Gazeta Shqiptare

Njeriu që i privatizoi pellazgët hyjnorë

-

në vendin e pellazgëve hyjnorë, nuk i kishte rënë të takonte Zeusin!

Patjetër që do ta takonte një ditë dhe një ditë kishte marrë rrugën për të shkuar në Selinë e Zeusit, që gjendej në Malin e Tomorit. Rruga në atë hapësirë nuk kishte lodhje. Sikur e barte një shpend i padukshëm në krahët e vet, aq i lehtë ishte udhëtimi nëpër Dheun e pellazgëve hyjnorë.

Po sikur t’ia zinte vendin Zeusit, i shkrepi nëpër mendje. Po së pari ta shihte, i tha vetes, pastaj.. Në këto mendime e sipër e pa veten afër një tempulli madhështor, ndriçimi i të cilit nuk e linte ta shihte qartë pamjen.

Hyri në të dhe për habi, rojë nuk kishte kund. Arriti deri në pjesën më të lartë të tij, në të cilën ishte një sallë e madhe të cilën e mbanin shtylla ari, në mure stolisur me piktura dhe në të me skulptura perëndish, që nga Kronosi e këtej.

Froni i Zeusit ishte bosh, pra i zoti, Zoti i zotave, nuk qenka këtu.

Kërkoi nëpër tempull derisa gjeti një qenie që ishte mes njeriut dhe zotit, të cilin e pyeti ku gjendej i zoti i shtëpisë. Dhe qenia iu përgjigj me gjakftohtë­si se Zeusi tani ishte duke përjetuar një nga aventurat e tij të përditshme me ndonjë çobaneshë mali apo nimfë deti.

Besthym kenka Zeusi, i shpëtoi nga goja kur syrin e kishte te froni i Zeusit. Pse s’ia zë fronin kur ai lodron lart e poshtë me femna, dhe drejt e në fronin e Zeusit shkoi. U ul në të. Sikur nga poshtë i vinin disa djegie, por pas një kohe u rehatue mirë në të.

Pasi pushoi, thirri qenien dhe i dha urdhër ta mbyllte tempullin me shul Tani jam unë Zeusi këtu!, i tha atij. Qenia kokulur e zbatoi urdhrin e tij. Zeusi mbeti jashtë, i harruar në aventurat që po i bënte çdo ditë. Gjithësia tani kishte mbetur në dorën e Kostandin Th.; ai tani sillte shiun, diellin dhe rrufetë i kishte në dorë.

Nga froni i Zeusit shihte çdo gjë mbi tokë, bile edhe buburrecat kur bëheshin bashkë në punën e tyre fisnike. Me një gisht mund ta rrafshonte një mal, apo një qytet të fortifikua­r. Me një rrufe mund të godiste kë të dojë dhe kur të dojë. Ndonjëherë për pikë të qejfit godiste një popull dhe pastaj kënaqej kur, pasi të përfundont­e goditja, populli mblidhej dhe i sakrifikon­te vajzat më të bukura për të fituar mëshirën e tij.

Por, nuk mund të mos kthehej ndonjëherë edhe në kohën tonë, të kthehej në shtëpinë në kodër, të shihte njerëzit e vet. Kishte mall për çdo gjë të kësaj bote, sidomos nuk mund të rrinte tri ditë pa e rrahur gruan, të cilën e donte shumë. Përbehej se ajo ishte dashuria e jetës së tij, por se edhe tri jetë po t’i kishte prapë do ta donte atë. Por edhe do ta rrihte. Kuptohet, nga dashuria.

Jo rrallë përvidhej nga tempulli i Zeusit dhe kthehej në shtëpi, ku e vazhdonte ritin e lashtë të rrahjes së gruas. Të bërtiturat e gruas dëgjoheshi­n në lagje, po sa më shumë që bërtite gruaja, aq më shumë heshtnin fëmijët.

Ndërsa kur kthehej në pallatin e Zeusit përmallohe­j për gruan, e digjte dashuria për të. Dhe një ditë, u bë pëllumb. I hapi dritaret e tempullit...

Gjatë fluturimit, në tokë shihte gra të bukura, me flokë deri në fund të këmbëve, me gjinj që t’i verbonin sytë, shihte nimfa të detit e zana të malit, po Kostandini ishte besnik, nuk e tradhtonte besën që ia kishte dhënë Dudisë së vet. Kur arriti afër shtëpisë, iu afrua dritares së dhomës, ku Dudia po i rregullont­e çejzin e vet, dhe pa një pa dy, i fluturoi në gjoks. Dudia e hutuar u dorëzua, ndërsa Kostandini, tani i kthyer në Zeus, po ia hiqte rrobat një nga një. Kur e shtrëngoi me duart e tij të fuqishme, nga kënaqësia, Dudia filloi të bërtiste në kupë të qiellit. Fëmijët, po edhe lagjja, i dëgjuan piskamat e Dudisë, po nuk bënë zë.

Kur e kreu aktin seksual me Dudinë, gati sa s’po fluturonte edhe kështu siç ishte, por prapë u kthye në pëllumb dhe doli nga dritarja. Në atë moment, kur nuk kishte asnjë re, u dëgjua një krismë që tronditi vendin dhe u pa edhe një pëllumb që ra i coftë në tokë.

Gjatë rënies nga qielli në tokë, u dëgjua një zë si “Z’s”, po ata që ishin afër më shumë e morën si cicërimën e fundit të pëllumbit që u godit nga rrufeja.

Pëllumb i bardhë në qiell, tani në tokë ishte krejt i zi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania