Gazeta Shqiptare

Gjobë 90 mijë euro biznesmeni­t, lihet në burg vrasësi i Mirit të Xhikes

Gjyqi te Krimet e Rënda, 37- vjeçari akuzohet për "Kanosje për dhënie pasurie" Lavdërim Tufa u arrestua pas denoncimit të administra­torit të një firme

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Lavdërim Tufën, ish- i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Pasi rifitoi lirinë e parakohshm­e, rreth 3 vite më parë, Tufa u rikthye prapë në qeli, pasi kësaj here dyshohet për gjobëvënie. Arrestimi i tij u bë nga Policia e Tiranës katër ditë më parë, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t'i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendont­e se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar. Ndërsa pjesa tjetër, një shumë e konsiderue­shme, ishte "hak pune" për Lavdërim Tufën, si person i "pajtuar" nga italiani me iniciale P. E., 50 vjeç, për të marrë paratë. Shtetasi i huaj është shpallur në kërkim bashkë me një 49vjeçar me inicialet A. G. nga Durrësi, të dyshuar për bashkëpuni­m në këtë ngjarje. Ndërsa një tjetër, shtetasi me iniciale F. Sh., 37 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë, pasi sipas policisë ka qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e ka kallëzuar. Hetimet nisën nga oficerët e Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës, pas kallëzimit të biznesmeni­t dhe përgjatë disa ditëve Lavdrim Tufa u mbajt nën vëzhgim derisa u siguruan provat e nevojshme për veprën penale "shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie". Në seancën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda e la në qeli Lavdërim Tufën, mbi të cilin rëndon akuza "Kanosje për dhënie pasurie".

ARRESTIMI

Më 27 gusht, policia Tiranës bëri me dije se është arrestuar shtetasi Lavdërim Tufa, 37 vjeç, pasi dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes një shtetas për dhënie pasurie. Blutë pohuan se Tufa, i dënuar më parë për vrasje, i ka kërkuar shumën prej 90 mijë eurosh duke e kanosur, administra­torin e një firme private, me pretendimi­n se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç. Policia tha se gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për "Moskallëzi­m Krimi" shtetasi F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të policisë. Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet 37- vjeçari Lavdrim Tufa, i cili u vu në ranga pak ditë më parë me akuzën e kërcënimit të një biznesmeni në Tiranë për llogari të një italiani është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai u dënua me 20 vite burg për vrasjen e biznesmeni­t Fatmir Rama ( i njohur si Miri i Xhikes) në Tiranë, por u lirua pas 11 vitesh. Ngjarja, për të cilën ai u dënua ndodhi mbrëmjen e 29 marsit të 2003- it.

për kapjen e tyre, P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës. Sipas burimeve të mësipërme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lavdrim Tufa u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb. Ndërsa, në

ngarkim të 4 personave të përfshirë në këtë ngjarje janë referuar materialet në Prokurorin­ë e Tiranës për veprat penale, "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie", "Moskallëzi­m krimi" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

 ??  ?? 37- vjeçari i arrestuar, Lavdërim Tufa
37- vjeçari i arrestuar, Lavdërim Tufa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania