Gazeta Shqiptare

JOSIF PAPAGJONI: Aktorët duan të përkëdhele­n, nuk durojnë kritika për rolet

“Jam bezdisur aq fort, shpesh gjer në neveri, me mburrjet e aktorëve, lazdrimet e njëri- tjetrit kur janë pranë”

-

Në festivalin e teatrove sh qiptarë që organizohe­t këto ditë në dy salla, ‘ arTurbina’ dhe Akademinë e Arteve, pjesë e tij janë përpos të tjerave edhe idetë, mendimet, diskutimet që bëhen për shfaqjet në konkurrim, vlerat e paraqitura në përbërësit teatrorë: dramë, aktrim, regji, skenografi, kostumogra­fi, koreografi etj. Dikur kjo komponente qe tejet e pranishme, energjike dhe me ndikese në përpunimin e opinionit dhe mendimit artistik, gjer dhe të estetikes së teatrit duke hedhur në tavolinë një mori çështjesh e temash që rriheshin shpesh me seriozitet e përkushtim në dialogun mes artistëve. Rasti e ka sjellë të jem pjesë e shumë tavolinave të rrumbullak­ëta të diskutimit ose “tavolinat e kritikës”. Nëse dikur, të themi para vitit 1990 këto bëheshin në mënyrë tejet serioze dhe kishin përsipër autoriteti­n e mendimit zyrtar, pra qenë, veç pjesës fisnike e të dobishme të rrahjes së mendimeve, edhe pjesë e kufizimit, kontrollit, ndrojtjes e shpesh frikës prej ndonjë ndëshkimi të mundshëm, gjegjësish­t optikës së ngurtë të asaj kohe - pas vitit 1990 hapësira e mendimit kritik mbi shfaqjet erdhi përherë duke u zvogëluar e rrudhur sa u katandis kokoshi një thelë. Kritika nuk pranohej më në meset e artistëve, ajo u tkurr, u anashkalua, u shpërfill, humbi natyra e saj e institucio­nalizuar si forum sipëran i mendimit dhe vlerësimit, gjersa u përjashtua. Ka një shumësi arsyesh dhe rrethanash, por unë po e ndjej përherë e me shumë se mospranimi, konfliktua­liteti dhe gjer cinizmi e grindjet mes kritikës dhe artistëve jo si individë, por tashmë si produkt artistik me përkatësi publike kanë ardhur duke u shtuar e thelluar. Artistët duan përherë një shportë me fjalë të mira, përkëdhelj­e e lazdrime, si natyra të ndjeshme që janë, ndërsa kritika përherë e më shumë i shmanget thënies së plotë, të sinqertë dhe pllenuese të ideve e vlerësimev­e të saj korrekte, me drojën se humb një mik, humb një komunikim njerëzor, andaj dhe u shmanget sherreve të bezdisshme, gjer dhe delireve të ndokujt, boll ka hallet dhe streset e tij çdokush në një realitet që të refuzon ose të ironizon. Dhe ajo struket në qetësinë dhe paqen e vet; mjaftohet me shfaqjet e mira, shkruan për to, lavdëron, rëndom pa iu futur telasheve etj., etj. Ose siç më pat thënë një miku im, sjell një maune me karamele e çokollata dhe ia shpërndan falas çdo trupe, shfaqjeje, artisti. Këtu nis pikërisht tjetërsimi fatal i kritikës, hipokrizia, shtirja. E vërteta thuhet më së shpeshti pas shpine, në tavolina, rëndom edhe me cinizëm e mohime kategorike, dhe jo në sy. Unë jam bezdisur aq fort, shpesh gjer në neveri me mburrjet e aktorëve, lazdrimet e njëri- tjetrit kur janë pranë njeri- tjetrit, dhe porsa kthejnë shpinën flasin më të keqen për kolegun e tyre: ky është dështak, nuk gëlltitet dot, ka cofur, s’ka bërë kurrgjë etj., etj. E kur mund të vijë ajo kohë kur mendimin ta themi hapur, doemos me takt e qytetari? Në një me- dium të mbytur nga mediokrite­ti intelektua­l dhe moral, nga rëndomtësi­a dhe sherret, sot më duket e largët ajo ditë. Njerëzit i bishtnojnë shfaqjes hapazi të mendimeve. Madje, u bishtnojnë forumeve ku mund të artikulohe­t një ide e pllenshme, një mendim që hyn në pune. U pëlqejnë më shumë kafenetë, thashethem­naja, nuk duan të gjykohen për punën e tyre që është, në fakt, publike dhe e gjykueshme gjerësisht, pjesë e shoqërisë. Pra, po e shoh se dhe këto tavolinat e kritikes po e humbasin rolin e tyre emancipues, po keqkuptohe­n dhe ç’është më e keqja, artistët vetë nuk kanë dëshirë t’i ndjekin diskutimet, u shmangen, nuk vijnë, u pëlqen më fort të pinë një kafe a gotë birre në barin ngjitur se sa të harxhojnë fjalë a të lodhin veshin në debate. Nuk kam parë as pedagogë a studentë të arteve, fare pak. Lëre po t’u thuash shfaq një mendim. Jo! Për hir të mohimit ndaj një forme tradiciona­le, shpesh dhe zyrtare dhe e veshur me autoriteti­n e shtetit dikur, them se nuk duhen braktisur forume të tilla estetike dhe intelektua­le për të diskutuar për teatrin, gjendjen dhe ardhmërinë e tij dhe konkretish­t për shfaqjet e një festivali. Unë kam vënë re në mjaft festivale në Kosovë ku ka pasur një traditë të mirë të trashëguar, se këto tavolina vit pas viti kanë ardhur duke u rrudhur, por edhe ne jo pak festivale e veprimtari teatrore që kam qenë në botë, ato kanë ndryshuar kah e trajtë. Shumë funksione mund t’i mbulonte p. sh. një gazetë e posaçme që të botohej ditët e festivalit, a një buletin, a një portal me disa emra të njohur analistesh që shkruajnë dhe të tjerë që ftohen të japin mendime, duke shmangur doemos gjithë bërllokun që mund të ndërkallet nga mendjet dhe qëndrimet vulgare, cinike a perverse. Po ashtu, një tavolinë gazetarësh është e mirëpritur. Dhe, ndoshta, nga format me publike e promovuese të mendimit kritik, janë rubrikat a bisedat e përditshme në televizion­e, me analizat e shfaqjeve, roleve, prurjeve, problemeve gjer dhe gjendjes se teatrit shqiptar sot, të cilat për fat të keq producentë­t dhe redaksitë e tyre janë fare pak të interesuar. Por, këtu duhen edhe ca para që të jenë pjesë e projektit, natyrisht. Po ashtu, një libër për festivalin, vlerat, çështjet, portrete, intervista etj., mund të ishte ideuar dhe realizuar. Nuk kushton asgjë në teknologji­të e sotme të botimit me një tirazh 100 a 200 kopje maksimalja. Një film dokumentar, një... Ah, më duket se po më rreh si tepër fantazia, po kërkoj si shumë, po i iki të vërtetës që kemi nëpër këmbë... Nuk e di, por si zejtar i kësaj lamie, pra kritikës, e shoh se hapësira e saj zvogëlohet e zvogëlohet dhe nesër s’do t’i qaset kush kësaj udhe jo të lehtë, që kërkon njëherësh shumë dije, shumë guxim dhe shumë karakter... Por, si njeri që e dua teatrin dhe me një dozë jo të vogël optimizmi, ndoshta rrjedha e ujit shkon në shtratin e duhur e nuk shkërmoqet rrëpirave të indiferenc­ës, moskuptimi­t, shpërfillj­es dhe ngulfatjes...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania