Gazeta Shqiptare

GILMAN BAKALLI Për dashnorët dhe dhunuesit e fjalës së lirë

-

shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme ( sidomos për studentët), të praktikojm­ë një mënyrë të menduari kritike sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacio­nesh.

“Kemi parë gjithfarë mutaciones­h të konceptit mbi guximin, por atë lloj guximi që lipset për një vend demokratik, atë për të cilin ia vlen të flitet përnjëmend, atë që e shtyn përpara një shoqëri njerëzore, nuk e kemi parë. E kam fjalën për guximin qytetar. (...) Në një shoqëri të përparuar njerëzore, ka vetëm një lloj guximi, ai që quhet guxim qytetar”, shënonte Bakalli.

Ai e shihte mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksional­isht, pra për t’i përdorur këto aftësi si një udhërrëfye­s për sjelljen tonë. Prandaj mendimi kritik nuk përfshin vetëm marrjen dhe memorizimi­n e informacio­neve e nuk përfundon në zotërimin e një ose disa aftësive që do të përdoren vetëm një herë, por përkon me përdorimin e këtyre aftësive që do të zbatohen në vazhdimësi. Për të arritur një mendim kritik, autori nuk ndjek një radhë hapash të detyrueshë­m: ai paraqet opinionet e ndryshme mbi çështjen që është duke shqyrtuar, duke e analizuar atë në çdo aspekt. Duke shqyrtuar argumente që përdoren për të mbështetur çështjen, ai e nënndan çdo argument në përbërësit e tij themelorë, pra në propozime të thjeshta dhe vlerëson pasojat e çdo propozimi. Gjatë leximit shohim se si autori mundohet të zvogëlojë paragjykim­et në mënyra të ndryshme, ai shpesh shtron 1967 – Tiranë, 2016), opinionist, përkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. në Shkencat Filologjik­e, është diplomuar në Universite­tin KarlFranze­ns, Graz ( Austri). Ka punuar si lektor në Departamen­tin e Komunikimi­t dhe Marrëdhëni­eve Publike, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në UET ( Universite­ti Europian i Tiranës). Ka dhënë mësim për më shumë se 8 vjet në UET dhe është specializu­ar në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimi­t ndërkultur­or dhe teorive të komunikimi­t. Ka përkthyer nga gjermanish­tja: “Hyrje në teorinë e letërsisë”, T. Eagleton ( Camaj- Pipa, Shkodër, 2005), “Ftesë për të filozofuar”, J. M. Bocheñski ( Shkodra University Press À” OE” À” Prishtina University Press, 2000), “E gjithë jeta është zgjidhje problemesh”, Karl R. Popper ( Camaj- Pipa, Shkodër, 2002). Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4vjeçar 2005– 2009. Në vitin 2016, u emërua administra­tor i një kompanie në Tiranë. “Alfabeti i tranzicion­it” ka qenë libri i parë që u publikua nën përkujdesj­en e UET- it, të cilin autori arriti ta përfundont­e pak kohë përpara ndërprerje­s së punës në mënyrë të papritur. “Mendimi kritik i një qytetari” është një përmbledhj­e me publicisti­kën e zgjedhur të autorit, që botohet nga “Botime Pegi” me rastin e dyvjetorit të ndarjes së autorit nga jeta.

 ??  ?? Gilman Bakalli
Gilman Bakalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania