushi: Shpifje, nuk e njoh oficerin Nuhu

-

Taulant Balla kallëzoi dje penalisht në Prokurorin­ë e Tiranës kryetarin e opozitës, Lulzim Basha; ish- nënkomisar­in e policisë së Krujës, Emiliano Nuhun si dhe gazetarin Basir Çollaku, për lidhjen e emrit të tij me një ngjarje të zhvilluar në 21 korrik në Komisariat­in e Krujës. Balla pretendon se kreu i opozitës ka shpërdorua­r detyrën, ka bërë kallëzim të rremë në adresë të tij, si dhe e ka fyer qëllimisht. Për të njëjtat vepra, kreu i grupit parlamenta­r socialist, Balla akuzon dhe ish- oficerin e policisë dhe gazetarin Çollaku. "I bëj thirrje prokurores së përgjithsh­me, Prokuroris­ë së Tiranës, Policisë së Shtetit të marrin të gjitha përgjegjës­itë që u takojnë në zbardhjen e këtij inskenimi të turpshëm. E garantoj Lulzim Bashën, gjobaxhiun e rëndomtë të sipërmarrë­sve, mos guxo të më vendosësh edhe mua gjobe me kusht mospërball­jen. Je shumë i dobët për mua, Lulzim. Mirë kryetar partie se nuk di ta bësh, duke e degraduar PD në një organizate banale babalesh. Mos guxo të bësh më as regjisorin apo skenaristi­n, sepse qenke për turp", deklaroi z. Balla. Por, ai paralajmër­oi se sot do të padisë edhe Edi Palokën për shpifje.

AKUZA

Edi Paloka, nënkryetar­i i PD- së foli dje për një skenar përmes së cilit po tentohet mbyllja e skandalit "Balla", që sipas opozitës ekspozon lidhjet e bashkëpunë­torëve të kryeminist­rit me krimin. Sipas opozitës, dëshmia tronditëse e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu është pasqyra e vërtetë e kriminaliz­imit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës. "Heshtja e kryeminist­rit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet, heshtja e kryeminist­rit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja, heshtja e kryeminist­rit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamenta­r të PS, Taulant Balla, i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë; heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet, që mbron bandat dhe banditët që kontrolloj­në sot territorin, shtetin dhe policinë", deklaroi z. Paloka. Ai iu përgjigj deklaratav­e të Ballës për kallëzimin për shpifje ndaj tij, duke thënë se ai po mbron përdhunues­in e një jetimeje, ndërsa më parë

ka qenë edhe vetë i akuzuar për përdhunim. Paloka tha se në gjyq do t'i japë të gjitha me detaje nga burime origjinale, duke i treguar deputetit socialist se ka ca të njohur në Laç.

REAGIMI

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, mohoi

dje të ketë qenë në Komisariat­in e Fushë- Krujës dhe përfshirje­n e tij në skandalin e dhunimit të një të reje, ku akuzohet djali i një deputeti socialist. Ai i quan shpifje, deklaratat se ka qenë në zyrën e oficerit të policisë kur atij i është vënë pistoleta në kokë dhe këtë sipas tij “Nuhu është një fatkeq që po e shpërdoron Basha. Unë nën cilësinë e kryetarit të Grupit sapo është publikuar rasti në media tre muaj më parë, e kam thirrur deputetin Rrahja të më shpjegojë ngjarjen. Z. Rraja më ka informuar se lidhur me këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve që kanë pasur një marrëdhëni­e intime. Ai më konfirmoi se ka gjetur një zgjidhje mes tyre” – tha Balla.

e vërtetojnë kamerat në komisariat. "Nuk e njoh oficerin në fjalë. Nuk i di emrin dhe nuk e kam takuar kurrë. Njëkohësis­ht, as që bëhet fjalë që të kem qenë në ambientet e rajonit të policisë së Fushë- Krujës, as vetëm e as bashkë me ato që oficeri apo ish- oficeri tani pretendon. "Rama po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunë­torëve të tij më të ngushtë me krimin. Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpuni­m me krimin, Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar për të sulmuar denoncuesi­n e krimit, për të prishur provat", - tha Paloka.

Garantoj se kjo shpifje do të hidhet poshtë me fakte, pasi rajoni policor ka kamera dhe nëse unë do të kisha qenë, do të isha filmuar. Është në ngarkim të organeve kompetente të verifikojn­ë kamerat dhe të provojnë se e gjithë kjo është një shpifje e madhe", shprehet z. Bushi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania