Gazeta Shqiptare

83- vjeçarja gjendet e vrarë me thikë pas koke në banesë, prangoset nipi

Redi Shkurti, hetuesve: S'e kam goditur gjyshen. Zbardhet telefonata me shokun Policia: I riu i skeduar si përdorues droge, tentoi të fshihte provat në vendngjarj­e

-

Një 83- vjeçare nga Dur rësi është gjetur e vdekur në katin e tretë të pallatit ku banonte. Ka qenë nipi i viktimës që ka ndihmën e mjekëve të urgjencës së spitalit rajonal të qytetit bregdetar, duke u thënë: "Hajdeni shpejt se kam gjyshen shumë të sëmurë". Në fakt, Floresha Shkurti është gjetur e pajetë, e shtrirë në pllakat e kuzhinës. Pas hetimeve paraprake, policia deklaroi se e moshuara ka një plagë në kokë dhe se po hetohet në dy pista: Për vdekje aksidental­e dhe për vrasje. Por disa orë pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit ( pranë shkollës 9vjeçare ' Qemal Mici'), burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se referuar ekspertizë­s mjeko- ligjore, rezulton se 83- vjeçarja Shkurti është vrarë. Sipas bluve, viktima është goditur me mjet prerës pas koke ( maje thike). Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është ndaluar nipi 23vjeçar i viktimës, Redi Shkurti, i cili është i dyshuari kryesor i vrasjes së gjyshes së tij. I riu është skeduar si përdorues i lëndëve narkotike.

VRASJA

Rreth orës 13: 00 të ditës së djeshme, mjekët e spitalit të Durrësit kanë njoftuar policinë për vdekjen e 83vjeçares Floresha Shkurti. Menjëherë në vendngjarj­e ka mbërritur policia, e cila ka kryer veprimet paraprake hetimore. Nga këqyrja e trupit të pajetë është vënë re një goditje në kokë. Po ashtu në banesë janë gjetur edhe gjurmë pranë viktimës, e cila jetonte me nipin. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje. Ndërkaq, kufoma i është nënshtruar ekspertizë­s, nga e cila ka rezultuar se e moshuara është vrarë me një mjet prerës që dyshohet të jetë thikë. I dyshuari, është nipi i viktimës, Redi Shkurti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar, se 23vjeçari fillimisht ka njoftuar urgjencën dhe pastaj i ka telefonuar nënës së tij, e cila punon në një resort turistik tek plepat. "Lerë punën sot dhe hajde në shtëpi se ka vdekur gjyshja", mësohet t'i ketë thënë ai së ëmës. Sipas hetuesve të çështjes, i riu i ka telefonuar dhe një shoku të tij, të cilit i ka kërkuar ndihmë, duke i thënë: "Eja më ndihmo se ka një hall të madh". Nuk bëhet me dije nëse shoku i 23- vjeçarit ka shkuar apo jo në shtëpinë e familjes Shkurti. Hetuesit e çështjes sqaruan se është tentuar që të lëvizet kufoma dhe të prishen provat në vendngjarj­e. Ndërsa, fqinjët e viktimës thanë se nipi i të moshuarës ishte i papunë dhe problemati­k. Ende nuk dihet motivi i vrasjes së 83-

vjeçares, e cila jetonte me nusen e djalit dhe nipin, i cili ishte përdorues droge. Policia e prokuroria e Durrësit janë duke punuar intensivis­ht për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Vetë 23-

vjeçari nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

DËSHMIA E NIPIT

Burime nga grupi hetimor pohuan për "GSH" se nipi i 83- vjeçares së Floresha Shkurti nuk ka pranuar se

ka vrarë gjyshen e tij, Floresha Shkurtin. "I riu ka folur pak në lidhje me ngjarjen. Ai ka qenë kontradikt­or në dëshminë e tij",- thanë hetuesit e çështjes. Ndërsa, treguan se pas vrasjes të së

moshuarës, 23- vjeçari ka hyrë në dush është larë dhe ndërruar, ndërsa rrobat i ka futur në një kosh. Pas dushit ai ka njoftuar urgjencën dhe i ka telefonuar nënës dhe shokut të tij.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Pallati ku ndodhi vrasja
Pallati ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania