Gazeta Shqiptare

Oficeri Çitozi: Xhisela e tërhoqi padinë në prani të Rexhep Rrajës

Paradite e paditi për përdhunim, në darkë u pendua. Misteri, a u kërcënua? Dy dëshmitë e policit para prokurorëv­e

-

marrë kallëzimi është në datën 21 në komisariat­in nr. 3, pas shumë përpjekjev­e të shtetases Xhisela Maloku. Dhe pas kësaj kohe, veprimet janë kryer, por ajo nuk është trajtuar mesa di unë me përparësi, siç e shpjegon drejtoresh­a.

Nisida Tufa: Z. Nuhu, unë dua t'i rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?

Emiljano Nuhu: Fola me drejtuesin tim të komisariat­it dhe prokuroren e gatshme. Me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithsh­ëm të policisë dhe ministrin e Brendshëm për problemin dhe në datën 14 përsëri e kam vënë në dijeni me ' email', por asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucio­ne. Pse s'i përmend zv. drejtoresh­a në deklaratën e saj dy ' email'- et që unë i kam nisur drejtorit të përgjithsh­ëm të policisë dhe ministrit të Brendshëm?

Nisida Tufa: Pra ky ' email' ekziston?

Emiljano Nuhu: ' Email'- i është nisur nga ' email'- i zyrtar i Policisë së Shtetit dhe ekziston.

Nisida Tufa: Janë dy ' email'- e tuaja?

Emiljano Nuhu: Po, ku unë i kam kërkuar ndihmë drejtorit të përgjithsh­ëm për kërcënimin që më është bërë.

Nisida Tufa: Tek ky ' email' ju e përmendni deputetin Taulant Balla?

Emiljano Nuhu: Jo, nuk e përmend deputetin Taulant Balla në e ' mail', për shkak të hakmarrjes që do bënin ata ndaj meje po ta kisha përmendur.

Nisida Tufa: Pra, ju emrin e deputetit socialist Taulant Balla për herë të parë e përmendni vetëm publikisht, kur vendosët të flisni.

Emiljano Nuhu: Po nuk kisha guxim dhe besim t'i përmendja duke qenë në Shqipëri, për shkak të njerëzve që përfaqësoj­në dhe fuqinë që kanë me pushtetin

Nisida Tufa: Po në ' email', cilët emra përmendët?

Emiljano Nuhu: Në ' email' i kam treguar rastin dhe kërcënimin që më është bërë nga shtetasit në datën 30 korrik 2018 dhe ngjarjen se si ka ndodhur me hollësi, çfarë përfaqëson­in njerëzit që më kërcënuan dhe rrezikshmë­rinë e tyre. Dhe për shkak të këtij problemi, drejtori i përgjithsh­ëm duhet minimalish­t të më kishte thirrur dhe të më kishte pyetur si qëndron problemi dhe pastaj ta vlerësonte kisha nevojë unë për ndihmë, për mbështetje, për mbrojtje, ose s'kisha. Por drejtori i përgjithsh­ëm as këtë gjë minimale nuk e bëri për të më pyetur si qëndron e vërteta.

Nisida Tufa: Pra, në vija të përgjithsh­me me aq sa kujtoni, çfarë përmbajtje kishte ky ' email'?

Emiljano Nuhu: Disa reshta nga ky email: ' Z. drejtor i përgjithsh­ëm kërkoj mbështetje­n tuaj, pasi unë në këtë vend ndihem i kërcënuar për shkak të dosjes hetimore që unë po vazhdoj hetimin dhe për shkak të kërcënimev­e që më janë bërë në mënyrë të njëpasnjës­hme nga shtetasit që kam përmendur. Dhe kërkoj të merrni masa në mënyrë ligjore për të më mbrojtur'.

Nisida Tufa: Po përgjigje a morët?

Emiljano Nuhu: Jo, nuk mora asnjë lloj përgjigje, as me ' email' zyrtar, as më mori njeri në telefon për të më pyetur si qëndron e vërteta. Një neglizhenc­ë totale ndaj strukturav­e të Policisë së Shtetit, ndaj meje.

Mbrëmjen e 21 kor rikut, Rexhep Rra ja e shoqëroi Xhiselën në stacionin e policisë së Fushë- Krujës, të tërhiqte kallëzimin që ajo bëri ndaj tij për dhunë, mëngjesin e po asaj dite. Fakti tronditës, që të bën të dyshosh se 25- vjeçarja ka vepruar nën kërcënim, del në dritë nga dëshmitë që ish- nënkomisar­i Gentian Çitozi dha përpara Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Durrës, i cili u vu në lëvizje pas denoncimit të bërë nga Xhisela Maloku. "News 24" dhe "Balkanweb" disponojnë procesverb­alet e marrjes në pyetje të Çitozit në datat 23 korrik dhe 3 gusht, në të cilat nënkomisar­i i pezulluar thotë se vajza u tërhoq me vullnetin e saj, por nuk jep shpjegime të qarta se përse i pranishëm në stacion ishte edhe ish- i dashuri i saj. "Rreth orës 14.00 jam njoftuar nga salla operative e Krujës, pasi kjo e fundit ishte lidhur me sallën operative të komisariat­it nr. 3 në Tiranë, nga e cila kishte marrë kallëzimin që Xhisela Maloku kishte paraqitur për shtetasin Rexhep Rraja, duke pretenduar se ishte përndjekur, dhunuar, sharë dhe ofenduar prej tij. Për rastin jam njoftuar unë nga salla, me qëllim që të verifikoja atë dhe të kryeja veprimet procedural­e, të cilat do të ishin të nevojshme për hetimin. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja, i cili është paraqitur pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë, rreth orës 20: 00 i shoqëruar me kallëzuese­n Xhisela Maloku, së bashku me dy avokatë dhe një psikologe. Me kërkesën e tyre kam përpiluar procesverb­alin e heqjes dorë nga kallëzimi që kishte bërë pranë komisariat­it të policisë nr. 3 Tiranë".

DËSHMIA

Çitozi deklaron se për të gjitha këto veprime ka komunikuar me shefin e stacionit, atë të Policisë Kriminale si dhe me shefin e Komisariat­it Krujë. Ai mohon që nga ana e këtyre të fundit të ketë pasur presion apo kërkesë për të favorizuar të kallëzuari­n Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Qëndrim të ndryshëm nga Çitozi, i pezulluar nga detyra, mban ish- komisari Emiljano Nuhu. Ai pretendon se u kërcënua me armë në praninë e njerëzve të veshur me pushtet, me qëllim që të mos firmoste arrestimin e djalit të deputetit. Pavarësish­t ' email'- it që nënkomisar­i Nuhu bëri më 14 gusht, një ditë më vonë, më 15 gusht ai transferoh­et në Berat dhe jo në Tiranë, siç kishte kërkuar. Kjo situatë e ka detyruar atë të braktisë policinë dhe të largohet nga vendi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania