Gazeta Shqiptare

Basha, akuza Ramës: Po amniston përdhunues­in dhe kriminelët

Kryeminist­ri e quajti Nuhun "horr", kreu i PD: Sa herë kapet në krim, sulmon denoncuesi­t "Turp! Vajza jetime u la pa mbrojtje"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se në vend që të mbrojë vajzën jetime të dhunuar nga djali i deputetit socialist, po amniston përdhunues­in dhe kriminelët e grupit të tij parlamenta­r. Sipas Bashës, krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ai i garantoi shqiptarët se PD- ja do ta çmontojë nga rrënjët dhe politika do të pastrohet nga krimi". Me një status në "Twitter", Basha shkruan se Rama po vepron njësoj siç bëri me përdhunues­in Elvis Roshi dhe trafikanti­n e vajzave, Arben Ndoka. Lideri i PD- së thekson faktin se në vend që shteti të dalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, rasti i Xhiselës, Rama vijon planin kriminal, që sipas tij, është mbjellja e krimit shtetëror dhe favorizimi i shkelësve të ligjit. "Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmëri­e prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. Turp! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunues­in dhe kriminelët e grupit të tij parlamenta­r, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunues­in Elvis Roshi dhe trafikanti­n e vajzave, Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi", shprehet kreu i PD- së. Kryeminist­ri Edi Rama reagoi dje lidhur me çështjen e keqtrajtim­it të Xhisela Malokut dhe denoncimit të ishpolicit Emiliano Nuhu se është kërcënuar. Shefi i qeverisë e quajti Nuhun një "horr" që braktisi detyrën për azil. Nuk vonoi përgjigja e kreut të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i cili me anë të një video sulmoi kryeminist­rin Edi Rama. Basha thekson se Rama tashmë e ka bërë zakon që del në mbrojtje të kriminelëv­e dhe sulmon denoncuesi­t e krimit. Kreu i PD- së në një postim në "Twitter" publikoi deklaratat që sipas tij, Rama sulmon denoncuesi­t e krimit. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe jo vetëm, Basha publikoi në faqen e tij në "Facebook" një video me rastet kur kreu i qeverisë del kundër denoncimev­e të bëra nga Partia Demokratik­e. Një prej tyre është rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Basha shprehet se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama. Po ashtu përmend edhe Emiliano Nuhun, që sipas Bashës zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel. "Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesi­t e krimit", shkruan kreu i PD- së, Lulzim Basha. "Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunues­in dhe kriminelët e grupit të tij parlamenta­r, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunues­in Elvis Roshi dhe trafikanti­n e vajzave, Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi", tha z. Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania