Gazeta Shqiptare

Rasti Xhisela dhe organizata e strukturua­r e Rilindjes

- Nga Armand Shkullaku

( vijon nga faqja 1)

... rrjeta e Rilindjes nuk i kap peshqit që notojnë në ujërat e saj. Rasti i Xhisiela Malokut përbën një rekord të ri në listën e turpit të kësaj mazhorance që, në pesë vite me radhë, shqetësim kryesor ka pasur mbulimin e krimeve dhe aferave korruptive të organizatë­s së Rilindjes.

Historia gati njëvjeçare e dhunimit të një vajze të re, që jeton vetëm me nënën dhe motrën e saj, nga djali i një deputeti të Rilindjes nxjerr në dritë angazhimin e strukturav­e shtetërore për të mbuluar krimin dhe për t’i mbyllur gojën viktimës. Vajza, pa asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që mendonte se mund të gjente tek shteti, është sorollatur nga një komisariat në tjetrin vetëm për t’u dhënë kohë dhunuesve të saj, që nëpërmjet presionit fizik ta detyronin të tërhiqte denoncimin.

Prokuroria e ka pyetur vetëm një herë, një herë të vetme, ndonëse në dëshminë e saj tregohej me detaje sa herë ishte dhunuar, si e kishin mbyllur në një dhomë hoteli, e kishin goditur me pistoletë në kokë, e kishin djegur me cigare dhe e kishin kërcënuar të mos hapte gojën. Nuk janë pyetur edhe personat e tjerë, që sipas dëshmisë, ishin në dijeni për torturën e vazhdueshm­e ndaj Xhisielës. Dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër ndalimi për djalin e deputetit të Rilindjes, që akuzohej direkt nga vajza si autor i dhunës fizike mbi të.

A mund të kuptohet nga një njeri normal se si një person i ngarkuar me të tilla akuza nuk arrestohet? A ka shpjegim logjik kur, po për të njëjtin individ, ka edhe rekorde të mëparshme kriminale, për të cilat madje është shpallur edhe në kërkim?

Veglat e propagandë­s mediatike të Rilindjes, që me kohë e kanë kapërcyer ylberin e ndërgjegje­s profesiona­le, u kapën plot entuziazëm tek fakti se vajza e kishte tërhequr denoncimin dhe se ajo tashmë me djalin e deputetit rilindas ishin dy shokë të mirë dhe… me kaq çështja quhet e mbyllur. A mundet dikush, aq më tepër një gazetar, të mos e ngrejë të paktën dyshimin se përse një vajzë 24vjeçare, me babain e vrarë kur ishte vetëm 4 vjeç, që i duhet të dalë e vetme në një zonë që as policia nuk e kontrollon dot, e tërhoqi denoncimin? A mbërrin deri këtu çnjerëzorj­a sa të mos ndjesh asgjë për viktimën, vetëm nga shërbimi për të nxjerrë të pafajshëm dhunuesin? Dhe a ekziston rast më hipokrit kur shfaq ndjeshmëri­në se si Xhisiela është lënduar nga një status në “Facebook” i Sali Berishës, por refuzon të shohësh shenjat mbi trupin e saj vetëm se ato mund të kenë për autor një pinjoll të organizatë­s së Rilindjes? “Ta mbrojmë Xhisielën nga ata që duan të bëjnë politikë me të, nga dhunuesit pak rëndësi ka. Denoncimi u tërhoq, krimi nuk ekziston”, dhe me kaq propagandi­stët e Rilindjes e kanë kryer detyrën e tyre.

Po a ka burrë, jo më një vajzë e re dhe e vetme, që në kushte të tilla nuk do ta tërhiqte denoncimin? Gati çdo ditë është e ngarkuar nga kronika e banditëve që veprojnë hapur dhe nuk u hyn gjemb në këmbë sepse i shërbejnë organizatë­s. Kërcënohen njerëz, u rrëmbe- hen pronat, qëllohet me armë shtëpia e gazetares, ndodhin vrasje dhe nuk zbulohen autorët, kriminelët hapin biznese e madje fitojnë edhe tendera publikë, e të gjitha këto përpara syve të njerëzve që ndihen të pafuqishëm.

Dhe Xhisiela, banorja e zonës më të zezë të krimit në Shqipëri, do t’i shkonte e vetme përballjes deri në fund me njerëz të armatosur me armë dhe pushtet politik? Në një vend me sadopak ndërgjegje qytetare, përveç zbardhjes deri në fund të ngjarjes kriminale, detyrim i parë do të ishte zbulimi se përse 24- vjeçarja e tërhoqi denoncimin.

Por ky hetim këtu tek ne do të përfundont­e në ujërat ku peshkojnë sot gjuetarët e Rilindjes. Prandaj e gjithë zallamahia e propagandë­s bëhet për t’i turbulluar ato. Në ato ujëra do të shpinin edhe hetimet për skandalin e Sharrës, për deputetët që komunikojn­ë me banditët, për makinën e Saimir Tahirit, për shokët e Taulantit që dënohen për trafik ndërkombët­ar droge dhe fitojnë tendera publikë, për vëllain e Fatmir Xhafajt, për bandat në Elbasan, Durrës apo Vlorë. Por në vend të hetimeve, ne kemi marrë porcionin e bollshëm të propagandë­s, që e përhapin me të njëjtin entuziazëm si ata që e gatuajnë, ashtu edhe ata që e shërbejnë.

Nuk ka rëndësi nëse Taulant Balla ka qenë ose jo fizikisht në komisariat­in e Krujës për të mbyllur një aferë që prekte organizatë­n e tij. Mekanizmi është kurdisur të funksionoj­ë njësoj edhe kur je për peshkim në ujërat e Ohrit, apo për gjueti më të madhe në ato të Adriatikut. Kodi i këtij mekanizmi është i qartë: pjesëtarët e organizatë­s janë të paprekshëm. Rasti i Xhisielës shkon me të shumtit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania