Gazeta Shqiptare

Bileta autobusi për fëmijët 0- 6 vjeç, Veliaj: Kemi kërkuar të jenë falas

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Hapen 2 qendra për njerëzit në nevojë Organizata CRCA: Shkelje e të drejtave të vogëlushëv­e

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, është mbajtur mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës e cila është shoqëruar me debate të shumta nga ana e opozitës. Lidhur me debatin për pagesën e biletave të autobusit për fëmijët 0- 6 vjeç, kryebashki­aku Erion Veliaj i konsideroi si hipokrite qëndrimet e opozitës mbi këtë çështje. "Autori i ligjit që detyron fëmijët të paguajnë biletën e autobusit është Lulzim Basha, e bëri në 2007. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se ish- ministri i Transporte­ve dhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha është autori i ndryshimev­e ligjore që detyronte fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç të paguanin biletën e udhëtimit në transporti­n urban",- tha Veliaj. Më tej ky i fundit sqaroi se administra­ta aktuale e Bashkisë Tiranë i ka kërkuar kompanive të transporti­t urban në qytetin e Tiranës që fëmijët e kësaj moshe të udhëtojnë falas në autobusët urban. Kjo pasi, sipas tij, qeveria e mëparshme e Partisë Demokratik­e e kishte hequr këtë detyrim për kompanitë me ligj, duke i lënë atyre dorë të lirë për të detyruar fëmijët që të paguanin biletën. "U ngrit një histeri për çmimin e biletës për fëmijët. Në fakt, ligjin e transporti­t urban në Republikën e Shqipërisë e ka bërë ishministr­i i Transporti­t, Lulzim Basha në vitin 2007, që ka hequr ligjin e kohës së Adil Çarçanit që thoshte nga 0 deri në 6 vjeç udhëtimi është falas. Bashkia jonë në kundërshti­m me ligjin e Lulit ministër i Transporte­ve i ka kërkuar në mënyrë të paligjshme nëse flasim në sensin juridik të këtyre profesorëv­e të Juridikut që sa bojkotuan mbledhjen. I kemi kërkuar ne në kontratë që fëmijët të udhëtojnë falas",tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

REAGIMI I ORGANIZATA­VE CIVILE

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve Shqipëri ( CRCA),

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri( ACE), si dhe Rrjeti Kombëtar "Vepro për Fëmijët", kanë ngritur edhe një herë shqetësimi­n e tyre në lidhje me çmimin e biletave në transporti­n urban për fëmijët. Në deklaratë theksohet se një sërë raportesh të fundit nga media tregojnë se fëmijëve po

iu kërkohet të paguhet çmimi i biletës për transporti­n qytetas, rrethqytet­as dhe ndërqyteta­s njësoj si të rriturit. "Gjendja paraqitet tepër shqetësues­e sidomos në bashkitë ku ka transport publik të organizuar dhe funksional. Ligji për transporti­n i vitit 1998 ( me ndryshime në vitin

2014) nuk cakton detyrimin e bashkive për të ofruar tarifa me të ulta për transporti­n publik për fëmijët, megjithatë praktika e zakonshme kudo në Shqipëri ka qenë që fëmijët të paguajnë gjysmën e çmimit të biletës së të rriturive",- thotë CRCA në reagimin e saj. Më tej kjo organizatë thekson se

raportet më të fundit tregojnë se kjo praktikë është eliminuar tërësisht pasi Këshillat Bashkiake nuk kanë krijuar asnjë mundësi që fëmijët të përdorin transporti­n publik ose falas ose me tarifë të reduktuar. "Shteti shqiptar ka për detyrë të mbrojë pa paragjykim të drejtat e fëmijëve të sanksionua­ra në Kon-

ventën për të Drejtat e Fëmijës së OKB- së dhe nga ligjet e tjera të vendit. Shkelja e të drejtës së lëvizjes së lirë të fëmijëve sjell si pasojë edhe shkelje të tjera të rënda të të drejtës së fëmijës, si të drejtën për jetën, shëndetin, arsimin, dhe mirëqenien e tyre",- nënvizohet në deklaratë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania