Gazeta Shqiptare

Xhaçka në Austri: Shqipëria mbetet faktor sigurie në rajon

-

e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë dje, në takimin Ministror të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Presidencë­s Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian. Takimi, i mbajtur në Graz ( Austrisë) ishte një nismë e ministrit të Mbrojtjes të Austrisë, Mario Kunasek, në kuadër të aktivitete­ve të organizuar­a nga pala austriake për prioritete­t në fushën e mbrojtjes. Ministrja Xhaçka, në fjalën e saj tha se platformat e tilla komunikimi përmirësoj­në më tej dialogun e strukturua­r midis Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në nivel të sigurisë dhe mbrojtjes. "Trajtimi i sfidave të sigurisë mbetet një nga prioritete­t tona kryesore, pasi është një interes i përbashkët për të pasur një kujdes të veçantë për rajonin tonë. Megjithëse kërcënimet e sigurisë po bëhen shumë të ndryshme në zonën euroatlant­ike, ne kemi bërë një përparim të shkëlqyer në drejtim të sigurisë dhe stabilitet­it në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstrukti­v duke prodhuar siguri për rajonin ",- tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj. Duke u ndalur në referendum­in që pritet të mbahet në Maqedoni ditën e diel, ministrja e Mbrojtjes tha se: kemi besimin e plotë se ky referendum do jetë një hap i sigurtë në drejtim të paqes, sigurisë dhe prosperite­tit jo vetëm për qytetarët maqedonas, por për të gjithë rajonin. Ministrja Xhaçka i njohu homologët e Austrisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovin­ës me strukturat e rëndësishm­e të sigurisë dhe bashkëpuni­mit që vendi ynë pritet të drejtojë gjatë vitit të ardhshëm, si: Karta e Adriatikut, Procesi i Ministrit të Mbrojtjes të Evropës Juglindore ( SEDM), si dhe Verifikimi Rajonal i Kontrollit të Armëve dhe Qendra e Asistencës për Zbatimin ( RACVIAC). Të gjitha këto, tha ministrja Xhaçka janë tregues i pjekurisë dhe aftësisë së Shqipërisë për të drejtuar procese të rëndësishm­e në fushën e sigurisë. Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan në fund të takimit deklaratën e përbashkët, për thellimin e bashkëpuni­mit mes vendeve për përballimi­n e sfidave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania