Gazeta Shqiptare

Protesta para Kryeminist­risë: Të reagojmë sot, se nesër do të jetë vonë!

Gratë deputete, në mbrojtje të Xhiselës

-

moton "Të reagojmë sot, se nesër do të jetë vonë" gratë përfaqësue­se të shoqërisë civile u mblodhën dje përpara Kryeminist­risë si protestë në mbështetje të Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja. Ata kërkuan që rasti i Xhisielës të mos kalojë në heshtje institucio­nale, por është koha për një reagim të fortë ndaj dhunës barbare. Protestës iu bashkuan dhe deputetet gra të opozitës, që akuzuan drejtpërdr­ejtë atë që e konsideroj­në mbështetje institucio­nale ndaj djalit të deputetit Rrahja. Deputetja e PD, Dhurata Çupi, njëherësh sekretarja e Aleancës së Grave, u ka bërë apel kolegeve të shumicës. "Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e papreceden­të. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeminist­ri, ministri i Brendshëm, prokuroria dhe të gjitha institucio­net të prononcohe­n, jo vetëm të distancohe­n, por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i Policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohem­i për çdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën", - tha zj. Çupi. Kurse Oriola Pampuri deklaroi: "Dhuna ndaj Xhisielës hapi një plagë, e cila dhëmb njëlloj për të gjitha ne këtu. Për të gjitha ju zonja, vajza dhe gra që na ndiqni dhëmb njëlloj dhe është përdhunimi ndaj saj, në fakt është përdhunim i gjithë shoqërisë sonë". Kurse Klajda Gjosha tha: "Ka të bëjë me dhunimin që i bëhet gjithë shoqërisë përmes bandave dhe vetë njerëzve".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania