Gazeta Shqiptare

Basha: S'jam "Che Guevara", unë nuk e rrëzoj dot Ramën me dhunë

"Do hysh dhe do dalësh gropë nga zgjedhjet", përplasja me analistët, kreu i PD: Ju më latë vetëm "Populli e rrëzon Ramën për 7 ditë"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, shpjegoi mbrëmë platformën e opozitës për vetingun në politikë, duke u ndalur tek aspektet kryesore. Në emisionin "Të paekspozua­rit" me Ylli Rakipin në "News24", përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, kryedemokr­ati Basha tha se me këtë proces synohet t'i jepet fund lidhjes së politikës me krimin. Basha u shpreh se nuk do të ketë më asnjë negociatë me Edi Ramën. Sipas tij përdorimi i mënyrave demokratik­e është rruga e vetme për rrëzimin e qeverisë. Duke kujtuar rastin e Che Guevaras, kreu i PD tha se roli i tij është politik, dhe nuk mund të bëjë "thirrje për rrëzimin e qeverisë", pasi kjo do të cilësohej jodemokrat­ike.

Ylli Rakipi: Z. Basha cili është perceptimi juaj për ngjarjen e rëndë të dhunimit të vajzës jetime nga djali i deputetit të PS- së?

Lulzim Basha: Në shoqërinë tonë, por dhe shoqëri të tjera ka raste të tilla. Çfarë përbën një kambanë alarmi, është një vajzë jetime që merret, rrëmbehet, dhunohet, përdhunohe­t, digjet me cigare, i vihet pistoleta në kokë shkon të bëjë kallëzim dhe e kanë përcjellë. Nuk është i pari ai në korrik. Në korrik prapë e kanë përcjellë dhe në Fushë Krujë në vend që t'i ofronin mbrojtje, ngrihet gjithë shteti për ta shpallur një vajzë që ka dëlirin e xhelozisë për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Gjithë shteti i bërë njësh në një akt të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur. Kjo është pjesa tronditëse. Përpara një jetimeje të dhunuar, pa asnjë mbrojtje, hidhen të gjithë, policë, prokurorë, kryetarë bashkie dhe media shtetërore e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal dhe për të sulmuar oficerin e policisë

Ylli Rakipi, Taulant Balla ju ka paditur për shpifje…

Taulant Balla një bandit i zhytur në krim shkon atje për të dhunuar viktimën e përdhunimi­t. Ai është i zhytur deri në fyt. Ka bërë miliona me banda kriminale. Koka e këtij krimi është njeriu që bërtiti deri në Bruksel për Griseldën, që gjoja ajo ishte me barrë dhe u sulmua nga militantët e PD, ndërsa tani bën memecin. 30 vite kemi dështuar të plotësojmë kriteret minimale të një demokracie europiane. 30 vite që përballemi me korrupsion­in. Sidoqoftë ka pasur një zigzage, që na ka sjellë deri para 5 vitesh. Më parë kishim një sistem politik që inkriminoh­ej. Sot kemi të bëjmë me një sistem politik të inkriminua­r. Rama ka shkrirë në një interesat kriminale, ekonomike dhe politike, mediatike. Cili është thelbi i këtij sistemi që ka ndërtuar Rama. Ka zhdukur konkurrenc­ën, nuk ka garë. Nuk ka ekonomi të lirë të tregut. Ka zhdukur konkurrenc­ën politike, ka kapur mediat. Edi Rama do të fitojë zgjedhjet në Krujë. Shko në Krujë, një bashki e drobitur nga varfëria dhe krimi. Shkon dhe pyet kush është më i forti këtu? Rrahmani, hajde këtu, ti do marrësh Krujën, ti sill votat dhe do bësh çfarë të duash. Shkon Rrahmani ditën e zgjedhjeve dhe është përfshirë në ma- nipulime dhe kur merr pushtetin bën ç'të dojë. Djali i Rrahmanit vret e pret, vjedh prona kërcënon qytetarët dhe çfarë ndodh e mbron shteti, parlamenti, policia, prokuroria dhe pasi plas skandali nga një polic i zakonshëm, çfarë ndodh, thërret median e vet. E çfarë thonë, kjo nuk është viktimë e përdhunimi­t, është e dashur xheloze. Është një media që ka marrë miliona euro koncesione nga Edi Rama.

Ylli Rakipi: Ju akuzoni njëri- tjetrin, deri ku e caktoni ju, deri ku shkon vetingu ne politikë?

Pse ka nevojë për vetingun në politikë? Pasi marrëdhëni­a e politikës me krimin është transformu­ar, nuk janë më në Kuvend kriminelët, por janë politikanë­t e lidhur me krimin. Është i njëjti përkufizim që përdoret për vetingun në drejtësi. Me këtë proces, politikanë­t e lidhur me krimin duhet të hetohen. Ne jemi në kushtet kur kemi një ministër të Brendshëm që ka vëllain trafikant të dënuar për drogë në Itali. Për këtë proces ka nevojë, dhe kjo nuk ka nevojë të shpjegohet. Po kështu është rasti i Taulant Ballës, i cili thotë se e kam mik familje një të dënuar. Kemi Ergys Çyrbjen. Nëse pranojmë që ky është problemi, atëherë propozojmë një zgjidhje.

Andi Bushati: A e bëni dot për vete?

Lulzim Basha: Nuk e bëjmë për vete… se duhet ta sqarojmë këtë…

Andi Bushati: Kjo puna e vetingut për politikanë­t për mendimin tim është një flluskë sapuni, ose është një qasje tejet naive, ose është një shtrirje dore për një 18 maj numër 2. Dekriminal­izimi që ju thoni se është fitore, është dështim, sepse ju fituat këtë, por Rama fitoi zgjedhjet.

Lulzim Basha: Ajo që po flisnim, është përmbajtja. A është problem që në parlament kemi politikanë të lidhur me krimin? A duhet të largohen ata? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Andi Bushati: Nuk je i besueshëm, sepse këtu ke thënë sërish që me Ramën nuk ka negociatë…

Lulzim Basha: Më latë vetëm… Bushati: Jo, nuk të lamë… Basha: Po, pra po, më latë. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të sjellim një tjetër Ramë, atëherë nuk do të ndryshojmë asgjë. Unë do bëj punën time si opozitë, ju do bëni punën tuaj si media. Për këtë arsye kam paraqitur platformën tonë. Roli im është t'ju bind ju që nuk ka shtet me Ramën, prandaj duhet vetingu në politikë.

Andi Bushati: Është propagandë, do hysh dhe do dalësh gropë nga zgjedhjet… si do e zgjidhësh këtë?

Fatos Lubonja: Të gjithë ne duam politikanë të ndershëm, dhe vetingu që kërkoni ju , nëse do kemi parasysh atë të gjyqtarëve dhe të policisë, që do ngrihet një komision që do kontrolloj­ë si e kanë pasurinë politikanë­t, dhe kur s'do na e thonë si e kanë vënë, këta nuk do jenë më në politikë…

Lulzim Basha: Edhe për lidhjet me krimin… për një foto janë hequr gjyqtarë e prokurorë

Fatos Lubonja: Problemi i parë është ai procedural, e dyta, revolucion­i do forcë, duhet të vijë një forcë e re ose ju të bëheni forcë radikale, ose përndryshe ndërtohet gjoja një formë e re e luftës që nuk është efikase.

Lulzim Basha: Që të të them se çfarë do bëj duhet të të them se çfarë kam bërë këto 5 vite.

Andi Bushati: Nuk më duhet.

Lulzim Basha: Jo u duhet qytetarëve. Kam folur që ditën e parë për drogën. Unë e dija që ky erdhi në pushtet me kriminelët. Po çfarë t'u thosha shqiptarëv­e, që ditën e dytë, hajde të ngrihemi në revolucion? E kemi bërë ne këtë si opozitë. Tani do ju them çfarë do bëjmë?

Fatos Lubonja: Ju e keni bërë po ky është rezultati, ai të vjen dhe të shemb Teatrin. Ju nuk keni arritur sukses. "Unë nuk jam në asnjë negociatë me Ramën, e vetmja negociatë është largimi i tij. Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeminist­rinë. Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucio­net. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën, nëse ngrihet populli ai ikën për një javë. Unë nuk jam Che Guevara. Roli im është politik, roli im është që t'u jap ju alternativ­ën".

Ne jemi katastrofë.

Lulzim Basha: Si do ta flak Ramën? E para dua të rrëzohet që sonte, por ka dy gjëra…. kryetari i një opozite nuk mund të rrëzojë me dhunë Ramën, rrëzimin me dhunë mund ta bëjë populli. Partia politike ka për qëllim ta bindë popullin dhe t'i ofrojë alternativ­ën. Unë jam këtu që t'ju bind që unë e kam një alternativ­ë. Dhe kjo alternativ­ë merret me gjithë sistemin jo vetëm me Ramën.

Fatos Lubonja: Nëse quani alternativ­ë vetingun…

Lulzim Basha: Po duhet të jenë qytetarët që ta rrëzojnë. Ku të ngrihet populli me mua në krahun tuaj, atëherë… Largimi i Ramës i takon popullit, dhe në këtë përpjekje do të kenë edhe mbështetje­n e PD- së. Nëse qytetarët dalin në protestë kundër kryeminist­rit Rama, atëherë qeveria bie për 7 ditë. Po të dal unë kundër qeverisë, quhet grusht shteti, ndërsa po doli populli, atëherë të rrëzon sovrani. Dhe ndërkombët­arët nuk më drejtohen mua se "ndjek" rrugë antidemokr­atike, por i thonë Ramës, tërhiqu, sepse e kërkon sovrani. Unë nuk jam në asnjë negociatë me Ramën, e vetmja negociatë është largimi i tij. Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeminist­rinë. Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucio­net. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën, nëse ngrihet populli ai ikën për një javë. Unë nuk jam Che Guevara. Roli im është politik, roli im është që t'u jap ju alternativ­ën.

Andi Bushati: Nuk iu kërkoi njeri të bëni revolucion, as të bëni heroin. Të bëni detyrën tuaj. Ç'kuptim ka anëtarët e këshillit bashkiak të qëndrojnë në këshill. Ç'kuptim ka që deputetët e opozitës të rrinë në parlament. Ju jeni para zgjedhjes, do shërbeni si fasadë që këtu ka akoma pluralizëm, apo do tërhiqeni.

Lulzim Basha: Ma shpjego.

Andi Bushati: Tërheqje nga këshillat bashkiakë, tërheqje nga parlamenti. Ata thonë që me të njëjtët oligarkë që ndan paratë Rama, i ndan dhe Luli.

Lulzim Basha: Asnjëherë, kurrë. S'kam qenë kurrë i ulur me kriminelë. Kam qenë nën presionin e tyre për 4 vjet si kryetar bashkia, por nuk kam qenë me ta.

Andi Bushati: Braktisje e një sistemi që të mos bëni më fasadën.

Lulzim Basha: E vetmja negociatë me Edi Ramën është largimi i tij. Sot dhe nesër nuk do të kemi kriminelë në politikë. Kemi platformën.

Fatos Lubonja: Kjo s'funksion, si do të rrezosh një regjim që të dhunon?

Lulzim Basha: Do ta rrëzojmë kur të dalësh edhe ti, mos të luajmë pula vezën apo anasjellta­s. Ai bie për një javë po të jetë populli. Unë kam detyrë t'ju bind, sigurisht bashkë me mua. Unë do të jem aty së bashku me artisët, për të ndaluar një akt barabar për teatrin. Do jemi tek Teatri për ta mbrojtur me çdo mjet. Do të jem unë i pari atje, bashkë me grupin parlamenta­r në krah të artistëve, për t'u përballur me të gjitha mjetet dhe për ta ndaluar një akt barbar të tillë. Po ta them unë pse, sepse ja ku është shembulli, ata që kanë dalë atje. Po të jeni të sigurtë se bashkë me mua dhe grupin parlamenta­r do të jenë me mijëra anëtarë të Partisë Demokratik­e, por nuk do të jetë çështje partiake. Ne do të jemi në mbështetje të një çështjeje kombëtare, siç është Teatri Kombëtar. Të njëjtën gjë po them tani, sepse teatri është simptomë, pasojë e sistemit. Për të ju bindur ju, nuk ka më retorikë. Ne kemi kaluar në veprime, ne kemi kaluar në vetingun politik, ne kemi kaluar në antimafia. Teatri nuk është një çështje partiake, por një çështje kombëtare. Për t'ju bënin ne kemi lënë retorikën dhe kemi kaluar në veprim. Si shembet ky sistem? Duke shembur lidhjen e tyre me politikë, duke iu shembur pasurinë. Partitë funksionoj­në si banda dhe si mos të funksionoj­ë po fus kriteret një anëtar një votë.

Andi Bushati: Ti ke zhdukur ata që kanë pasur kundërshti­me, Jozofina Topalli për shembull.

Lulzim Basha: Karrige të përjetshme në politikë nuk ka për të pasur. Çfarë do të bëjmë për mediat, do të ndërpresim kanalin e pistë të parave. Ne do të funksionoj­më duke fuqizuar platformën publike te media, privatja të funksionoj­ë si e tillë. Ju të jeni të bindur se kështu largojmë Ramën, por edhe ndërpresim financimet e dyshimta në media e kudo tjetër.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në emisionin "Të Paekspozua­rit"
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në emisionin "Të Paekspozua­rit"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania