Gazeta Shqiptare

"25 mijë dollarë për në SHBA dhe 7 mijë paund për në Britani", policia: 300 persona të kontraband­uar

Megaoperac­ioni "One If By Land", 2 policë në pranga

-

TIRANË - Policia shqiptare në bashkëpuni­m me SHÇBA- në, Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe partnerëve amerikanë kanë finalizuar një megaperaci­on, i cili nisi që në mars të këtij viti. Bëhet fjalë për operacioni­n e koduar "One If By Land", që u zhvillua në kuadër të goditjes së kontraband­imit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA- ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në një konferencë të mbajtur ditën e djeshme në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, drejtori i Departamen­tit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj bëri me dije se nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturua­ra kriminale, të cilat opero-

ITINERARET

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përdornin itineraret: Shqipëri- Itali- Mbretëri e Bashkuar, ShqipëriFr­ancë- Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri- BullgariBe­lgjikë- Republika Domenikane- SHBA/ Kanada si dhe Shqipëri- Spanjë- Amerika Latine- SHBA/ Kanada.

nin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontraband­imin e mbi 300 personave ( shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si

Mbretërisë së Bashkuar, SHBA- ve dhe Kanadasë. "Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 - 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikua­r dokumente udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE- së", tha Merkaj. I gjithë hetimi është zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj. Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arres- tuan 39 persona. Ndërkohë, hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe. Falë bashkëpuni­mit midis SHÇBA, oficerë të Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore është bërë e mundur që të identifiko­hen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunë­torë në këtë grup të strukturua­r kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor ( roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit. Më konkretish­t janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policisë: Almir Doda, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të "Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal dhe Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të "Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania