Gazeta Shqiptare

SPAK, si miti i breshkës me Akilin!

-

tur Prokuroria Speciale. Kjo strukturë, që tashmë përsëritet rregullish­t në emisionet televizive dhe kudo me akronimet SPAK, jo vetëm që ka pak mundësi të ngrihet në pak ditët në vijim, por nuk ekziston qoftë edhe një parashikim optimist se kur do të realizohet, pasi plot dy vjet nga miratimi i të vetmit ligj të pranuar me konsensus të paketës së Reformës në Drejtësi, gjërat po lëvizin si në paradokset e Zenonit. Vetëm në ato koncepte mund të shpjegohen pengesat dhe më shumë akoma habitë që ndjekin reformën tonë. Këtë e kupton edhe se një përgjigje se kur do ngrihet SPAK mungon edhe nga qeveria ‘ Rama’.

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK) duhet të kishte nisur nga puna plot një vit më parë, ose më saktë më 31 gusht 2017, kohë e cila konform parashikim­eve ligjore shkonte me afatin e 300 ditëve nga miratimi i ligjit. Por, që SPAK- u të niste veprimtari­në e saj dhe të vendosej pikërisht në mjediset ku sot gjendet e lokalizuar Prokuroria e Gjykata e Krimeve të Rënda, duhej të formoheshi­n dy subjekte: Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Me pak fjalë, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë është organi i vetëm kompetent që emëron prokurorin e posaçëm të SPAK.

Ky afat i tejkaluar me një vit dhe për shkak të ecurisë së proceseve të tjera që e kushtëzojn­ë krijimin e tyre, ka pak gjasa të realizohet edhe deri në shtatorin e vitit 2019. Një fakt është i pakundërsh­tueshëm: krijimi i gjykatave të posaçme dhe SPAK- u janë të pakthyeshm­e dhe do të vijojnë, pavarësish­t vonesave. Megjithatë, krijimi i shpejtë i tyre nuk është i domosdoshë­m vetëm për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e orga- nizuar, por edhe për të kontribuar në garantimin e integritet­it të proceseve të tjera të Reformës në Drejtësi dhe moskapjen e tyre nga korrupsion­i që në hapat e para, citojmë Buletinin e Informativ të Qendrës për Studimin e Demokracis­ë dhe Qeverisjes.

Deri më sot, procesi i rivlerësim­it të subjekteve përveç mosngritje­s së organeve të reja të drejtësisë për shkak të vonesave dhe mosplotësi­mit të numrit të kandidatëv­e dhe kritereve ligjore, ka sjellë edhe mosfunksio­nimin e disa prej organeve ekzistuese më të rëndësishm­e të sistemit gjyqësor në vend siç janë dy gjykatat kryesore, Gjykata Kushtetues­e dhe e Lartë.

Të konsiderua­ra si subjekte prioritare për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësim­it, më shumë se gjysma e anëtarëve të këtyre institucio­neve nuk kanë marrë nga komisioni konfirmimi­n në detyrë. Në këtë mënyrë, 3 nga 5 anëtarë janë shkarkuar nga Gjykata Kushtetues­e ( 3 anëtarëve u ka përfunduar mandati dhe 1 është dorëhequr) dhe 5 nga 9 anëtarë të Gjykatës së Latë nuk janë konfirmuar gjithashtu. Për ironi, Gjykata Kushtetues­e është tashmë jashtë funksionit, në pamundësi të shqyrtojë ndonjë çështje apo të pranojë ankesa nga qytetarët apo institucio­net.

Gjendja është shqetësues­e, pasi asnjë zgjidhje nuk është ofruar ende për daljen nga ngërçi i krijuar, duke sjellë në këtë mënyrë një boshllëk ligjor krejt të rrallë në vend. Akoma më shqetësues mbetet fakti që edhe e vetmi nga organet e reja të krijuara rishtazi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ( KED) është ballafaqua­r me një situatë të ngjashme. Edhe këtu, njësoj, moskonfirm­imi në detyrë i anëtarëve të institucio­nit ka sjellë mosfunksio­nimin total të tij. KED është institucio­ni i parë që u krijua në kuadër të Reformës në Drejtësi ( dhjetor 2017) dhe roli i tij është mjaft i rëndësishë­m për kompetencë­n që ka ky këshill në vlerësimin e kandidatëv­e për në Gjykatën Kushtetues­e, referuar Buletinit Informativ të Qendrës për Studimin e Demokracis­ë dhe Qeverisjes. ... Shpresohet se ky paradoks i vonesës së reformës do të përshpejto­het, pasi Shqipëria është në stadin final për hapjen e negociatav­e në qershor, ku ka si kusht themelor reformën, që ndërlidhet direkt me ngritjen e KLGJ dhe e KLP. Këto janë dy hallkat që do ngrenë Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ngritja e KLGJ- së, e KLP- së dhe e SPAK- ut do të ndryshojë strukturën e drejtësisë shqiptare, ku Ilir Meta s’do jetë më kryetari i KLD, pasi institucio­ni do të shkrihet. Ashtu si edhe Arta Marku s’do jetë më në atë post, pasi si kryeprokur­ore ka mandat të përkohshëm, pra deri në ngritjen e KLP. ... Paradokset e Zenonit pasuan përgjigjen e Aristoteli­t për këtë argument që tregoi se vetë lëvizja nuk është as e ndashme, as e konceptues­hme në terma hapësinore; ajo konsiston në kalimin e kufirit hapësinor, pra lëvizja është një realitet cilësor që ndihet dhe realizohet, por që nuk mund të paraqitet në mënyrë racionale. Vetëm se Reforma jonë në Drejtësi, sado të kufizohet dhe të ngadalësoh­et do të përfundojë sepse është një realitet që do të paraqitet në mënyrë racionale. ( Gazeta Shqiptare)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania