Gazeta Shqiptare

Udhëzimet për përgatitje­n me vizë për të përzgjedhu­rit e vizave të Lotarisë

-

Përpara

intervistë­s tuaj për vizë, ne ju rekomandoj­më të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacio­nin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/ e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshor­tin/ en tuaj në atë aplikim fillestar ( edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshor­ti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm. Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë nënkuptohe­n fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtëri­t- fëmijët e bashkëshor­tit/ es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësish­t nëse jetojnë me ju ose jo. Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografin­ë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografiv­e në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Mosdeklari­mi i bashkëshor­tit/ es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohe­t. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, ju nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshor­t/ e me të cilën ishit i martuar ( pra, statusi juaj civil ishte "i martuar" në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë. Ju mund të rishikoni kriteret e pranueshmë­risë online

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania