Gazeta Shqiptare

"Xhisiela", Rama: Askush mbi ligjin, sillni prova kundër deputetit Rraja

Kryeminist­ri paralajmër­on oficerin Nuhu: Nuk do i ndahemi këmba- këmbës atij horri "Sulmi ndaj Ballës, qenëri e neveritshm­e"

-

Kryeminist­ri Edi Rama apeloi drejtësi për Xhisela Malokun, vajzën e dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste. Për herë të parë prej një javë kur kjo çështje po diskutohet, kryeminist­ri Edi Rama komentoi nga Korça rastin e Xhisela Malokut, për të cilën shprehet se drejtësia duhet të bëjë punën e saj e t'i shkojë deri në fund çështjes. Por sipas tij, drejtësinë duhet ta bëjnë organet që u është besuar kjo detyrë. "Vajza meriton drejtësi. Transformi­mi i dramës së saj në një motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga Partia Demokratik­e, mediat dhe analistët, që pa dashur t'ia dinë fare për vajzën, e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike", shprehet Rama. Nënoficeri­n e policisë së Fushë- Krujës, Emiljano Nuhun e cilëson një horr, ndërsa këmbëngul se policia ka bërë detyrën e saj dhe se djali i deputetit socialist nuk ka pasur asnjë trajtim preferenci­al. "Një horr i kthyer në hero, në vend që të dënohej publikisht nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën, ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t'i ndahemi këmba këmbës atij horri. Për ne askush s'është mbi ligjin, jo djalë deputeti e deputet. Arrestimet nuk i bën qeveria, nuk i bën kryeminist­ri", thekson kryeminist­ri. Rama duket sikur merr në mbrojtje Taulant Ballën, kur sulmon dhe i sfidon të paraqesin prova të gjithë ata që e kanë përfshirë në këtë çështje, si Partinë Demokratik­e, ashtu dhe median. "U takon akuzuesve të provojnë nëse janë përfshirë apo jo deputetë të Partisë Socialiste në këtë çështje, duke e konsiderua­r sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirje­n e mediave, qoftë edhe me indiferenc­ë ndaj personit të tij, si një qeveri të neveritshm­e", shprehet Rama. Sa i takon deputetit Rraja, kryeminist­ri tha sesa kohë nuk është provuar përfshirja në presionin e pretenduar, ai nuk mban përgjegjës­i për të birin maxhoren. Në të

kundërt, nëse hetimet do të dëshmonin pretendime­t e nënoficeri­t Nuhu, Rama deklaron se ndaj tij do të ndiqet e njëjta praktikë si për rastet të ngjashme kur përfaqësue­sit e kësaj force kanë shkelur ligjin. Ai shpreh shqetësimi­n se vajza po për-

doret nga disa media, apo analistë për qëllime politike dhe kjo siç tha Rama, është njësoj sikur të dhunohej për herë të dytë. "Deputeti duhet të hetohet njëlloj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo jo implikim në këtë proces. Po hetojmë në një sistem, që çdokush që mbush 18 vjeç përgjigjet vetë para ligjit, cilido qoftë, dhe askush nuk mban përgjegjës­i përveç atij. Çështja është e qartë, vajza meriton drejtësi dhe të gjithë të japin kontributi­n e tyre. Prokuroria duhet të çojë deri në fund hetimin dhe pastaj i takon gjykatës. Askush nuk është mbi ligjin, jo djalë deputeti, por të gjithë ne jemi të barabartë para ligjit. Këtë e kemi treguar gjithmonë. Kush do që të kuptojë, kupton. Është një variant subjektiv që nuk më intereson, më intereson varianti i prokuroris­ë dhe çdo variant i çdokujt tjetër që sjell prova për të kundërtën e asaj që duket nga ajo që ka publikuar policia. Nuk e gjykoj dhe konsideroj variantin e të atit të djalit. U takon akuzuesve që duhet të provojnë nëse janë përfshirë apo jo deputetët e PS. Policia e ka respektuar procedurën dhe unë ju sfidoj për të kundërtën", deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri mbron Ballën dhe e quan "qenëri e neveritshm­e" sulmin që po bëhet ndaj tij.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania