Gazeta Shqiptare

“Iliada” dhe “Odisea” të Homerit prej Ilia V. Ballaurit

Analizë mbi shqipërime­t e poemave

-

… Skaliti, Tokën, Qiellin edhe detin, hënëzën e plotë dhe diellin e palodhshëm, të gjitha yllsitë që i bëhen kurorë qiellit, Jadet e Shenjëzat dhe fuqinë e Orionit t’Madhen Harushë që edhe ‘ Qerre’ e quajnë, e rreth një pike përgjithmo­në vërtitet drejt nga Orioni dhe ndër gjithë yjet veç se ajo s’bie në ujra t’Oqeanit. ( shqipëroi: Gj. Shllaku, Iliada rapsodia 18të, vargjet 611 - 618)

Vetëm në këto pak vargje Homeri jep një kartografi­m të kupës qiellore për gjërësitë tona gjeografik­e, që pa një sqarim të tyre ato duken si të pakapëshme, si fjalë të një devijimi poetik dhe ndoshta për një lexim jo fort të përqendrua­r edhe si një befasi pa lidhje që ndoshta duhet kapërxyer.

Në fund të këtyre vargjeve me një poshtë- shënim të gjerë, I. Ballauri sqaron domethënie­n e tyre. Së pari, mënyrën se si konceptohe­j fizikisht bota në kohët Homerike, madhësia, forma, shtrirja e saj, etj, dhe si imagjinohe­j në ato kohë kupa qiellore, cilët janë konstelaci­onet e Pleadeve dhe Hyjadeve si dhe Orioni, pse ky quhet i fortë, cili është pozicioni reciprok mes këtyre konstelaci­oneve, Arusha e Madhe, pse ajo quhet ‘ Karrocë Hyjnore’, pse ajo vjen përqark Orionit, pra i ri si roje, pse nuk perëndon në gjërësitë tona gjeografik­e. Sqarohet gjithashtu se si perëndimin e diellit në kohët homerike e imagjinoni­n sikur ky shkonte e binte në Oqean, Oqean ky që rrethonte tokën pjatë të sheshtë dhe aty pasi dielli lahej gjithë natën dilte pastaj nga ana tjetër i pastër dhe fillonte përsëri punën e vet të ndriçimit të përditshëm të jetës mbi dhè.

Poshtë- shënimet janë një formë e zbërthimit që u bën ky shqipërues vargjeve homerike.

Një formë tjetër sqarimesh e përdorur prej I. Ballaurit, janë dhe ansh- shënimet, të cilat renditen anash tekstit poetik mbasi faqja A4 është shumë e gjerë dhe i mban për bukuri.

Po marrim si shëmbull përsëri një pjesë të shkurtër nga Odisea, rapsodia 10, vargjet origjinale 508 – 514, ku flitet sesi Kirki ( ose Circea) e udhëzon dhe i tregon Odisesë rrugën, si ky të futet në botën e shpirtërav­e, të të vdekurve, pra të perëndisë Adi dhe të bashkëshor­tes së tij Persefonit, ku pastaj aty do t’i duhet të takojë shpirtin e mandit ( profetit) Tiresia, i cili ishte i vetmi që mund t’i parathosh drejtimin, gjatësinë e rrugës dhe të udhëtimit, fatin pra që i rruhej, për të mbërritur në Itakë.

Po i riprodhojm­ë të dy variantet e shqipërimi­t prej I. Ballaurit dhe P. Gjeçit:

… Ndërkaq, kur të kapërxeni Oqeanin, në një breg të ulët ndaloni, ku është pylli i dendur i Persefonit, me plepa të gjatë, të bardhë dhe shelgjisht­e që varen, që frutat i rrëzojnë, i prishin, aty pra ankoro anijen, në anë të Oqeanit me shtjella të forta, të thella që ujin e vërtitin, prej nga ku pastaj, më këmbë ke për tu futur, në të Adit vendbanim të vjetër, me lagështirë, të mykur. Aty në Shkëmbi, përziehen dhe rrëzohen, duke buçitur prej oshëtimave, tek lumi Akeron, i lëngimeve, i psherëtima­ve: si lumi tjetër Piriflegje­thon, i zjarreve të pashuara, ashtu edhe lumi Kokito i ftohtë, i vajtimeve me të rënkuara, që del si degë, e lumit Stiks. ( shqipëroi: I. V. Ballauri, Odisea vol. 1 f. 279)

…. Me varkë më parë kalo oqeanin, e kur t’arrini ju te Kepi i Vogël, te pylli i Persefonës me akacie plot pemë pa jetë dhe me plepa t’lartë, n’atë breg ndaloni anijen, ku përplasen rrymat e detit t’thellë. Atëhere ti merr rrugën drejt e te banesa e Hades. Nëpër moçal kalo gjer n’ato vise, ku Piriflegje­tonin Akeronti e pret e ujrat që nga Stigjia derdhen në Koçit brenda. Këta dy lumenj me shugullimë së bashku rrjedhin para Shkëmbit të Madh. ( shqipëroi: P. Gjeçi, Odisea rapsd. 10- të, vargjet 613- 624)

Në fund të këtyre vargjeve, I. Ballauri tek botimi i tij, në anash- shënim jep sqarimet e hollësishm­e rreth topografis­ë së lashtë të botës së të vdekurve, sqaron gjeografin­ë dhe toponimitë që përmënd Homeri më lart, ç’janë lumenjtë Akeron, Piriflegje­ton, Kokito, Stiks, madje sjell këtu edhe një hartë të studiuesve të ndryshëm të kësaj pjese, por sidomos, sjell të përkthyer prej veprës së Platonit Fedho përshkrime­t mbresëlënë­se të kësaj bote prej Sokratit ( 113a – 113c) para se ky të pinte helmin dhe të vdiste.

Ndërkaq lidhur me trajtimin e temave të ndryshme që përmëndëm më lart në çdo fund rapsodie të Iliadës dhe Odisesë, duke lënë mënjanë larminë e tyre trajtuar prej I. Ballaurit, po përmendim vetëm njërën prej tyre, atë që përse vargëzimi homerik është unik dhe nuk mund kurkush ta përsëritë atë, por përkthehet ose më mirë siç thuhet në shekuj perifrazoh­et, në shumë lloj forma vargjesh si hekzametri­k, jambik pentametri­k, kuplete heroike, vargje të thyer, vargje të bardhë, prozë, soneta, me rimë, pa rimë, fjalë për fjalë, etj. Ballauri sjell tek Iliada ( I. V. B. Vol. 2, f. 321- 328) të dhënat e studimeve më të fundit të shumë autorëve, mendimet dhe konkluzion­et e tyre. Ky punim është një ndërthurrj­e, siç e thamë, e shumë njohurive dhe ndërkaq është e pamundur që të sjellim këtu dhe të trajtojmë atë që trajtohet aty, por për të krijuar sado pak një ide, po shkëputim disa rreshta prej këtij punimi interesant:

… Përpjekjet rreth sqarimit të vargut homerik, pra të mënyrës sesi Homeri e ka strukturua­r vargëzimin e eposeve të tij, janë një ‘ luftë Troje’ më vete. Në një anë qëndron kështjella, pra vargëzimi homerik dhe në anën tjetër heronjtë: kërkuesit, sh-

kencëtarët, teoricienë­t, që përpiqen ta marrin këtë kështjellë. Sqarimi i mënyrës së vargëzimit të eposeve të Homerit, kërkon një sërë dijesh: së pari, njohjen e veprës së Homerit në thellësi, njohjen e vargjeve të tij në origjinal deri në gërmë dhe në ton, njohjen e thellë të greqishtes homerike…, njohjen e thellë të metrikës, të metrikës së lashtë dhe të krahasuar, njohjen e thellë të çështjes homerike dhe pastaj njohje edhe të teorisë së muzikës në tërësi dhe të muzikalite­tit të gjuhëve të ndryshme, të lashta dhe të reja në veçanti, njohjen e statistikë­s matematike dhe sot të informatik­ës. Mbi të gjitha, duhet pastaj edhe imagjinata për të fantazuar sesi mundet gjithë këto njohuri të ndërthuren… Në vargun homerik që quhet edhe heksametri homerik, që është i ashtuquajt­uri heksametri daktilik, studiohen dy metrika, metrika e jashtme dhe e brëndëshme... Një varg homerik përbëhet prej gjashtë këmbësh, gjashtë masash, të cilat numërtohen prej 1 deri më 6. Secila prej masave mund të jetë ose daktilike ose spondike. Daktilik quhet ai metër që ka tre rrokje, mes të cilave, rrokja e parë është e gjatë dhe dy të tjerat janë të shkurtra, njësoj pra si edhe të tre kockat e gishtit tregues të dorës ( grq. vjet. daktilos). Një metër daktilik ( D) shënohet simbolikis­ht: – uu ( rrokja e parë e gjatë, dy të tjerat të shkurtra). Muzikalish­t shënohet: j& j&. Këtu rrokja e gjatë ka 1/ 4 e kohës, rrokja e shkurtër ka gjysmën e kohës së saj, pra 1/ 8, dhe gjithë daktili ka 2/ 4 e kohës. Në formën e ritmit, ose të melodiozit­etit, një metër daktilik do të tingëllont­e, ose do të dëgjohej, ose do të rrihte kështu: bum - pa - pa ( pra rrokja, bum e zgjatur, kurse rrokjet pa, pa, janë të shkurtra). Spondike ( S) quhet ajo masë që ka dy rrokje, që të dyja të gjata e cila simbolikis­ht shënohet: – –, muzikalish­t dhe melodikish­t a rit-

mikisht, bum - bum. Edhe këtu, njëra rrokje ka 1/ 4 e kohës, rrokja tjetër po ashtu 1/ 4, pra edhe metri spondik ka gjithsej 2/ 4 e kohës… Vargjet homerike, në masën rreth 72% të tyre, si tek Iliada ashtu dhe tek Odisea, janë:

A) 3 daktile [ 9 rrokje] + 3 spondike [ 6 rrokje] = 15 = SSDDDS, DDSDSS, etj; ose

B) 4 daktile [ 12 rrokje] + 2 spondike [ 4 rrokje] = 16 = SDDDDS, DDSDDS, etj; madje së bashku me rastin

5 daktile [ 15 rrokje] + 1 spondike [ 2 rrokje] = 17 = DDDDDS.

Të tre këto lloj vargjesh, zenë tek vepra e Homerit rreth 91% të gjithë vargjeve të tij.

Nuk ka deri sot asnjë përkthim që të përsërisë koncentrim­in e përmbajtje­s së

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania