Gazeta Shqiptare

Përballja mes të rinjve nxjerr zbuluar djalin e deputetit

Merren në pyetje motra, nëna e 25- vjeçares dhe të afërm të ish- të dashurit Dita e dhunimit, dëshmitë e Malokut dhe Rrajës kontradikt­ore

-

Ballafaqim­i mes dy të rinjve Rexhep Rraja dhe 25- vjeçares Xhisela Malokut ka qenë prova përfundimt­are që ka bindur prokurorin­ë e Krujës për të kërkuar arrestimin e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Dy të rinjtë janë ballafaqua­r në komisariat­in e Krujës për orë të tëra, por dëshmitë e tyre kanë qenë kontradikt­ore për sa i përket ditës së dhunimit të 25- vjeçares. E kërkuar nga prokurorja e çështjes, Xhisela Maloku dëshmoi rreth një orë në prokurorin­ë e Krujës. Fill pas saj në prokurori është paraqitur ish- i dashuri i saj të cilin ajo e ka denoncuar për përndjekje dhe dhunë, Rexhep Rraja, i cili po ashtu është marrë në pyetje. Djali i deputetit Rraja është pyetur në lidhje me pretendime­t e vajzës. Ata kanë dhënë data dhe orë të ndryshme për vendndodhj­en e tyre. Me sa duket edhe administri­mi i akt ekspertimi­t teknik të telefonave të dy të rinjve ka mbështetur dëshminë e Xhisela Malokut. Në pyetje janë marrë nëna dhe motra e 25- vjeçares si dhe një mikeshë të Xhisela Malokut, gjithashtu, në pyetje janë marrë edhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhënë deklarata të ndryshme. Burime të besuara pohojnë se nëna e Xhiselës mohon të ketë pasur dijeni për problemet e të bijës, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe shoqja e saj. Ndërsa e motra, ka pohuar për oficerët e policisë gjyqësore, se ishte në dijeni që Xhisela kishte debate me të dashurin e saj, por vetëm në një rast ka pasur zënkë mes tyre. Por prokuroria pretendon se ka krijuar bindjen se Rexhep Rraja ka konsumuar aktin penal të përndjekje­s duke ushtruar dhunë, çka solli edhe kërkesën në gjykatën e Krujës për arrestimin e tij. Më herët psikologja Anjeza Kallaku, e cila ka qenë e pranishme ditën kur e reja tërhoqi kallëzimin ka treguar se e ka telefonuar në orën 10 të natës oficeri policisë së Fushë- Krujës, që ajo të asistonte në tërheqjen e një padie dhune nga 25vjeçarja me inicialet Xh. M. "Gentian Çitozi më ka marrë në orën dhjetë e çerek të natës. Më tha që kishte një rast dhune dhe më pyeti a mund të vija për një shtetase. I thashë që isha me pushime verore, por m'u lut që të vija sepse nuk kishin mundësi që të gjenin një psikologe tjetër. Jam shoqëruar në rajon me babain tim. Në komisariat ishte Gentian Çitozi dhe një zotëri që po përfundont­e dëshminë e tij. Nuk e njihja se kush ishte, më pas mora vesh që ishte ish- i dashuri i vajzës. Vajza erdhi më pas", tregon psikologja. Psikologja thotë se nuk ka informacio­n se përse vajza u tërhoq nga denoncimi, të cilin e kishte dorëzuar në të njëjtën ditë, por paradite. Vajza kishte deklaruar se ishte pajtuar. "Mua m'u bë prezent si çështje kalimtare. Thjesht që vajza ka kallzuar dhe tani po e tërheq padinë. Vajza më tha që ishte penduar. Nuk konstatova shenja frike, madje më dukej në kushte normale. E këshillova që të kishte kujdes. Nuk kishte shenja dhune, por nuk mund të them më shumë", thekson psikologja. I pranishëm ditën kur 25- vjeçarja tërhoqi kallëzimin ka qenë edhe avokati Elton Frangu. Më herët ai tregoi se është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi. Frangu thekson se është thirrur pas orës 22: 00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përveçse ka qenë muaji korrik. Avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariat­in e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Ai shton se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. "I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjës­i për dëshmi të rreme", është shprehur avokati. Ndërkohë në dëshminë e dhënë në komisariat­in e policisë në Krujë para oficerit Emiljano Nuhu, më datë 30.07.2018, Xhesila Maloku ka treguar arsyet pse ajo ka tërhequr herën e parë kallëzimin ndaj Rexhep Rrajës. Sipas dëshmisë së saj, Xhisela tregon se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012 dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. 25- vjeçarja rrëfen se pas ndarjes me djalin e deputetit të PS, kanë filluar konfliktet. Ajo tregon se kallëzimin në polici e ka bërë për ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2018, ku sipas saj është takuar me Rexhep Rrajën dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës ai e ka dërguar në një hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga ishi dashuri, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë me qytën e pistoletës. Si pasojë e dhunës së ushtruar, vajza thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk kujton më gjë.

 ??  ?? Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS
Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS
 ??  ?? E dhunuara, Xhisela Maloku
E dhunuara, Xhisela Maloku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania