Gazeta Shqiptare

Kryeminist­rja Bërnabiç në OKB, media serbe: Trampi ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Daçiç: Gjithçka që bëjnë shqiptarët, mëngjes i vonë

-

Gjatë takimeve të bëra javën e kaluar në Nju Jourk në Asamblenë vjetore të OKB- së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se gjatë takimit që ka pasur me Presidenti­n Trump i ka thënë se Kosova është një vend i mrekullues­hëm me një popull të mrekullues­hëm dhe e ndjen dhe e njeh problemati­kën e Kosovës. Në një prononcim për ' RTK', presidenti po ashtu tha se në takimet që ka pasur me sekretarin Mike Pompeo dhe ambasadore­n e SHBA- ve në OKB, ishte një ndjejnë e fuqishme me mbështetje për Kosovën, ku u shpreh qartë se administra­ta ' Trump' mbështet Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejtë për në NATO. Presidenti Thaçi po ashtu pohoi se SHBA- të mbështetin fuqishëm dialogun Kosovë- Serbi dhe marrëveshj­en e mundshme historike që mund të arrihet mes dy vendeve. "SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshj­es mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndërshekul­lore mes Kosovës dhe Serbisë", deklaroi presidenti Thaçi. Ndërkaq, z. Thaçi ka zhvilluar një tjetër takim me homologun e tij turk, Erdogan. Agjencia turke e lajmeve "Anadolu Agency", ka raportuar se presidenti Erdogan është takuar me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi në Nju Jork. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësi­së Fahrettin Koca, shefi për marrëdhëni­e me opinionin në Kabinetin e Presidenti­t të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskr­yetari i partisë AKP, Cevdet Yilmaz. Takimi i mbyllur për media është mbajtur në hotelin "Peninsula". Në Nju Jork u mbajt seanca e 73- të e Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, që njëherësh është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë. Ndërkaq, ditën e martë kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se, "roli i NATO- s në Kosovë ishte jetik për popullin tonë në kohë lufte, kontributi i së cilës vazhdon edhe në ditët e sotme". Situata politike dhe e sigurisë në vend dhe rajon, progresi i arritur në Kosovë, me theks të veçantë procesi i tranzicion­it i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë multietnik­e, profesiona­le dhe sipas standardev­e të NATO- s, ishin disa nga temat e këtij takimi. Haradinaj kërkoi mbështetje­n e Sekretarit Jens Stoltenber­g dhe institucio­nit që ai drejton. "Institucio­net dhe populli i Kosovës e vlerësojnë lartë rolin e NATO- Ivica

Daçiç, ministri i Jas htëm serb, i ka cilësuar të turpshme veprimet e përfaqësue­sve të Kosovës në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së në Nju Jork. Daçiç ka deklaruar se Prishtina në Nju Jork ka dërguar 41 përfaqësue­s, ndërsa delegacion­i serb i kryesuar nga kryeminist­rja, Ana Bërnabiç, ka dhjetë anëtarë, transmeton "Lajmi. net". Ministri i Jashtëm serb theksoi se delegacion­i i Prishtinës nuk ishte i ftuar zyrtarisht në takim me kryeminist­rin e Marokut. "Nëse shikoni në "Twitter", mund të shihni lajme të ndryshme, edhe takime nëpër korridore. Ishte një turp i madh kur kryeminist­rit maroken, Pacolli iu afrua dhe më pas

s", tha kryeminist­ri Haradinaj. KFOR- i në Kosovë është kontribut për forcimin e paqes dhe të stabilitet­it në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g pohoi se NATO do të ofrojë përkrahje për Kosovën edhe në të ardhmen. shkroi se kishte diskutuar për vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e. Gjithçka që shqiptarët bëjnë është mëngjes i vonë", ka ironizuar Daçiç. Ndërkaq, mediat serbe raportojnë se presidenti i SHBA- ve, Donald Tramp ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën. Sipas gazetës së Beogradit "Blic", Tramp "personalis­ht e ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane lidhur me çështjen e Kosovës". Teksa i ka cilësuar serbët si njerëz të mirë, Tramp, sipas kësaj gazete përkrah vazhdimin dialogut dhe çdo kompromis që do të arrihet nga të dy palët. "Në bisedën e shkurtër e të përzemërt, kryeminist­rja serbe Ana Bërnabiç e ka falënderua­r Trampin për ndryshimin e qëndrimit të administra­tës së tij lidhur me çështjen e Kosovës", shkruan "Blic". Ndërkohë, kryeminist­rja serbe tha për takimin me Trampin e: "Nuk mund të them se pata kohë, por e falënderov­a për botëkuptim­in e ri ndaj Serbisë dhe të qëndrimit tonë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania