Gazeta Shqiptare

Ndikimi i muzikës popullore në krijimtari­në e kompozitor­it Aleksandër Peçi

-

“Dance Triste”, është krijuar me motiv të marrë nga “Qan lulja për lulen”, “Valle mbi xham”, me motiv të marrë nga “Vallja Nr. 1 e Tiranës”, “Valle Rapsodi”, me motiv të marrë nga “Napoloni”, “Barokjare” me motive të Shkodrës, “Valsi i trëndafila­ve Shkodër, “Valle e Rugovës” Kosovë, “Vajzë e valëve” Himarë, “Fër fër fër ja bën fustani” Korçë, “Fryn veriu” Korçë, “Valle Gorarçe” Korcë, “Valle brilante e Kolonjës” Kolonjë, “Valle e Pogonit”, “Kroni i Zanave” Kosovë, “Beautiful flowers” Tiranë, “Tasti që lëshon xixa” Shkodër, “Arbereshe” Kalabri, “Lule borë” Shkodër “Sharki e ngujuar” Malësi e Madhe.

“Toka e Diellit” e cila u vlerësua me çmim të parë në festivalin e 28- të të këngës në RTSH, të vitit 1989, me motiv të këngës “Ç’po vejn lumi rrema rrema” Zall Bastar, “La shanson brise” Skrapar, “Rapsodi koncertant­e” Përmet, “Rapsodi Nr. 1” Tiranë Valle e Pipzave, “4 vallet për violin e piano” Shqipëri e Mesme, “Rapsodi Nr. 2” Përmet, “Rapsodi Nr. 3” Shqipëri e Mesme, “Rapsodi Nr. 4” Dibër, “3 valle për cello” Përmet, motivi i ujkut te baleti “Kecat dhe Ujku”, “Katër valle për violinë dhe piano”, të marrë nga “Ditë e zezë, mre, dit’ e hon’, mre”.

“Sonata Nr. 1 për piano” “The drama of birds” abstragim mbi struktura celulare e motivike përmetare, “Sonata Nr. 2 per piano” “Argjiro” mbi struktura celulare e motivike të polifonisë Gjirokastë­r, “Sonata Nr. 3” “Skënderbeu”, “Sonata Nr. 4 për pi- ano” “Kabacells” mbi struktura celulare e motivike të kabave, “Sonata Nr. 8 për piano” “Megaondul” mbi struktura celulare e motivike të malësisë së madhe përmetare shkoder kabave Përmet, “Sonata për cello” “Sonat e valëve pentatonik­e” labe me një vale pentatonik­e toske, “Sonata Nr. 7” “Spektralia” koha e dytë vale pentatonie nga jugu.

“Në emër të jetës” nga një strukturë kënge me sharki e Azis Ndreut Dibër, kjo këngë u vlerësua me çmim të dytë, fest 88, “Cartesius cantus Nr. 4” Bradasheh, “Cartesiu cantus Nr. 11” maj krah, “Koncerti për piano Nr. 1” Karajfilat që ka Shkodra, Kënga “Les Racines Sonores” nga kaba e Gjeneral gramafonit, “Megaison meg shtresor” ( piano) Byzantine.

Tema të krijuara origjinale filmash shqiptarë mbështetur në intonacion­e nga: “Tokë e përgjakur” Përmet, “Gjeneral gramafoni” Përmet, “Kur xhirohej një film” Berat, “Në çdo stinë” Korçë, “Si gjithë të tjerët” Shkodër, “Dasma e Sakos” mbi kaba, “Një emër mes njerëzve” mbi Polifoninë “Kush vdes në këmbë” Jug. Disa nga këto tituj janë vlerësuar me kupa festivali dhe çmime ndërkombët­are.

Ky autor ka ditur të shfrytëzoj­ë më së miri muzikën popullore duke krijuar vepra shumë të suksesshme me motive të mara prej tyre. Aleksandër Peçi është një nga figurat më të rëndësishm­e të muzikës klasike shqiptare bashkëkoho­re. Krijimtari­a e tij është shumë e pasur dhe e vlerësuar si në muzikë klasike, muzikë filmash dhe këngë.

Më datë 8 gusht 2016, në konservato­rin Tchaikovsk­y u luajtën 5 sonata të Aleksandër Peçit si: “The Drama of Birds” në tre kohë, “Skënderbeu” me nëntë kohë, “Spectralia”, “Mouvement Contrarie” në tre kohë dhe “” Chromaspec­tre and black hole” me një kohë.

Aleksandër Peçi ka në katalogun e tij 835 vepra të botuara, të cilat janë pasuri e madhe muzikore kombëtare dhe ndërkombët­are.

Shënime 1- Shupo, Sokol. “Encikloped­ia e muzikës shqiptare”, vëllimi I, Qendra për Dokumentim­in dhe Komunikimi­n e Muzikës Rajo-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania