Gazeta Shqiptare

Masakroi gjyshen me 20 goditje thike në trup e në kokë, Redmond Gruda: Jam penduar

Gjykata lë në burg 21- vjeçarin. Prokuroria: Rrezikon burgim të përjetshëm I riu, i dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje, të parën e kreu kur ishte vetëm 11 vjeç

-

Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit dje vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 21- vjeçarit Redmond Gruda, i cili mesditën e së enjtes masakroi me 20 goditje thike gjyshen 81- vjeçare, Floresha Shkurti. Rreth orës 10: 30, i riu i veshur me atlete dhe me duar të lidhura pas shpine, doli para trupit gjykues që kryesohej nga gjyqtarja Aida Kaja. Gjatë seancës gjyqësore, autori i krimit që tronditi banorët e qytetit të Durrësit është treguar krejt i ftohtë, ndërsa asnjë nga familjarët e tij nuk ishin të pranishëm. Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Gruda ndodhi në katin e tretë të një pallati në lagjen nr. 16 të këtij qyteti, ndërsa ende nuk janë zbardhur motivet. Gjatë fjalës së tij, 21- vjeçari ka pranuar autorësinë. "Po, unë e vrava gjyshen dhe jam penduar për krimin që ka bërë", ka thënë i pandehuri. I pyetur përse e masakroi të moshuarën, Redmond Gruda ka heshtur dhe nuk ka kthyer përgjigje. Ndërsa ka pohuar se ka qenë duke vuajtur dënimin për një plagosje ( ishte me masë sigurie "Detyrim paraqitjej­e". Ndërkaq, prokurori i çështjes, Pali Decolli u kërkoi togave të zeza të Durrësit lënien në burg të autorit të ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, duke argumentua­r se Redmond Gruda është person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. Mësohet se 21- vjeçari është proceduar dhe dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje, dhe se plagosjen e parë e ka kryer kur ishte vetëm 11 vjeç. Gjithashtu, përfaqësue­si i organit të akuzës u shpreh gjatë seancës se ekziston dyshimi për vrasje në kushte të marrëdhëni­eve familjare dhe për këtë, autor i dyshuar është Redmond Gruda. "Kemi të bëjmë me një vepër që dënohet me burg të përjetshëm. Autori ka rrezikshmë­ri. Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit me burg", u shpreh prokurori Decolli. Sipas burimeve zyrtare nga policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar, bënë me dije se 81vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plage në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës. Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur. Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi lënien në qeli të Redmond Grudës.

DËSHMIA E VRASËSIT PARA HETUESVE

"Në shtëpi jetonim me mamin dhe me gjyshen, por faktikisht ishim të ndarë dhe secili rrinte për hesapin e tij. Që prej vdekjes së babait, debatet me gjyshen ishin të vazhdueshm­e dhe Përfaqësue­si i akuzës, Pali Decolli, u kërkoi togave të zeza të Durrësit lënien në burg të autorit të ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, duke argumentua­r se Redmond Gruda është person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. "Kemi të bëjmë me një vepër që dënohet me burg përjetë. Autori ka rrezikshmë­ri. Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit me burg", u shpreh prokurori Decolli.

shtoheshin. Sot ( dje) debatova shumë me gjyshen dhe në gjaknxehtë­si e sipër e godita me majën e thikës në kokë", ka thënë 21- vjeçari, Redmond Gruda, i cili akuzohet për vrasje me dashje. Mësohet se viktima jetonte me nusen e djalit dhe nipin e saj, pasi djali i saj kishte ndërruar jetë disa vite më parë nga një sëmundje e rëndë. Burime nga grupi hetimor pohuan se i riu ka tentuar të fshehë provat e krimit dhe se ishte ekspertiza që saktësoi se 81- vjeçarja Floresha Shkurti ishte vrarë me thikë pas koke dhe nuk kishte pësuar vdekje aksidental­e, siç u dyshua fillimisht. Sipas burimeve zyrtare nga policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar, bënë me dije se 81- vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plage në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës. Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur. Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi lënien në qeli të Redmond Grudës.

 ??  ?? Viktima Floresha Shkurti
Viktima Floresha Shkurti
 ??  ?? 21- vjeçari Redmond Gruda, dje në gjykatë
21- vjeçari Redmond Gruda, dje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania