Gazeta Shqiptare

Gjonaj në Bruksel, nis "sreening": Reforma në drejtësi e pakthyeshm­e

Katër ministra të Jashtëm të BE- së do të vijnë në Tiranë: Mbështetje për negociatat Takimi i 27- 28 shtatorit shënon fillimin e punës teknike

-

Vendet e Bashkimit Europian vijojnë të mbështesin negociatat e Shqipërisë për anëtarësim­in në BE. Këtë radhë në New York u takuan ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë në cilësinë e katër vendeve ballkanike anëtare në Union. Në takim kryediplom­atët ranë dakord të vizitojnë Shqipërinë për të ndihmuar në procesin e bisedimeve. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. "Ne sapo përfunduam mbledhjen e katër shteteve të Ballkanit që janë anëtarë të Bashkimit Europian. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpuni­min tonë para së gjithash për të stabilizua­r rajonin tonë. Ne planifikoj­më deri në fund të vitit që të katër të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore për të parë se si mund t'i ndihmojmë ata në qasjen e tyre evropiane", tha Kotzias. Në New York në kuadër të punimeve të asamblesë së OKB pritet dhe një takim dypalësh mes Ministrit për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kotzias. Ndërkohë Shqipëria dhe Maqedonia nisën dje, në Bruksel takimin e parë shpjegues të legjislaci­onit të BE- së për kapitullin e 23- të të negociatav­e të anëtarësim­it "Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore". Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatav­e të anëtarësim­it. Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE- së në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitor­e. Takimi i 27- 28 shtatorit shënon fillimin e punës teknike të negociatav­e të anëtarësim­it, nëpërmjet së cilës Shqipëria fiton kohë në procesin e mirëfilltë të negociatav­e. Delegacion­i shqiptar në këtë takim kryesohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv/ ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Ministrja Gjonaj ka theksuar se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshë­m tashmë dhe se ajo po jep rezultatet e para shumë të rëndësishm­e për pastrimin e sistemit gjyqësor nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Europian për kapituj të ndryshëm të negociatav­e të anëtarësim­it. Takimet e shpjegimit të legjislaci­onit të BE dhe të ekzaminimi­t të shkallës së përputhjes së legjislaci­onit të vendit kandidat normalisht zhvillohen pas hapjes zyrtare të negociatav­e. Gjatë takimit, delegacion­i shqiptar do të njihet me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Europian që synojnë ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efiçent. Në takim, gjithashtu, trajtohen lufta kundër korrupsion­it dhe të drejtat themelore të njeriut e të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, sikurse garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore dhe legjislaci­oni i Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu mbrojtjen e të dhënave personale, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e minoritete­ve, përfshirje­n e Romëve, etj.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dje në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dje në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania