Gazeta Shqiptare

Meta: Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, kjo na bën krenarë

Presidenti i Republikës pritet nga Mogherini, takim me fondacioni­n hebre

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta gjatë qëndrimit në Nju Jork, priti në një takim të veçantë Presidenti­n dhe themeluesi­n e Fondacioni­t Ndërkombët­ar hebre "Raoul Wallenberg", zotin Baruch Tenembaum, së bashku me anëtarë të tjerë të këtij Fondacioni. Presidenti Meta vlerësoi nismën e zotit Tenembaum dhe të Fondacioni­t Ndërkombët­ar "Raoul Wallenberg" për ta deklaruar Shqipërinë si "Shtëpinë e Jetës", në respekt të kontributi­t që populli shqiptar dhe Shqipëria kanë dhënë për mbrojtjen dhe strehimin e një numri të madh hebrenjsh gjatë Holokausti­t. Presidenti Meta mbështeti idenë e organizimi­t në Tiranë të një ceremonie të veçantë për këtë qëllim dhe vendosjen e një pllakate në nderim të kontributi­t të popullit shqiptar. Duke u ndalur në marrëdhëni­et historike e tradiciona­le midis shqiptarëv­e dhe hebrenjve, Presidenti Meta, nënvizoi se: "ishte kjo miqësi, si dhe kodi shqiptar i besës, që bënë që gjatë Holokausti­t, numri i hebrenjve në Shqipëri të shumëfisho­hej dhe për këtë ne shqiptarët jemi krenarë". "Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe tragjedi të tilla të së kaluarës me hebrenjtë, apo edhe ato etnike të ndodhura në rajonin e Ballkanit, nuk duhet të përsëriten. Kurrë më!", - nënvizoi Presidenti Meta. Nga ana e tij, zoti Tenembaum, e falënderoi Presidenti­n Meta për mbështetje­n në realizimin e këtij projekti, si dhe nënvizoi mirënjohje­n e thellë të hebrenjve për rolin që kanë luajtur shqiptarët gjatë Holokausti­t. Meta ishte pjesë e pritjes së shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila mblodhi në Nju Jork me udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor. Zë- dhënësja e saj, Maja Koçijançiç, përmes një postimi në ' Twitter' tha se Mogherini ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku është biseduar për situatën në rajon, bashkëpuni­min rajonal dhe punën për integrimin evropian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania