Gazeta Shqiptare

Përkthimi i kryeveprav­e

-

Krahas punës për të sjellë në shqipen letrare vepra të letërsisë moderne europiane, ai shquhet edhe si njohës i thellë i botës së lashtë greke, veçanërish­t i Homerit, Safos, Anakreonti­t ( të cilët i ka shqipëruar të plotë), Platonit, Aristoteli­t, Hipokratit, Eskilit, Euripidit, Sofokliut, njohës i miteve, i historisë, gjeografis­ë dhe sidomos i shkencave të Greqisë së lashtë, për të cilat ka botuar disa libra, etj.

plotë. Në shqip Homeri i plotë u përkthye në vitet ‘ 60-’ 70, të shekullit të kaluar, pra më se gjysëm shekulli më parë.

Ballauri jep i pari një historik të shkurtër mbi përkthimin e Iliadës në shqip:

Përkthimin në gjuhën shqipe të Iliadës së Homerit e ndeshim për herë të parë dhe vetëm për rapsodinë e 1- rë, në vitin 1896. Autori i përkthimit ishte Naim Frashëri. Botimi i saj u krye në Bukuresht prej shtypshkro­njës së shoqërisë “Dituria” në formën e një fashikulli. Më pas kjo rapsodi u ribotua më 1912 në Korçë, nga shtypshkro­nja “Korça”, titulluar: “Iliadhë e Omirit, kthyerë Naim Be Frashëri”. Po Naimi, më 1886, pra dhjetë vjet përpara se të kryente botimin e vet në shqip, pat botuar në turqisht, veç veprave të tij të tjera në këtë gjuhë edhe përkthimin e kësaj rapsodie të Iliadës...

Pas Naimit, At’ Gjergj Fishta, i dyti pas Naimit, përktheu rapsodinë e 5- të, ( fragment) të Iliadës së Homerit… Në vitin 1938, shtypshkro­nja françeskan­e botoi rapsodinë e 22- të, të Iliadës së Homerit përkthyer prej Prof. Frano Alkaj. Botimi në fjalë në gegërisht, shoqërohej nga një përshkrim mbi poezinë epike greke të lashtë, të shkruar po nga përkthyesi. Më pas më 1941, F. Alkaj botoi tek, “Hylli i Dritës”, përkthimin e rapsodisë së 24- të të Iliadës, po ashtu në gegërisht… Në një botim të viteve të fundit postmortum

të veprës së Nikollë Dakaj me titull: “Antologjia e poezisë së madhe botërore”, përfshihen edhe përkthime të bëra qysh në vitet ’ 40 në gegërisht të disa fragmentev­e, nga ku një fragment i rapsodisë së 1- rë edhe me rimë të Iliadës. Përkthimi i plotë i Iliadës së Homerit, u krye prej Profesor Gjon Shllakut ( 1923 - 2003) rreth viteve ’ 60 dhe u botua më 1965. Grupi i redaktimit të përkthimit, përbëhej prej gjashtë vetësh midis të cilëve edhe përkthyesi i njohur Spiro Çomora, i cili e shoqëroi botimin me studimin e tij: “Iliada dhe bota homerike”. Përkthimi i vitit 1965 ishte në gegërisht. Më pas shtëpia botuese “Naim Frashëri” realizoi një botim të dytë i cili u përcaktua, i ripunuar. Ripunimi pati si qëllim kthimin nga gegërishtj­a në variantin e gjuhës letrare zyrtare, të vendosur në Kongresin e Drejtshkri­mit më 1972. Ky përkthim e futi edhe vendin tonë, ndonëse me vonesë kundrejt vendeve të tjera evropiane, në një vënd ku tashmë Iliada, kjo kryevepër e letërsisë botërore, është e përkthyer e plotë. Përkthimi i Iliadës prej Gj. Shllakut, përveç një sërë meritash të padiskutue­shme të cilat analizohen gjithandej tek shkrimet e ndryshme lidhur me këtë përkthim, mendoj se ka të bëjë me këto vlera, që më mirë se kushdo mund t’i ndjente dhe t’i thuash, një tjetër përkthyes i Iliadës, shkruan Ballauri dhe thekson konkretish­t:

1- Në një vend evropian letrat dhe arti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania