Gazeta Shqiptare

ZAMIRA KITA: Kemi teatër mesatar e mediokër, mjaft me furça

Debat artistik për Festivalin Mbarëkombë­tar, Kita: Le të më kritikojnë Gongo: S’kemi ardhur këtu të gjykojmë kolegët, nuk vihen trupat para togës

-

Kritika që Miho Gjini i bëri shfaqjes “Senatori FOX” të sjellë në Festivalin Mbarëkombë­tar të Teatrit, nuk u prit mirë nga trupa e teatrit të Vlorës. Si të mos mjaftonin kundërshti­të e trupës, në anën të tyre doli edhe Armando Bora e Albert Minga, që kërkuan nga kritiku i artit Miho Gjini, që dha mendimet e tij si kritik mbi përzgjedhj­en e pjesës, interpreti­min e aktorëve, gjetjet regjisoria­le dhe vetë konceptin. Takimi i mbajtur qe paralajmër­uar të ishte një debat artistik mbi shfaqjet e festivalit, por shpesh artistët të pamësuar me kritika, nuk i mirëpresin ato. Në rastin kur kritikat vijnë nga gazetarët, këta të fundit shpallen armiq, sepse sipas artistëve, nuk kanë as tagrin, as formimin që të bëjnë kritika, e kur këto vijnë nga kritika e mirëfilltë, ose kolegët e ndjejnë veten para gjyqit.

DEBATI

Ishte Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar në ekzil te ‘ arTurbina’ që u ul në panel i pari, duke ftuar krah tij kritikun Miho Gjini dhe më pas trupën e Vlorës.

Profesor Miho në fjalën e tij, si fillim u ankua që shpesh nuk gjen për shfaqjet fletëpalos­jet dhe të dhënat bazë, çka detyron sorollatje për të kuptuar kush luan kë, sepse ndodh të ngatërrohe­n. “Për Vlorën dua të them dy fjalë, përgjithës­isht pozitive. Festivali është në ngjitje. Shpalos vlera nga më të ndryshmet. Repertori ka larmi që nga veprat e mira, e herë- herë hasim në vepra që u duhet tërhequr veshi. Te ‘ Senatori Fox’ na pëlqeu interpreti­mi i aktorëve, që përcillnin idenë për të zhvatur e shkatërrua­r. S’jam dakord me regjisorin për

SAIMIR GONGO

Si për t’i vënë kapakun refuzimit, fjalën e mori Saimir Gongo, autor e regjisor që në festival merr pjesë me “Pengu”, për publikun i njohur me “Shtëpia pa dritare”. “Nuk është puna jonë të gjykojmë kolegët. Ne do bëjmë punën tonë, të vëmë shfaqjet. Është spektatori, ai që e vlerëson një shfaqje nëse është e mirë a jo. Nuk jemi ne një komunitet gjykuesish. Jemi këtu për të dhënë përvojat tona, jo për të vënë trupat para togës. Jo për të bërë mësuesit a gjykatësit”, tha ai.

zgjedhjen e pjesës, sepse vërtet përkon me realitetin tonë deri diku, por është e konsumuar. Pjesë të mbushura me artifice e me zgjidhje si të përrallat e ‘ 1001 Netëve’, me medaljone në qafë te njërit a tjetri. Këto janë mjete të konsumuara”. Kaq tha Miho mbase duke u treguar shumë i butë me shfaqjen, pasi nëse e ke parë, e di mirë që edhe interpreti­mi çalonte, e se aktorët shpesh ngatërroni­n/ harronin tekstin. Por, kritikat nuk pranohen.

Fjalën e mori regjisori Armand Bora, i cili tha “prof. Miho ka fatin e madh që është dëshmitar i viteve ‘ 40-’ 50, por them që nuk mund të nisemi të paragjykoj­më një regjisor për një trupë a për një pjesë. Ky tekst është vënë disa herë. S’mund ta penalizojm­ë pse ka zgjedhur këtë tekst. E kam nisur karrierën në Vlorë. Si rrallë trupë, ata kanë pasur fatin të punojnë me një regjisor që u ka dhënë atyre një imazh. Sepse për fat të mirë a të keq, në teatrot ku ka shumë regjisorë, aktorët i përdorin si mjete regjisorë të ndryshëm”. Debati vazhdoi mes sallës ku ishte Bora e panelit ku ishte Miho Gjini, i cili mbase me gjasë u pendua se tha ç’mendonte, kur pa një grup t’i kthehej kundër vetëm pse guxoi të bënte punën e tij: kritikun e teatrit.

Si për t’i vënë kapakun refuzimit, fjalën e mori Saimir Gongo, autor e regjisor që në festival merr pjesë me “Pengu”, për publikun i njohur me “Shtëpia pa dritare”. “Nuk është puna jonë të gjykojmë kolegët. Ne do bëjmë punën tonë, të vëmë shfaqjet. Është spektatori, ai që e vlerëson një shfaqje nëse është e mirë a jo. Nuk jemi ne një komunitet gjykuesish. Jemi këtu për të dhënë përvojat tona, jo për të vënë trupat para togës. Jo për të bërë mësuesit a gjykatësit”, tha ai. Në këtë rast fjalën e mori Çuli, i cili duke vënë në dukje dilemën për pjesën e debateve artistike, tha se kritika në vetvete këtë punë ka, të gjykojë shfaqjet. “Atëherë, çfarë është kritika në vetvete? Ne, gjithsesi nuk i shpëtojmë dot

 ??  ??
 ??  ?? Zamira Kita
Zamira Kita

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania